|
Bllokohen nė Prizren 10 000 litra vaj
PRIZREN, 22 GUSHT 2003 - Inspektorėt prizrenas njoftuan se pėr shkak tė peshės sė mangėt, kanė bllokuar brenda javės njė sasi prej afro 10 000 litra tė vajit ushqimor, tė hedhur nė treg nga dy kompani vendore, vaji "Flori" i "Agrokosova Company" e Podujevės dhe vaji "Dukat", qė shpėrndahej nga NTP "Alcon" e Ferizajt. Fail Hoxha, zėvėndėsdrejtor komunal i inspektoriatit nė Prizren, tha se gjatė njė kontrolli nėpėr disa pika tregtimi me shumicė, inspektorėt kanė gjetur njė sasi tė konsiderueshme tė vajit ushqimor me peshė tė mangėt."Pas konstatimit kjo sasi e vajit ėshtė tėrhequr nga shitja pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, ndėrsa inspektorėt kanė kontaktuar me menaxherėt e kompanive qė bėjnė prodhimin dhe shpėrndarjen e artikullit qė tė bėjnė rikthimin nė bazė dhe ta kthejnė peshėn normale tė deklaruar prej njė litri; nė tė kundėrt njė shitje e tillė do tė anulohet", tha, Hoxha. Zyrtarėt njoftuan se vaji ishte me peshė tė mangėt deri nė 120 mililitra.
ECIKS / Balkanweb
|