|
Pritet tė themelohet shoqata e kompanive ndėrtimore
PRISHTINĖ - Kompanitė pėr ndėrtimin e rrugėve, me qėllim tė bashkėrenditjes sė aktiviteteve tė tyre dhe bashkėpunimit mė tė ngushtė me qeverinė, kanė hedhur hapin e parė pėr themelimin e shoqatės sė tyre.
Takimi i parė i kėtyre kompanive u organizuar nga konsulentė gjermanė tė GTZ dhe DIWI. Ky takim dhe kjo nismė ka edhe pėrkrahjen nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Shoqata e kompanive qė merren me ndėrtim tė rrugėve do tė formohet deri nė fund tė vitit, tha pėr radion Blu Sky zyrtari nga organizata gjermane GTZ, Hans Gerd Spelleken. Shoqata ėshtė nė themelim, diskutuam sot pėr statusin dhe presim tė regjistrohet sė shpejti. Deri nė fund tė kėtij viti llogarisim qė tė kemi takimin e parė tė kuvendit tė shoqatės.
Qėllimi i shoqatės do tė jetė edhe pėrmirėsimi i kualitetit tė rrugėve si dhe hapja e vendeve tė punės.
ECIKS / RTK
|