|
U hapėn ofertat e para pėr privatizimin e "Ferronikelit"
Prishtinė, 27 prill 2005 - Zyrtarėt e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit hapėn sot nė Prishtinė ofertat e rrethit tė parė pėr privatizimin e Kompleksit Ferronikeli tė Drenasit, tė tenderuar me spin-off special. Nė kėtė rreth u kualifikuan dy ofertues, qė siē merret vesh, janė konzorciume ndėrkombėtare. Ofertuesi i parė ofroi 27.4 milion euro, ndėrsa i dyti 22.4 milion euro. Tė dy ofertuesit kanė ofruar nga 20 milionė euro investime tė garantuara dhe nga njėmijė vende pune. Sipas zyrtarėve tė AKM-sė, rrethi i dytė i ofertimit do tė zhvillohet me 11 maj.
Nga katėr ofertues qė janė kualifikuar nė fazėn e parakualifikimit, vetėm dy janė paraqitur sot nė ditėn e parė tė ofertimit pėr kompleksin Ferronikeli tė Drenasit, tė tenderuar me spin-off special. Tėrheqja e dy ofertuesve ėshtė shqetėsuese, dhe tregon se ēfarė imazhi ka Kosova nė rajon, imazh tė cilin do tė tentojmė ta pėrmirėsojmė, u shpreh zėvendėsdrejtori i AKM-sė Ahmet Shala. Nė kėtė rreth janė paraqitur dy ofertues: i pari me shifėr PF011, ka ofruar ēmimin 27.4 milionė euro, 20 milionė euro investime tė garantuara dhe 1000 tė punėsuar. Ndėrkaq, ofertuesi i dytė me shifrėn PF012, ka ofruar 22.4 milionė euro, 20 milionė euro investime tė garantuara dhe 1000 vende pune. Kėto oferta janė mjaft serioze tha Shala.
Rrethi i dytė i ofertimit pėr kompleksin Ferronikeli, do tė zhvillohet me 11 maj tė kėtij viti.
Spin-offi special ėshtė njėra ndėr metodat pėrmes sė cilės AKM-ja e bėn privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, nė bazė tė sė cilės blerėsit e ndėrmarrjeve duhet tė paraqesin planin e biznesit, shumėn e investimeve tė planifikuara dhe numrin e tė punėsuarve.
ECIKS / RTKLive
|