|
Beqaj: Mbyllja e BKP-sė nuk duhet tė krijojė panik
Prishtinė, 14 mars 2006 - Mbyllja e Bankės Kreditore tė Prishtinės nuk duhet tė krijojė panik te depozitarėt, pasi 95 % e depozitave do tu kthehen atyre nga mjetet e gatshme. Kėshtu tha kreu i Odės Ekonomike Besim Beqaj, i cili ėshtė takuar sot me drejtuesit e kėsaj banke pėr t'u interesuar pėr depozitat e ndėrmarrjeve qė i pėrfaqėson Oda Ekonomike. Banka Kreditore ėshtė mbyllur dje me vendim tė Autoritetit tė Bankave dhe Pagesave tė Kosovės, pasi i ka shkelur kushtet e licencės. Kjo bankė ka pasur rreth 33 mijė llogari depozitore, ndėrsa aksionarėt e saj janė lokalė.
Mbyllja e Bankės Kreditore tė Prishtinės nuk mund tė ndikojė negativisht nė sistemin bankar tė Kosovės pasi merr pjesė me vetėm 5% nė sistemin bankar, tha kreu i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj. Pas vendimit tė BPK-sė pėr mbyllje tė kėsaj banke, me rėndėsi ėshtė ruajtja e depozitarėve, dhe kthimi i depozitave tė tyre. Nga paratė kesh qė disponon banka, garantohet kthimi i 95 % tė depozitave, pagesa e tė cilave pritet tė fillojė kah fundi i kėsaj jave, tha Beqaj, i cili ėshtė interesuar pėr depozitat e ndėrmarrjeve qė i pėrfaqėson oda ekonomike: Nuk ka rrezik dhe nuk ka vend pėr panik sepse nėse ėshtė njė menaxhment i keq i njė banke ėshtė mė mirė tė ndėrpritet. Jam interesuar tė di nėse ėshtė bėrė mbyllja e bankės me kohė, qė tė mos hyjė nė sfera tė piramidave nė sistemin bankar dhe ėshtė garantuar qė ėshtė me kohė. Beqaj tha se askush nuk mund tė parandalojė vendimet e kėqija tė menaxhmentit tė asnjė banke. Ndėrsa vendimet e menaxhmentit tė bankės kreditore kanė rezultuar pėr shkak tė kredive tė pa analizuara mirė. Ai theksoi se ndėrmarrjet duhet tė analizojnė vetė kreditė dhe mundėsitė e kthimit tė tyre:Kur e shohim si hap tė sotėm, mund tė ndikojė negativisht, pak, por nė aspektin e sistemit afatgjatė tė bankave nuk mund tė ndikojė. Ne po tregojmė se nė Kosovė nuk lejohet zhvillimi i sistemeve piramidale dhe qė nėse nuk ka menaxhim tė mirė tė bankave ato mund tė mbyllen.
BPK-ja nė mėnyrė tė vazhdueshme i ka dhėnė vėrejtje menaxhmentit tė Bankės kreditore qė tė rrisin kapitalin dhe ta plotėsojnė minimumin e kėrkuar pėr sistemin bankar. Megjithėse kanė tentuar tė rrisin kapitalin, drejtuesit e BKP-sė nuk kanė mundur ta bėjnė njė gjė tė tillė, prandaj BPK-ja, ka provuar ta shesė bankėn dhe tė mos falimentojė, por nuk ka pasur tė interesuar, pėr shkak tė obligimeve tė shumta: Mėsohet se Postė-Telekomunikacioni i Kosovės dhe disa depozitarė tė mėdhenj kishin miliona depozita nė Bankėn Kreditore tė Prishtinės.
Bordi Drejtues i BPK-sė, bazuar nė dispozitat e rregullores sė UNMIK-ut 1999/21 Mbi licencimin, mbikėqyrjen dhe rregullimin e Bankave, ka vendosur dje qė tia ndėrpres licencėn Bankės Kreditore tė Prishtinės, tia caktojė mbrojtėsin e klientėve, ta zotojnė bankėn pėrmes Mbrojtėsit tė klientėve apo likuidatorit, qė ėshtė administrator i pėrkohshėm si dhe anėtarėt e Bordit dhe Menaxhmentin.
Sipas, Autoritetit Bankar dhe tė Pagesave, Banka Kreditore ka pasur rreth 33 mijė llogari depozitore. Banka ka pasur bazėn nė Prishtinė si dhe 6 degė dhe 27 nėndegė nė tėrė Kosovėn. Aksionarėt e Bankės kreditore janė lokal.
ECIKS / RTK
|