![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
Bosnja e Serbia refuzojnė eksportin kosovar Prodhuesit e lėngjeve Laberion dhe RC Cola janė detyruar ti kthejnė mbrapa mallrat nė vlerė prej afro 150 mijė eurosh, pasi qė nuk ishin lejuar tė hynin nė tregun e Bosnjės. Mallrat made in Kosovo nuk po i lejon as Serbia qė tė futen apo tė kalojnė transit Prishtinė, 18 dhjetor 2008 Eksportuesit kosovarė janė duke e ndier nė kurrizin e tyre antipatinė qė kanė disa shtete pėr simbolet e Republikės sė Kosovės. Vula e Doganave tė Kosovės po u pamundėson tregtarėve tė Kosovės tė eksportojnė mallrat e tyre jashtė Kosovės, pasi qė nga 3 dhjetori Serbia dhe Bosnja kanė bllokuar hyrjen e produkteve tė Kosovės, pėr shkak tė ndėrrimit tė vulės sė doganave, nga Doganat e UNMIK-ut nė Doganat e Kosovės. Mallrat qė kanė kėtė vulė nuk lejohen tė kalojnė as transit nėpėr kėto shtete, gjė qė ka bllokuar prodhuesit kosovarė tė eksportojnė mallrat e tyre nė prag tė festave tė fundvitit, kur edhe konsumi rritet shumėfish mė shumė. Viktimė tė kėsaj vule kanė qenė edhe prodhuesit e lėngjeve Laberion dhe RC Cola, tė cilėt janė detyruar ti kthejnė mbrapa mallrat nė vlerė prej afro 150 mijė eurosh, pasi qė nuk ishin lejuar tė hynin nė tregun e Bosnjės. Nė kėtė rast as marrėveshja e CEFTA-s, nėnshkruese e sė cilės janė edhe Kosova, edhe Bosnja, dhe Serbia, nuk po u kryen atyre punė, ndaj tregtarėt kosovarė kėrkojnė reagimin e menjėhershėm tė Qeverisė pėr tė mos e humbur tregun evropian dhe ballkanik, si pasojė e kėsaj bllokade. Pronari i kompanisė Laberion, Bashkim Osmani, pohon se nėse edhe njė javė nuk do tė zgjidhet kjo ēėshtje, ai do tė humbė partnerin e tij nė Bosnjė dhe do tė ndėrpresė eksportin vjetor prej 2 milionė eurove nė kėtė vend. Sipas tij, eksportuesit kosovarė me kėtė rast po rrezikohen tė humbin edhe atė pak treg qė kanė nė rajon dhe Evropė. Qeveria e Kosovės duhet tė reagojė menjėherė. Nėse produktet tona vonohen mė shumė se njė javė, atėherė partnerėt tanė nė kėto vende vėshtirė se do tė bashkėpunojnė me ne. Nėse njėherė e humbim njė treg, nuk mund ta kthejmė fare, tha Berat Mustafa, pronar i kompanisė RC Cola i cili frikėsohet se mund tė humbė 25 pėr qind tė prodhimit qė i eksporton nė vendet e rajonit, pėr shkak tė pengesave qė po i bėhen nė eksport. Sipas tij, eksporti ėshtė rritur pėr 10 pėr qind vetėm vitin e fundit. Nėse nuk reagon Qeveria, do tė detyrohemi tė zvogėlojmė prodhimin, e bashkė mė tė tė reduktojmė edhe numrin e punėtorėve. 25 punėtorė rrezikohen tė largohen nga puna, theksoi ai. Raportet eksport-import me kėto dy vende konsiderohet se kanė njė dallim shumė tė madh, ndaj kreu i Aleancės Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini, mendon se Qeveria e Kosovės duhet tė pėrdorė masa reciproke, ashtu sikur parashihet me rregullore ndėrkombėtare tė tregtisė. Nė Kosovė, sipas tij, importohet njė sasi e madhe e produkteve nga kėto dy vende. Shahini ka pohuar se qė nga shpallja e pavarėsisė janė shėnuar rastet e 6 prodhuesve kosovarė qė kanė pasur probleme serioze me eksport. Pavarėsisht se nganjėherė masat institucionale janė nė kundėrshtim me rregullat e ekonomisė sė tregut, shteti duhet tė veprojė pėr tu ndihmuar prodhuesve tė vet. Produktet qė importohen nga kėto vende janė lehtė tė zėvendėsueshme me import nga vendet e tjera dhe nuk shkaktojnė humbje pėr tregtarėt, ashtu sikur edhe nuk ndikojnė nė ngritjen e ēmimeve. Kurse nė ato vende qė janė duke i bllokuar produktet kosovare e qė nė Kosovė importojnė mbi 300 milionė euro nė vit mallra, do tė kenė ndikim tė madh, ka thėnė Shahini (Lulzim Demolli, Koha Ditore). |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||