Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Arkėtimet e KESH do t'i mbledhė sektori privat

TIRANĖ, 15 GUSHT 2003 - Mospagimi i faturave tė energjisė elektrike nga ana e konsumatorėve nuk do tė anashkalohet edhe pėr shumė kohė. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sė shpejti do tė shesė sektorin e shpėrndarjes te disa kompani private, tė cilat do tė mbledhin arkėtimet e energjisė elektrike pėr llogari tė saj.

Bazuar nė Strategjinė Kombėtare tė Energjisė, KESH-i duhet tė privatizohet pas vitit 2005, por kjo kompani, pėr shkak tė arkėtimeve tė ulėta nė disa qytete, kėrkon tė shesė shėrbimin e mbledhjes sė arkėtimeve tė energjisė. Drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Andis Harasani, pohon eksluzivisht pėr gazetėn "Shekulli" se njė nga projektet e kėsaj kompanie ėshtė shitja e shėrbimit tė mbledhjes sė parave nga konsumatorėt nė zonat problematike. "Nė bazė tė legjislacionit shqiptar, faturimi i energjisė ėshtė njė shėrbim, ndėrkohė qė ekziston edhe njė ligj qė lejon shitjen e shėrbimeve",- pohon Harsani. Sipas tij, KESH-i mund t'i drejtohet sektorit privat tė mbledhė paratė e energjisė sė konsumuar, duke paguar ndėrkohė njė komision pėr kėtė shėrbim.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pothuajse ka pėrfunduar projektin e shitjes sė sektorit tė shpėrndarjes (ėshtė diskutuar nė nivel teorik) dhe aktualisht janė duke u parė mundėsitė e zbatimit nė praktikė. Harasani shpjegon se brenda muajit shtator ky projekt do tė dėrgohet nė Kėshillin Ndėrministror tė Energjisė pėr tė marrė mendim dhe mė pas do tė jetė mė e lehtė pėr t'u miratuar. "Logjika ėshtė tė krijohen kompani pėr mbledhjen e parave dhe dalėngadalė kėtyre kompanive t'u jepet sa mė shumė dorė edhe pėr investime, me qėllim qė tė jenė tė gatshme, nė njė tė ardhme tė afėrt, tė privatizojnė sektorin e shpėrndarjes nė vendint tonė",- tha kreu i KESH-it. Ai pohon se kjo ėshtė forma mė logjike pėr privatizimin e sektorit tė shpėrndarjes, sepse pėr vetė kushtet ku ndodhet vendi ynė, eksperienca, tregu dhe risqet qė mbart ky sektor, ėshtė e vėshtirė qė investitorėt e mėdhenj tė vijnė nė Shqipėri. "Ajo qė unė do tė kėrkoja do tė ishte qė vetėm qyteti i Shkodrės tė kishte 30 deri nė 40 kontrata tė privatėve, sepse ėshtė shumė e vėshtirė qė njė kompani e vetme tė marrė pėrsipėr mbledhjen 100 pėr qind tė parave tė energjisė sė kosnumuar",- shpjegon Harasani. Projekti Fillimisht ky projekt do tė shtrihet nė zonat ku edhe pagimi i faturave tė energjisė ėshtė nė nivele mė tė ulėta. "Ne do tė punojmė pėr ta zbatuar sa mė shpejt kėtė projekt, sepse unė e shikoj si zgjidhje",- pohon drejtori i KESH-it. Ai sqaron: "Njė kompani private do tė mbledhė mė shumė para nė Shkodėr sesa KESH-i, sepse kjo ėshtė njė luftė me mentalitetin, ėshtė luftė ndaj mospagimit tė energjisė elektrike". Harasani mendon se faturimi i energjisė elektrike nga kompani private do tė jetė mė eficent se vetė KESH-i. "Mua mė vjen shumė keq qė politikanė tė caktuar shkojnė nė Shkodėr dhe thonė se ju prodhoni 95 pėr qind tė energjisė, por nuk keni energji",- shprehet ai. Harasani shprehet pėr "Shekullin": "Ta prodhosh energjinė nuk do tė thotė do ta konsumosh pa e paguar atė". Privatizimi Shitja e shėrbimi tė mbledhjes sė parave tė energjisė sė konsumuar ėshtė njė zgjidhje pėr arkėtimin e energjisė, sidomos nė zonat problematike tė vendit. Strategjia e sektorit tė energjisė elektrike parashikon ristrukturimin e kėtij sektori deri nė vitin 2005, si dhe rritjen e energjisė deri nė koston e saj, me qėllim forcimin e kompanisė financiarisht dhe mė pas privatizimin e saj. "Strategjia e sektorit tė energjisė parashikon privatizimin e KESH-it nė vitin 2005, por ne do tė mundohemi tė gjejmė forma tė ndėrmjetme, nė mėnyrė tė tillė qė nė vitin 2005 procesi i privatizimit tė jetė mė i lehtė",- pohon Harasani. Sipas tij, njė nga format ėshtė shitja e shėrbimit tė mbledhjes sė parave.

"Mbledhja e arkėtimeve nga njė shoqėri private ėshtė mė efektive, sepse nė Shqipėri ėshtė vėrtetuar se njerėzit besojnė mė shumė nė sektorin privat; ai ėshtė mė fleksibėl dhe mė eficent se shteti",- pohon Harasani.

Brenda muajit shtator ky projekt do tė dėrgohet nė Kėshillin Ndėrministror tė Energjisė, pėr tė marrė mendim dhe, mė pas, pėr t'u miratuar. KESH-i pothuajse ka pėrfunduar projektin e shitjes sė sektorit tė shpėrndarjes (ėshtė diskutuar nė nivel teorik) dhe po shikohen mundėsitė e zbatimit nė praktikė.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail