Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Dollari arrin nė kuotėn mė tė lartė nė 13 muaj


Tiranė, 4 korrik 2005 - Dollari amerikan vazhdoi tė forcohej kundrejt euros dhe monedhave tė tjera ndėrkombėtare gjatė ditės sė premte, kur shėnoi edhe kuotėn mė tė lartė tė regjistruar qė nga maji i vitit tė kaluar. Tregtarėt e mėdhenj vlerėsuan njė analizė mbi gjendjen e industrisė amerikane. Indeksi i besimit mes menaxherėve tė manifakturės rezultoi shumė mė i lartė nga sa pritej. Kjo gjė u interpretua nga tregjet si njė rritje e mundėsive qė kanė Rezervat Federale pėr tė rritur normat e interesit nė SHBA, pa e prekur zhvillimin ekonomik. Euro ra nėn kufirin e rėndėsishėm tė 1,2 dollarėve, duke i hapur rrugėn drejt kuotės tjetėr tė rėndėsishme ku njė euro mund tė kushtojė rreth 1,175 dollarė. Nė vitin 1999, kur euro u hodh nė treg, ishte pikėrisht kjo kuota nė tė cilėn u kėmbye fillimisht. “Ne kemi me tė vėrtetė shumė nevojė qė ta ulim euron nėn kuotėn e 1,176 dollarėve brenda kėtij viti, pasi kjo gjė do tė rivendoste besimin e konsumatorėve te kjo monedhė si zgjedhje afatgjatė”, - thotė John McCarthy, drejtor nė kėmbimin valutor tė ING Capital Markets nė Nju Jork. Kjo ėshtė edhe kuota mė e lartė pėr dollarin e regjistruar nė fillim tė vitit 2004.

Euro ra tė premten deri nė kuotėn e 1,1942 dollarėve, rreth 1 % mė pak se kuota mesatare e ditės sė enjte.

Dollari regjistroi gjithashtu edhe kuotėn mė tė lartė dhjetėmujore kundrejt monedhės japoneze nė 111,78 jen. Sot tregjet amerikane do tė qėndrojnė tė mbyllura, pėr shkak tė festės kombėtare tė pavarėsisė. Edhe sterlina angleze ra nė nivelin mė tė ulėt 13-mujor, kundrejt dollarit dhe u kuotua nė 1,7685. Gjatė javės sė kaluar, “volumi i shkėmbimit ishte shumė i madh, si pasojė e thyerjes sė niveleve”, - tha Tim Mazanec, strateg nė Boston. “Pėr ditėn e fundit tė javės, kjo gjė ėshtė e pazakontė”. Analistėt thanė se euro u dėmtua edhe si pasojė e paqartėsisė politike nė Gjermani, ku kancelari Gerhard Schroeder humbi votėbesimin nė Parlament, ndėrsa sondazhet parashikojnė humbjen e tij nė zgjedhjet e ardhshme. “Tė gjitha lajmet negative nė kėtė kohė e dėmtojnė euron mė shumė sesa e favorizojnė lajmet pozitive”, - tha Brian Taylor nė Nju Jork. Mbi tė gjitha, javėn e kaluar ishin interesat ato qė dominuan tregun e kėmbimit valutor. Dollari po rritet pikėrisht pėr shkak se tė enjten e kaluar, Rezervat Federale rritėn sėrish normėn e interesit pėr herėn e nėntė radhazi, duke e ēuar interesin bazė nė 3,25 %. Kjo gjė bėn qė investimet nė tituj financiarė tė emetuara nė dollarė, tė jenė shumė mė interesante se ato nė euro dhe pak mė tė ulėta se ato nė paundin anglez apo dollarin australian, ku interesat bazė janė mbi 4,75 %.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail