|
OEK: Nuk ka stabilitet politik, pa stabilitet ekonomik
Prishtinė, 8 maj 2005 - Kryesori nga standardet ėshtė i pesti, qė ka tė bėjė me lėmin e ekonomisė, ka deklaruar pėr RTKnė Safet Gerxhaliu, shef i zyrės pėr marrėdhėnie ekonomike ndėrkombėtare nė Odėn Ekonomike tė Kosovės. Oda Ekonomike pėr javėn e ardhshme ka pėrgatitur disa aktivitete tė rėndėsishme, nė mesin e tė cilave edhe nėnshkrimin e marrėveshjeve bashkėpunimi me partnerėt bullgarė.
Situatėn ekonomike nė vendin tonė, Gėrxhaliu e konsideron tejet konfuze dhe kėrkon mė shumė angazhim nga institucionet pėr tė pėrshpejtuar zhvillimin ekonomik Nė Kosovė tė gjithė bisedojnė pėr standarde dhe merren me standarde kurse gjėja esenciale e kėtyre standardeve ėshtė mu standardi i pestė, apo standardi qė ka tė bėjė me lėmin e ekonomisė dhe nė fund tė fundit ėshtė e pamundur tė kemi njė stabilitet politik pa njė stabilitet ekonomik, thotė ai. Ndryshe, OEK ka vendosur qė tė martėn tė prezantojė prodhimin e njehėsorėve elektronik, prodhim vendor.Kjo ėshtė njė mundėsi shumė e mirė qė nė mėnyrė pak mė institucionale tė bėhet pėrkrahja e komunitetit tė biznesit e nė veēanti mund tė theksojmė nevojėn pėr promovim tė produkteve vendore
, tha Gėrxhaliu. Nė prezantim, pėrveē zyrtarėve nga ministria e Tregtisė dhe Industrisė, zyrtarėve nga ministria e Energjetikės, do tė jenė tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė zyrave tė huaja nė Kosovė, qė mė afėr tė njihen me prodhimet Made in Kosova, njoftoi Gėrxhaliu. Kurse njė ditė mė pas, Oda Ekonomike nė bashkėpunim me Universitetin e Evropės Juglindore tė Tetovės bėn prezantimin e programeve "Masters of Bussiness Administration. Tė mėrkurėn, prijėsit e Odės Ekonomike do tė udhėtojnė pėr nė Plovdiv tė Bullgarisė pėr tė nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi.
Atje do tė udhėtojnė edhe njė grup afaristėsh, pėr tė vėnė kontakte biznesi si dhe pėr tė vizituar tė arriturat nė panairin Plovdivi 2005.
ECIKS / RTKLive
|