_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
Arian SHALA, ECIKS, 11.08.2003

Zhvillimi i ndėrmarrėsisė dhe Ndėrmarrjeve tė Vogla e tė Mesme (NVM-ve) nė Kosovė, sė bashku me ristrukturimin dhe privatizimin e ekonomisė ėshtė vlerėsuar prej kohėsh si njė prej parakushteve kryesore nė realizimin e qėllimeve strategjike pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. NVM-tė nė Kosovė janė krijuesit mė tė mėdhenj tė Produktit tė Brendshėm Bruto (PBB), dhe nė tė njejtėn kohė punėsojnė njė pjesė tė madhe tė fuqisė sonė punėtore. Nė qoftė se nuk shkojmė mė thellė, ky ėshtė ndoshta edhe zhvillimi mė i suksesshėm nė kėto katėr vitet e fundit tek ne. Kjo sepse njė nga shtyllat kryesore nė tė cilėn duhet mbėshtetur Kosova nė rrugėn drejtė integrimeve rajonale e evropiane janė NVM-tė e forta dhe tė shėndosha. Pėr sa kohė qė NVM-tė tona kanė njė pjesėmarrje kaqė tė madhe nė krijimin e PBB-sė dhe nė punėsim, shumė lehtė krijohet edhe bindja e gabuar se nė kėtė pikė edhe ne jemi nė njė hap me tė tjerėt.

Ēfarė do tė thotė integrimi nė rajon dhe nė BE pėr bizneset tona?

NVM-tė nė BE janė gjenerator tė produkteve dhe teknologjive tė reja. Ato janė burime tė ideve tė reja, dhe strategjive tė avancuara tė menaxhimit. Punėtorėt, duke pasur mundėsi pjesėmarrjeje nė vendim marrje, motivimin e duhur dhe duke punuar nė njė ambient pa mikromenaxhment krijojnė dy herė mė shumė inovacione sesa tė punėsuarit nė kompani te mėdha. Shumica e NVM-ve janė nėnkontraktor tė kompanive tė mėdha, ēka iu mundėson atyre tė jenė mė konkurrent nė treg.

Pėr firmat kosovare integrimet kėrkojnė vėshtrime nga afėr tė zhvillimeve nė tregjet ndėrkombėtare qoftė pėrmes pjesėmarrjes nėpėr panaire, seminare, pėrmes themelimit tė sectorėve tė vecantė enkas pėr kėrkime tė tilla apo duke bashkėpunuar me organizata tė specializuara pėr marrėdhėnie ekonomike ndėrkombėtare, si dhe gjetja e mundėsive pėr tė penetruar nė to. Ndryshimet nė rregullativat ligjore ofrojnė mundėsi pėr biznes. Rėnia e barrierave tregtare, sic ėshtė rasti i marrėveshjes sė tregtisė sė lirė me Shqipėrinė, do tė thotė hapje e tregjeve tė reja, dhe kėto mundėsi duhen shfrytėzuar. Ballafaqimi me sfidėn e integrimeve kėrkon orientime tė reja, ku ēelės kryesor ėshtė infomata. NVM-tė duhet ti zbulojnė pėrparėsitė e zhvillimit tė formave tė reja tė ndėrmarrjeve dhe tė bashkimit tė kapitaleve, gjė e cila do t’ua rrisė pėrparėsitė konkuruese nė tregjet rajonale e mė gjerė. Ndėrmarrėsit kosovar, madje edhe ata qė bizneset i kanė tė orientuara nė tregun lokal, duhet ta shohin vetėn si pjesė tė kėtij integrimi. Firmat e angazhuara nė tregti ndėrkombėtare duhet ti kushtojnė mė shumė rėndėsi sesa deri mė tani origjinės sė produkteve qė ata tregtojnė. Pėr sa kohė qė identifikimi i specieve tė rrezikėshme tė pėrdorura nga industria pėr prodhimin e njė produkti ėshtė bėrė shumė i lehtė, pėrcaktimi i kushteve klimatike nėn tė cilat janė prodhuar produktet e importuara mund tė jetė shumė mė i vėshtirė. Firmat e angazhuara nė tregti ndėrkombėtare qė nuk janė pėrgjegjės pėr faktorėt e tillė, rrezikojnė nė humbjen e reputacionit, e me kėtė edhe falimentimin e biznesit.

