|
Rugova mbėshtetė privatizimin
PRISHTINE, 30 KORRIK 2003 - Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, priti dje drejtorin ekzekutiv tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), Jyrgen Mendricki, i cili shoqėrohej nga Ahmet Shala, zėvendėsdrejtor, dhe Johan Johanson, kryesues i procesit tė privatizimit nė AKM. Pas takimit, Presidenti Rugova shprehu mbėshtetje tė plotė pėr procesin e privatizimit nė Kosovė. "Ju e dini se gjithmonė e kam pėrkrahur procesin e privatizimit, sepse ky proces do tė shpejtojė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, do tė tėrheqė investitorė tė huaj nė Kosovė dhe do tė krijojė mundėsi hapjen e vendeve tė reja tė punės. Kjo do tė ndikojė edhe nė pėrshpejtimin e procesit tė njohjes formale tė pavarėsisė sė Kosovės", theksoi Presidenti Rugova. Duke shprehur mbėshtetje pėr punėn e AKM-sė, Presidenti Rugova tha se institucionet e Kosovės dhe shoqėria civile duhet t'ia shpjegojnė qytetarėve rėndėsinė e procesit tė privatizimit. "Ndėrmarrjet shoqėrore aktualisht janė gjysmė tė bankrotuara, prandaj ato duhet tė shpėtohen. Prandaj, duhet tė jemi tė guximshėm dhe tė mos lejojmė shkatėrrimin e kėsaj pjese tė ekonomisė", theksoi presidenti Rugova. I pyetur rreth fatit tė punėtorėve dhe reagimeve tė sindikatės, presidenti Rugova tha se institucionet e Kosovės, si edhe AKM-ja, do tė kenė kujdes edhe pėr punėtorėt e ndėrmarrjeve qė do tė privatizohen. "Ka kritika e vėrejtje tė ndryshme, por ne duhet tė ecim pėrpara, duke pasur kujdes pėr punėtorėt", u shpreh ai. Presidenti Rugova vlerėsoi se tash ėshtė mė me rėndėsi qė tė privatizohen ndėrmarrjet, pėr tė qenė mė produktive dhe pėr tė ndikuar nė shpejtimin zhvillimit ekonomik e tė rritjes sė shkallės sė punėsimit.
ECIKS / BalkanWeb
|