rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

ECIKS dhe RIINVEST nėnshkruajnė memorandum bashkėpunimi


Prishtinė, 15 maj 2004 - Ne takimet e punes ne mes te kryetarit te ECIKS, Kujtim Dobruna dhe kryetarit e nenkryetarit te institutit RIINVEST, Muhamet Mustafa dhe Isa Mustafa, te mbajtur dje ne Prishtine, jane identifikuar nje sere lemish te bashkepunimit te ndersjelle. Perkrahja e procesit te privatizimit permes stimulimit te investimeve te huaja, zhvillimi i ekonomise permes investimeve te huaja direkte, informimi i drejteperdrejte e aktiv i investitoreve te huaj, hulumtimet e projektet e perbashketa, kane qene disa nga temat e shqyrtuara.

Ka qene vleresim i dyanshem se ECIKS dhe Riinvest jane komplementar me njeri-tjetrin dhe kane ide e qendrime te perbashketa sa i perket nevojave te ekonomise se Kosoves. Vleresohet nevoja e shfrytezimit te potencialeve te diaspores, vecanerisht e potencialeve intelektuale. Puna informative rreth investimeve, privatizimit dhe ekonomise kosovare ne pergjithesi, eshte cilesuar si kryesorja per permiresimin e imazhit te Kosoves dhe stimulimin e investimeve te huaja ne Kosove.

Si rezultat i takimeve te punes, ECIKS dhe RIINVEST kane nenshkruar nje memorandum mirekuptimi e bashkepunimi me te cilin shprehin vullnetin e koordinimit te veprimeve dhe shkembimit te informatave me qellim te stimulimit te investimeve te huaja dhe perkrahjes se zhvillimit ekonomik te Kosoves.

Perkrahja e ndermarresve ne hulumtimet e tregut, ne planet e biznesit, ne elaborimin e ideve per biznes ne bashkepunim me partnere potencial nga jashte, trasimi i rruges me te lehte per integrime ekonomike rajonale e evropiane, bashkepunimi me institucionet e shtetit Austriak dhe ndermarrjeve nga vendet gjermanofolese, jane disa nga ceshtjet prioritare ku ECIKS ka mundesite dhe potencialet te ndihmoje.

RIINVEST konsiderohet si instituti me serioz ekonomik ne Kosove, ndersa ECIKS eshte nje organizate jo-profitabile e krijuar ne Vjene te Austrise e qe per qellim kryesor ka perkrahjen e zhvillimit ekonomik te Kosoves dhe stimulimin e drejteperdrejte te investimeve te huaja ne Kosove.

ECIKS
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

OEK: Nuk ka stabilitet politik, pa stabilitet ekonomik
Priten ndryshime nė kodin e akcizės
Oferta mė e mirė pėr Ferronikelin vie nga Shqipėria
U hapėn ofertat e para pėr privatizimin e "Ferronikelit"
Themelohet Agjencia pėr Standardizim



Analizat e Fundit

Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja
Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail