|
Rritet fluksi i turistėve kosovarė
KUKĖS, 7 GUSHT 2003 - Fluksi i turistėve qė kalojnė nga Kosova nė Shqipėri me qėllim frekuentimin e bregdetit shqiptar ka pėsuar njė rritje, vetėm nė pikėn kufitare tė Kukėsit gjatė 4 ditėve nga Kosova nė Shqipėri kanė hyrė mbi 9.000 persona me mbi 1 mijė automjete. Zyrtarė tė policisė kufitare nė Kukės thane se gjatė 4 ditėve tė para tė muajit gusht ėshtė shėnuar shifra mė e lartė e lėvizjeve nga Kosova nė Shqipėri dhe anasjelltas, si e njerėzve ashtu dhe e automjeteve. Gjatė kėtyre 4 ditėve kanė kaluar nga Kosova nė Shqipėri 9 mijė shtetas me 1 mijė automjete, ndėrkohė qė nga Shqipėria nė Kosovė rezulton tė kenė kaluar 7800 persona me rreth 2 mijė automjete. Pėr muajin korrik, policia kufitare ka regjistruar qė tė kenė hyrė nė Shqipėri nga Kosova 38 mijė shtetas tė kėtij vendi me 8900 automjete dhe kanė hyrė nė Kosovė nga Shqipėria 33250 persona me 9100 automjete. Gjatė muajit qershor janė regjistruar tė kenė kaluar nė Shqiperi 10300 shtetas nga Kosova me 3324 automjete.
ECIKS / Balkanweb
|