_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  LAJME
   
11.12.2008, 14:23
Fundi i rrymės sė lirė

Privatizimi i KEK-ut nuk i zgjidhė tė gjitha problemet me tė cilat ballafaqohet energjetika. Madje, nuk duhet shpresuar as pėr tarifa tė ulėta. Qeveria edhe mė tutje do tė ketė mjaft punė, shkruan Gazeta Express

Prishtinė, 10 dhjetor 2008 – Zyrtarė tė USAID-it porosisin qeverinė qė tė mos shpresojė nė pėrfundimin e problemeve nė energjetikė me rastin e privatizimit tė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK). Ajo sė pari duhet ta fitojė pėrkrahjen e Kuvendit tė Kosovės lidhur me kėtė proces. Nė njė tryezė tė organizuar tė mėrkurėn nė Prishtinė, ata rikujtuan se Kosova nuk do tė fitojė shumė para nga privatizimi i rrjetit tė distribucionit, por as tė dyja shėrbimet pėrnjėherė - tarifat e ulėta edhe energji tė pandėrprerė.

“Ju dėshironi tė keni energji elektrike me tarifat e duhura. Por nuk mund tė keni shėrbime tė kėnaqshme edhe tarifa tė ulėta”, tha konsulenti nga USAID-i, Michael Jake Delphia.

Ai mori si shembull privatizimin e njė pjese tė aseteve nė Armeni, me ē’rast tarifat nuk janė ngritur, por cilėsia e shėrbimeve ka mbetur e dobėt. “Nėse mendoni qė njė investitor do tė vijė dhe do tė zgjidhė tė gjitha problemet, ju mund tė dėshpėroheni” tha Delphia.
Pėr tė shitur njė aset tė rėndėsishėm tė shtetit, siē ėshtė distribucioni, qeveria duhet tė bėjė jo vetėm njė deklaratė tė fuqishme pėr politikat shtetėrore, por edhe tė hartojė njė kornizė stabile ligjore, metodologji tė qarta dhe transparente pėr pėrcaktimin dhe pėrshtatjen e tarifave tė ndryshme tė energjisė elektrike. Njėkohėsisht tė sigurojė qė asetet e kėsaj ndėrmarrjeje publike janė tė regjistruara si pjesė e kompanisė, u tha nė kėtė tryezė.
Ambasadorja amerikane nė Kosovė Tina Kaidanov, tha se Qeveria e SHBA-sė ėshtė e gatshme tė pėrkrahė edhe mė tej Kosovėn. Por ajo u shpreh e habitur me cilėsinė e furnizimit me energji elektrike, pėrkundėr tėrė sasisė sė thėngjillit qė ka nė Kosovė.

“Kosova ka ndėrprerje tė vazhdueshme tė rrymės elektrike, e cila ndikon nė kualitetin e jetės sė qytetarėve. Njė trend i tillė nuk duhet tė vazhdojė, sidomos kur Kosova ka mjaft linjit”.

Energjia e prodhuar nė njė mėnyrė tė qėndrueshme pėr ambientin ėshtė esenciale pėr Kosovėn, theksoi ambasadorja amerikane. Sipas saj, edhe projekti i privatizimit tė rrjetit edhe ai i ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja janė tė rėndėsishme pėr tė pėrmbushur qind pėr qind nevojat pėr furnizim me rrymė. Prandaj kėto dy ēėshtje duhet tė kryhen shpejt.

Pėr ambasadoren e SHBA-ve, KEK-u nuk duhet tė jetė i varur nga subvencionimet e qeverisė tė cilat janė mė tė nevojshme pėr shėndetėsinė, arsimit dhe infrastrukturės.
Ndėrsa kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se privatizimi ėshtė i dobishėm pėr furnizim tė qėndrueshėm me energji pėr qytetarėt dhe pėr njė zhvillim ekonomik tė Kosovės.
“Zhvillimi i sektorit tė energjetikės do tė ndikojė nė zbutjen e varfėrisė, tėrheqjen e investimeve tė jashtme, si dhe nė ngritjen e efiēiencės financiare tė tregut tė energjisė”.

Ai u shpreh se projektet, si privatizimi i rrjetit dhe “Kosova e Re” do ta kenė pėrkrahjen e tij.
Ministri i ekonomisė, Ahmet Shala, beson nė punėn e Komitetit tė Privatizimit, ndėrsa paralajmėroi se deri nė janar do tė zgjidhen kėshilltarėt e transaksioneve.

Tinka Kurti, Gazeta Express

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Bosnja e Serbia refuzojnė eksportin kosovar
> Kosovarėt sėrish mė optimistėt nė botė
> Bujqėsia, gjithnjė e mė keq
> Fundi i rrymės sė lirė
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Ēfarė po ndodhė nė tregjet financiare botėrore?
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org