|
Krasniqi: Qeveria mbėshtetė AKM-nė
PRISHTINE, 29 KORRIK 2003 - Zėvendėskryeministri i detyrės sė kryeministrit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, shprehu sot mbėshtetjen e Qeverisė sė Kosovės pėr procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore. "Qeveria e Kosovės e mbėshtet procesin e privatizimit", deklaroi Krasniqi, pas takimit me zėvendėsdrejtorin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), Ahmet Shala, dhe udhėheqėsin e privatizimit nė AKM, Johan Johanson. Ahmet Shala tha se tė gjitha institucionet e Kosovės duhet ta mbėshtetin procesin e privatizimit, duke shtuar se mbėshtetja e institucioneve ėshtė shumė e rėndėsishme pėr vazhdimin e kėtij procesi dhe pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Ndėrkaq, Johanson tha se AKM-ja do tė bėjė pėrpjekje maksimale qė nė Kosovė tė joshen investitorė sa mė seriozė dhe qė procesi i privatizimit tė jetė transparent.
ECIKS / BalkanWeb
|