rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Oferta mė e mirė pėr Ferronikelin vie nga Shqipėria


Kompania Adi Nikel me seli nė Tiranė ka ofruar 27,5 milionė euro, duke u shpallur fituese e fazės sė parė pėrballė anglezes Alferon qė ofroi 5 milionė euro mė pak. Pas dy javėsh zhvillohet faza e e dytė dhe finale qė do tė shpallė pronarin e ri tė kompleksit nė Drenas tė Kosovės

Prishtinė, 30 prill 2005 - Kompania shqiptare Adi Nikel ka fituar raundin e parė tė ofertave pėr privatizimin e kompleksit industrial Ferronikeli nė Drenas, rreth 40 kilometra larg Prishtinės. Kompania me seli nė Tiranė, siē bėjnė tė ditur burimet nė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, ka konkurruar duke ofruar ēmimin mė tė lartė, 27 milionė e 446 mijė e 880 euro, pėr t'u bėrė pronare e Ferronikelit. Burimet e njėjta tė AKM-sė kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn se kompania shqiptare ėshtė shpallur fituese me ēmimin e saj pėrballė kompanisė angleze Alferon, e cila ka ofruar pėr blerje ēmimin 22 milionė e 446 mijė e 880 euro. Ndėrkohė, pėrveē shumės sė kėrkuar pėr blerje, njė ndėr kushtet kryesore qė ka vendosur AKM-ja pėr konkurrentėt ka qenė plotėsimi i njė investimi prej 20 milionė eurosh, shumė kjo qė duhet tė investohet brenda dy viteve tė ardhshme, dhe krijimi i rreth 1 mijė vende pune. Pas hapjes sė ofertave, komisioni ka deklaruar se tė dy kėto kushte janė plotėsuara nga konkurrentėt.

Konkurrimi
Ofertat e para janė hapur dje nė mjediset e AKM-sė dhe procesi ka qenė i hapur pėr publikun. Gjatė hapjes sė ofertave, qė kanė dorėzuar dy kompanitė, kanė qenė tė pranishėm shumė zyrtarėve vendės dhe ndėrkombėtarė. Privatizimi i kompleksit Ferronikel ėshtė bėrė publik qė nė tetorin e vitit qė lamė pas dhe gjatė kėsaj periudhe pėr privatizim janė afruar katėr kompani, por nga katėr konkurrentė qė ishin parakualifikuar nė tetor tė vitit tė shkuar, nė momentin e fundit janė tėrhequr nga gara dy prej tyre. Siē mėsohet, kompanitė e tėrhequra janė kompania Samsung dhe Nikomed, kompani tė cilat kanė lėnė nė garėn finale kompaninė angleze Alferon dhe atė shqiptare Adi-Nikel.

Raundi final dhe rregullorja e AKM-sė
Sipas procedurave tė parapėrcaktuara nga AKM-ja, pėr tė shpallur kompaninė qė do tė bėhet pronar i kompleksit nė Drenas nevojitet edhe zhvillimi i njė faze tjetėr konkurrimi, ku kompanitė kanė mundėsi t'i ndryshojnė ofertat e paraqitura gjatė raundit tė parė. Zėvendėsdrejtori menaxhues i AKM-sė, Ahmet Shala, deklaroi dje pėr media se dita kur do tė paraqiten ofertat e dyta pėr Ferronikel nga dy konkurrentėt do tė jetė pas dy javėsh, pėrkatėsisht mė 11 maj. Nė kėtė datė konkurrentėt mund t'i rrisin ofertat e tyre tė ardhshme. Sipas rregullores sė AKM-sė, nė rastet kur nė njė konkurrim tė tillė ka mė pak se tre subjekte konkurruese, atėherė ėshtė bordi menaxhues i AKM-sė qė shpall ofertėn mė tė lartė, ofertė kjo qė cilėsohet si fitues i pėrkohshėm, kurse vendimin pėr ta shpallur ose jo fitues e merr bordi i drejtorėve tė AKM-sė. Njėkohėsisht, nėse bordi vlerėson se ēmimi i ofruar ėshtė i ulėt, atėherė mund tė vendosė pėr pėrsėritjen e tenderit tė ndėrmarrjes. "Meqė pėr Ferronikelin janė vetėm dy oferta, atėherė vendimin pėrfundimtar e merr bordi i AKM-sė," bėri tė ditur Ahmet Shala. Hapjen e ofertave tė para e kanė bėrė drejtori i AKM-sė, Jasper Dick, dhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Bujar Dugolli, ku ishin tė pranishėm edhe shumė zyrtarė nga UNMIK-u, USAID-i, zyrtarė tė qeverisė sė Kosovės, si dhe udhėheqės nga Komuna e Drenasit, ku gjendet edhe kompleksi Ferronikel.