Pa dyshim, ndėr pėrparėsitė kryesore pėr NVM-tė nė Kosovė do tė ishte dhe krijimi i kontakteve tė afėrta me konsumatorėt, duke pasur parasysh tregun e vogėl dhe kulturėn tonė pėr biznes. Vėshtirėsitė qė kanė produktet kosovare pėr tė depėrtuar nė tregun e Kosovės tregon mė sė miri nevojėn e domosdoshme qė kanė NVM-tė kosovare pėr reforma nė menaxhim e marketing dhe pėr njė sistem mė tė decentralizuar tė vendim marrjes. Ato kanė nevojė pėr njė shtrirje mė tė madhe regjionale, e kėtė duhet ta pėrcjellė edhe ngritja e nivelit tė edukimit dhe trajnimeve. Pėr mė tepėr, duhet tė punohet shumė nė rritjen e pjesėmarrjes sė produkteve kosovare nė tregjet e shteteve fqinje dhe padyshim nė tregjet e shteteve tė tjera tė BE-sė.

Ēfarė duhet tė ndėrmerret nga afaristėt tanė?

Nje koleg i imi, afarist i suksesshėm nga Filipinet - vend i cili nė dhjetė vitet e fundit ka rritur exportet pėr jo me pak se 800%, derisa po tregonte pėr sukseset e vendit tė tij mė thotė: "nė qoftė se dėshiron tė kesh diēka qė nuk e ke pasur asnjėherė mė parė, duhet tė bėsh dicka qė nuk ke bėrė asnjė herė mė parė". Edhe ndėrmarrėsit tanė duhet te bėjnė dicka qė nuk kanė bėrė deri mė tani, kjo pėr hir tė rritjes sė aftėsive pėr konkurrim nė tregjet rajonale e evropian. Sė pari, NVM-tė kosovare duhet tė organizohen dhe ty hyjnė reformave strukturore, duke krijuar kėshtu parakushte tė domosdoshme pėr bashkėpunim me partnerė afaristė nga vendet e tjera tė rajonit dhe mė gjerė. Bashkėpunimi duhet tė zgjerohet sa mė shpejtė tė jetė e mundur edhe nė fushėn e prodhimit, shkėmbimit tė informatave e pėrvojave, me qėllim rritjen dhe krijimin e vlerave tė reja nė tregun tonė. Marrja e ekskluzivitetit pėr importin e njė produkti nuk ėshtė i vetmi biznes nė tė cilin ne duhet tė kufizohemi, e i cili nė asnjė rast nuk ėshtė biznesi mė i lėvėrdishėm. Sė dyti, NVM-tė duhet tė zgjerojnė rrjetin e furnitorėve. Unė mendoj se kėrkimi i produkteve tė reja nė tregjet e Azisė do tė ishte me shumė profit si pėr tregtarėt tanė ashtu edhe pėr konsumatorin e varfėr tė Kosovės. Sė treti, NVM-tė duhet tė krijojnė lidhje me institucionet edukative - fakultetet dhe shkollat e larta. Edukimi pėr biznes, shpesh herė jo relevant me nevojat e kohės, duhet tė kompensohet me trajnime jashtė vendit. Shfrytėzimi i energjive dhe teknologjive te reja informatike ashtu sikurse dhe telekomunikimeve iu mundėson ndėrmarrjeve tė jenė prezente edhe nė tregjet virtuale - internet, rėndėsia e tė cilave nė shtetet e industrializuara ėshtė shumė e madhe dhe nė rritje tė vazhdueshme. Sė fundi, NVM-tė kosovare me qėllim pėrmirėsimin e ambientit pėr biznes dhe rritjen e besimit nė biznesin vendas duhet qė pėrmes organizimeve tė ndryshme, duke perdorur edhe autoritetin e organizatave jo-fitimprurėse tė bashkėpunojnė me ngushtė me qeverinė nė pėrmirėsimin e infrastrukturės, krijimin e lehtėsirave tatimore pėr bizneset e reja, nė sigurimin e investimeve tė huaja, inkurajimin e transferimit tė know-how dhe zhdukjen e barrierave pėr zhvillimin e tregjeve tė kapitalit dhe tė sektoreve financiar.

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org