|
Mekkinli: Tė ndryshohet imazhi negativ i PTK-sė
PRISHTINE - Ushtruesi i detyrės sė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Post Telekomit tė Kosovės, Erik Mekkinli premton mė shumė transparencė pėr punėn e kėsaj ndėrrmarje publike. Gjatė njė takimi joformal me gazetarė nė selinė e PTK-sė, Mekkinli tha se do tė punohet nė ndryshimin e imazhit negativ tė kėsaj ndėrmarrje. PTK do tė jetė mė i hapur pėr gazetarė dhe do tė ketė mė shumė transparencė nė punėn e kėsaj ndėrrmarje publike mė rentabile nė Kosovė. Kėshtu ka premtuar sot kreu i PTK-sė, Erik Mekkinli. Ai tha se do tė punohet nė ndryshimin e imazhit tė PTK-sė dhe ka pranuar se kartelat mbushėse janė arritje jo e mirė pėr PTK-nė. Sipas Mekkinlit gjendja me kartela mbushėse do tė pėrmirėsohet pasiqė ėshtė arritur marrėveshja me njė kompani tė madhe perėndimorė pėr kėtė ēėshtje. Kreu i PTK-sė, ka pranuar se mungesa e kartelave mbushėse nė treg nuk do tė ndodhte nė vendin prej nga ai vjen, por, ka thėnė se kjo nuk do tė ndodhė nė tė ardhmen duke shtuar se pėr kėtė ēėshtje ka bėrė disa ndryshime nė zyrėn e prokurimit. Mekkinli pohoi se Ministria e Telekomunikacionit nuk ka influencė nė menaxhimin e PTK-sė dhe se pronare e kėsaj ndėrmarrje ėshtė vetėm Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit.
ECIKS / BalkanWeb
|