Konkurrues pėr Ferronikel Oferta nė euro
Alferon 22 446 880
Adi Nikel 27 446 880
Samsung tėrhequr
Nikomed tėrhequr


Lexoni edhe publikime e ECIKS rreth Ferronikelit:
Ferronikeli nuk ėshtė dinozaur i socializmit

dhe

Programme of Recovery of Ferronikeli

Kush ėshtė "Adi Nikel"

Kompania e shpallur fituese nė Kosovė ka marrė 5 leje shfrytėzimi nga Ministria e Industrisė dhe Energjetikės pėr miniera tė ndryshme nė Shqipėri. Deri nė fund tė vitit 2003 ka prodhuar 40.000 tonė nikel-silikat .

Kompania qė ėshtė shpallur fituese e fazės sė parė nė tenderin e kompleksit Ferronikel nė Drenas tė Kosovės ėshtė e pranishme qė prej disa vitesh nė Shqipėri dhe ka nė shfrytėzim disa miniera tė nxjerrjes sė nikel-silikatit. Sipas burimeve nė Drejtorinė e Minierave (nė Ministrinė e Industrisė dhe Energjetikės) ėshtė firma Adi sh.p.k. qė po shfrytėzon vendburimin e Bitinckės. Kompania nė fjalė, e cila ka si aktivitet kryesor shfrytėzimin minerar, ka nėnshkruar me Ministrinė e Industrisė dhe Energjetikės pesė leje minerare, me anė tė tė cilave mund tė shfrytėzojė pesė objekte minerare pėr njė periudhė 20-vjeēare. Shfrytėzimi i minierės sė Bitinckės nga kjo kompani ka filluar nė muajin prill tė vitit 2002. Sipas Luan Dibrės, drejtor i pėrgjithshėm i kėsaj firme, lejet minerare nga Ministria e Industrisė dhe Energjetikės pėr pesė objektet e shfrytėzimit janė dhėnė gjatė muajit mars tė vitit 2002. Dy prej lejve tė dhėna i japin tė drejtėn pėr tė shfrytėzuar 2 sektorė, ku nxirren materiale ndėrtimi, ndėrsa tre tė tjerat janė pėr shfrytėzimin e mineralit tė nikel-silikatit. Adi sh.p.k., me anė tė lejeve 20-vjeēare, ka marrė nė shfrytėzim vendburimin e Bitinckės, i cili pėrbėhet nga sektorėt Stranė, Bitinckė, Kokogllavė dhe Kapshticė, vendburimin e Trenit nė zonėn e Devollit, si dhe sektorėt e Surroit, Trullit e Mamėzit nė Rrethin e Kukėsit. Pėrsa i pėrket prodhimit, drejtori Dibra thotė se i tėrė minerali i prodhuar nė karrierat (burimet sipėrfaqėsore) e Bitinckės eksportohet nė uzinėn e Feni Industri nė Kavadarsi tė Maqedonisė. Dibra bėn tė ditur se deri nė fund tė kėtij viti parashikohet qė tė eksportohen drejt Maqedonisė 40 mijė tonė nikel silikat, ndėrsa pėr vitin qė vjen ky eksport do tė jetė rreth 150 mijė tonė.

Investimet dhe tė punėsuarit
Deri para disa muajsh nė vendburimin e Bitinckės nga Adi sh.p.k. janė investuar rreth 860 mijė dollarė amerikanė. Drejtori Dibra bėn tė ditur se me kėto fonde janė blerė 12 mjete transporti, 8 makineri e pajisje pėr kryerjen e punimeve, si dhe janė bėrė riparimet e galerive e zyrave. Investime janė bėrė edhe nė burimet njerėzore, tė cilat janė trajnuar pėr proceset e ndryshme tė punės. Momentalisht, nė Bitinckė janė punėsuar rreth 20 persona, prej tė cilėve pesė janė specialistė minierash dhe tė tjerėt minatorė. Qė prej marsit tė shkuar, pėr shfrytėzimin e minierės sė Bitinckės ėshtė krijuar shoqėria e pėrbashkėt shqiptaro-franceze A-F nikel sh.a., ku firma shqiptare zotėron 51 pėr qind tė kapitalit, ndėrsa pala franceze 49 pėr qind tė tij.

Investimet e bėra nga Adi nė Shqipėri deri mė 2003
Shuma investimi
210 000 USD mjete transporti
415 000 USD makineri e pajisje
235 000 USD riparim ambientesh

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

OEK: Nuk ka stabilitet politik, pa stabilitet ekonomik
Priten ndryshime nė kodin e akcizės
Oferta mė e mirė pėr Ferronikelin vie nga Shqipėria
U hapėn ofertat e para pėr privatizimin e "Ferronikelit"
Themelohet Agjencia pėr Standardizim



Analizat e Fundit

Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja
Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail