|
Shatri: Kosova nuk do tė falimentojė
Prishtinė, 21 dhjetor 2005 - Megjithėse i limituar, buxheti i konsoliduar i Kosovės i vitit 2006, siguron qė faza e bisedimeve pėr statusin e vendit tė zhvillohet pa frikė qė pėr shkak tė mungesės sė mjeteve procesi tė mbetet nė gjysmė. Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, nė konferencėn e fundit pėr kėtė vit tha se buxheti garanton edhe mbarėvajtjen e fazės pas definimit tė statusit.
Ky buxhet pra garanton qė edhe pas definimit tė statusit, Kosova do tė ecė e sigurt pa drojė se njė ditė institucionet shtetėrore do tė falimentojnė pėr shkak tė paqėndrueshmėrisė buxhetore. Ky buxhet do tė krijojė njė bazė qė nė tė ardhmen mė tepėr tė investojmė nė infrastrukturė dhe nė sferat tė cilat sektorit privat tė ekonomisė do ti krijojnė bazė mė tė mirė pėr zhvillim mė dinamik, tha ministri Shatri. Buxheti siguron qė edhe transferimi i kompetencave nga fuqitė rezervė te institucionet vendore tė bėhet pa pengesė. Nė pėrputhje me ligjin, ėshtė stopuar dhe gjatė vitit tė ardhshėm nuk do tė ketė shtim tė numrit tė tė punėsuarve nė sektorin publik. Buxheti, sipas ministrit Shatri ėshtė hartuar nė pėrputhje me dokumentin e qėllimit, tė nėnshkruar me UNMIK-un dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Ministri Shatri theksoi se limiti i buxhetit kushtėzohet nga rrethanat ekonomike qė dominojnė nė Kosovė. Tė hyrat e parapara nė vitin 2006, arrijnė nė 28 pėr qind tė Bruto Prodhimit Vendor, qė ėshtė nė pėrputhje me zhvillimin ekonomik tė vendit. Fondi Monetar ka dalė me vlerėsim pėr BPV-nė, qė sillet nė 2.4 miliardė euro, kurse 656 milion euro tė parapara si tė hyra buxhetore paraqesin 28 pėr qind tė Bruto Produktit, qė ėshtė shkallė mesatare e ngarkesės sė bruto produktit nė nivel tė zhvillimit siē ėshtė Kosova, ka sqaruar ministri Shatri. Nė Kosovė tė ardhurat pėr kokė banori sillen prej 1 mijė deri nė 1 mijė e 200 euro nė vit, prandaj nuk ka mundėsi reale qė tė merren mė shumė para nga banorėt pėr qėllime tė shpenzimeve publike. Buxheti po ashtu siguron qė nė ato pjesė tė komunave ku ka pjesėtarė tė minoriteteve tė bėhen shpenzime tė veēanta shtesė, si pėrpjekje pėr plotėsimin e standardeve. Dokumenti i buxhetit qė pėrfshinė periudhėn 1 janar 31 dhjetor 2006 nė vlerė prej 656 milion eurosh, ėshtė nėnshkruar mbrėmė nga zyrtarėt e UNMIK-ut, kurse vlerėsohet se shpenzimet do tė sillen nė rreth 700 milionė euro. Ndėrkohė, sot u bė edhe dorėzim-pranimi i detyrės sė drejtorit tė Administratės Tatimore tė Kosovės, nga Mustafė Hasani te Jonuz Krasniqi, deri tash kėshilltar i parė i ministrit tė ekonomisė dhe financave.
ECIKS / RTK
|