|
Raiffeisen Bank gėlltit Bankėn Amerikane tė Kosovės
PRISHTINĖ, 31 KORRIK 2003 - Dega e Raiffeisen Bank nė Kosovė ka bėrė tė ditur tė martėn nė Prishtinė se nė bazė tė marrėveshjes sė nėnshkruar mė 25 korrik tė kėtij viti, banka austriake "Raiffeisen Internatitonal Beteligungs AG" ka blerė edhe 24 pėr qind tė aksioneve tė Bankės Amerikane tė Kosovės. Raiffeisen Bank kishte blerė nė fillim tė kėtij viti 76 pėr qind tė aksioneve nga American Banc of Kosovo gjegjėsisht nga Fondi Financiar i Biznesit i financuar nga USAID dhe me blerjen e fundit ka siguruar kontrollin e plotė nė kėtė institucion tė ri financiar tė Kosovės.
Sipas Steven Grunderud, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo, nė tė ardhmen nuk pritet tė ketė ndryshime tė mėdha nė zhvillimin e punės sė bankės. Pėrkundrazi, aktivitetet do tė jenė tė ngjashme me ato qė janė zhvilluar gjatė muajve tė fundit.
Raiffeisen Bank Kosovo ėshtė themeluar nė fund tė vitit 2002 dhe pėr njė periudhė mjaft tė shkurtėr ka arritur tė etablohet si njėra ndėr bankat komerciale mė tė rėndėsishme nė Kosovė. "Raiffeisen Bank Kosovo" ka hapur gjer mė tani 16 degė dhe nėndegė nė mbarė Kosovėn dhe ka 289 punėtorė. Nė fund tė tremujorit tė dytė tė kėtij viti, pasuria e saj ka arritur nė 70.2 milionė euro. Institucion qendror i kėsaj banke ėshtė Raiffeisen Zentralbank Oesterreich (RZB), i cila operon nė shumicėn e vendeve tė Evropės Qendrore dhe Lindore dhe ka njė rrjet prej 14 bankave nė Evropėn Qendrore dhe Juglindore.
ECIKS (K.D.)
|