|
Fillimi i procesit tė privatizimit mjaft pozitiv
Prishtinė, 22 korrik - Zyrtarėt e Odės Ekonomike tė Kosovės dhe tė Institutit pėr hulumtime zhvillimore "Riinvest" e vlerėsuan dje pozitivisht emėrimin e blerėsve tė pesė ndėrmarrjeve tė para shoqėrore, qė shėnon fillimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė.
Ata thonė se ky proces ėshtė vonuar, prandaj ka ndikuar nė zhvlerėsimin e ndėrmarrjeve shoqėrore dhe uljen e ēmimit tė tyre nė treg.
Ndėrsa, drejtori i privatizimit nė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, Xhon Xhonson, vlerėson se privatizimi ėshtė vetėm njė pjesė e reformės ekonomike nė Kosovė. Ai thotė se ėshtė me rėndėsi qė Qeveria e Kosovės tė hartojė njė rregullore dhe tė krijojė njė ambient ligjor qė do tė nxiste interesimin e investitorėve. Z. Xhonson i ka deklaruar radios "Evropa e lirė" se gjatė pėrvojės sė tij dhjetėvjeēare nė shumė vende tė botės, ėshtė ballafaquar me kundėrshtime tė procesit tė privatizimit, posaēėrisht nga ana e punėtorėve, tė cilėt kanė frikė se do t'i humbasin vendet e tyre tė punės. Pėr kėtė arsye, ai thotė se duhet theksuar se privatizimi nuk do tė thotė shuarje e ndėrmarrjeve, por vendosje e njė menaxhimi mė tė fortė.
Xhonson shpreh bindjen se procesi i privatizimit nė Kosovė do tė vazhdojė me sukses, ndėrsa ofertuesit e tenderėve tė parė i ka cilėsuar seriozė. "Ne e dimė se ofertuesit fitues janė njerėz me pėrgjegjėsi. Kemi pasur 22 oferta, mė shumė se sa unė kam pritur, kėshtu qė programi ka njė fillim shumė tė suksesshėm". ka thėnė z. Xhonson.
ECIKS / QIK / Radio Free Europe
|