_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Ndalimi i subvencioneve - shansė pėr fermerėt kosovar
Kujtim DOBRUNA, ECIKS, 4 gusht 2004

Gjenevė/Vjenė, gusht 2004 – Organizata Botėrore e Tregtisė ka shėnuar kėtė fundjavė njėrin prej sukseseve mė tė mėdha nė historikun e shkurtėr tė ekzistimit tė saj: pas shumė muajve negociatash tė vėshtira dhe njė konference 5 ditore nė Gjenevė, 147 shtetet anėtare tė kėsaj organizate janė pajtuar nė parim dhe kanė nėnshkruar njė kontratė kornizė, e cila ka pėr qėllim liberalizimin e tregut dhe zvogėlimin e varfėrisė nė botė.

Kjo kontratė parasheh qė vendet e industrializuara t’i ndėrpresin gradualisht subvencionet pėr produktet bujqėsore qė janė duke e penguar konkurrencėn e lirė. Njėkohėsisht kėto vende obligohen t’i japin fund edhe subvencionimit tė eksporteve agrare, tė cilat vlerėsohet se i kanė shkaktuar dėme tė mėdha vendeve nė zhvillim. Nė pėrgjigje tė kėsaj, vendet nė zhvillim janė obliguar t’i hapin kufijtė pėr shėrbime dhe produkte industriale nga bota.

Efektet - pas 20 vjetėsh
Nė kuadėr tė kėsaj reforme ndėrkombėtare prej vitit tė ardhshėm do tė bėhet zvogėlimi pėr 20 pėr qind i subvencioneve qė pengojnė konkurrencėn e lirė, ndėrsa subvencionet shtetėrore tė eksportit do tė shuhen krejtėsisht, dhe atė nė njė periudhė relativisht tė afėrt, e cila ende nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht. Kjo marrėveshje fiton edhe mė shumė nė peshė me pajtimin e dhėnė nga ShBA-ja dhe Kanadaja pėr t’i stopuar edhe kreditimet specifike pėr ndėrmarrjet shtetėrore eksportuese.

Pėrderisa Banka Botėrore pret qė ky liberalizim ta rrisė mirėqenien nė botė pėr afro 430 miliardė euro nė vit dhe qė rreth 140 milionė njerėz nė botė tė mos jetojnė mė nė varfėri, kritikėt vlerėsojnė se rezultatet e para tė kėsaj marrėveshje pritet tė shfaqen tek diku pas 15-20 vitesh.

Sidoqoftė, njė nga efektet e shumta pozitive qė falė kėtyre zhvillimeve pritet tė ndodhė gjatė kėtij viti, ėshtė rritja e volumit tė tregtisė botėrore pėr rreth 7,5 pėr qind pas njė rėnie drastike qė kishte pėrjetuar gjatė vitit 2002.

Historiku i subvencioneve agrare
Sistemi i protekcionizmit agrar ėshtė njė sistem i zhvilluar nė mėnyrė sukcesive gjatė viteve tė pasluftės nė Evropė. Pėr tė siguruar ushqim tė bollshėm qeveritė evropiane garantonin ēmime minimale tė shitjes sė prodhimeve bujqėsore. Kjo i ofronte bujqve siguri tė mjaftueshme se prodhimet e tyre nuk do tė ndikohen nga rėniet eventuale tė ēmimeve nė tregun botėror. Veēanėrisht taksat e larta tė importit dhe stimulimet tjera kreditore i mundėsonin bujqve njė treg tė sigurtė pėr plasim tė produkteve. Mirėpo, kur nė vitet e gjashtėdhjeta tė shekullit tė kaluar zhvillimi i teknikės agrare solli “revolucionin e gjelbėr”, rendimentet e prodhimeve bujqėsore nė Evropė u shumėfishuan dhe nevojat jo vetėm qė u pėrmbushėn, por u pa si e domosdoshme hapja e njė ventili pėr derdhjen e tepricave tė prodhura. Pėr kėtė aryse, gjatė viteve tė 80-ta filloi aplikimi i subvencioneve eksportuese, tė cilat brenda njė kohe shumė tė shkurtėr arriten vlera astronomike: nė BE gjatė vitit 1993 kėto pėrbėnin njė tė tretėn e subvencioneve tė pėrgjithshme agrare.

Sistemi i kėtillė i stimulimeve agrare nė realitet paraqet njė ngarkesė pėr ekonominė e njė vendi ngase nė njėrėn anė rriten shpenzimet publike pėr stimulimin e prodhimit, ndėrsa nė anėn tjetėr kur ky prodhim realizohet, taksapaguesit duhet tė bartin edhe njė barrė tjetėr, atė tė kreditimit tė eksporteve. Ky proces nė fazėn e tij pėrmbyllėse kalon nė njė rreth vicioz, qė realisht shkatėrron prodhuesit nė vendet e pazhvilluara, ngase tregjet e tyre vėrshohen nga produkte tė lira e tė subvencionuara nga jashtė.

Efekti i marrėveshjes pėr bujqit kosovar
Bujku i mirėfillt kosovar ka arsye qė t’i gėzohet kėsaj ngjarje, ngasea ajo nė planin afatgjatė i ofron atij mundėsinė e pėrfitimit tė dyfishtė. Sė pari, marrėveshja e OTB-sė do t’i detyrojė shtetet anėtare, pėrfshirė edhe ato qė eksportojnė nė Kosovė, t’i ndalojnė subvencionet dhe kreditė eksportuese. Si rrjedhojė, produktet qė nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt do tė hyjnė nė Kosovė nuk do tė jenė mė aq konkurruese kundrejt produkteve vendore.

Sė dyti, kjo ēėshtje ndėrlidhet edhe me hapin e shumėpritur tė Qeverisė sė Kosovės pėr uljen e normės doganore nė zero dhe heqjen e TVSh-sė pėr importet e lėndės sė parė. Kėto ndryshime tė politikės fiskale i mundėsojnė bujqve vendor njė likuiditet mė tė mirė, por ēka ėshtė edhe mė e rėndėsishme blerja e pajisjeve agrare mė moderne dhe tė farėrave mė tė mira nga jashtė ėshtė bėrė mė e lirė. Ndėrlidhja nė mes tė ndryshimit tė politikave fiskale nė Kosovė dhe kontratės sė OTB-sė konsiston nė faktin se vendimi i Qeverisė i ka bėrė inputet e bujkut kosovar mė tė lira, ndėrsa plasimin e outputit brenda Kosovės tashmė do ta lehtėsojė kontrata e OTB-sė.

Njėkohėsisht, Kosova nuk ka obligime ndaj kėsaj marrėveshje, pasi qė nuk ėshtė anėtare e OTB-sė. Si rrjedhojė Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim me institucionet financiare mund tė aplikojė subvencione e tė hapė linja tė volitshme kreditimi pėr bujqit vendor. Si synim i kėsaj nuk do tė duhej tė ishte stimulimi i eksporteve, pėr shkak tė efekteve negative pėr ekonominė qė i pėrmendėm mė lartė, por stimulimi i rritjes sė prodhimit vendor deri nė pėrmbushjen e nevojave tė vendit dhe deri te zvogėlimi drastik i importit. Pėrfitimi do tė ishte i shumėfishtė, sikur tė mėsonim sadopak nga ajo ēka evropianėt dhe amerikanėt kanė bėrė nė kėtė drejtim nė gjashtėdhjetė vitet e fundit.

(Ky shkrim ėshtė botuar nė tė pėrditshmen kosovare “Koha Ditore” mė 4 gusht 2004)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org