_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  LAJME
   
19.12.2008, 12:26
Kosovarėt sėrish mė optimistėt nė botė

Kosova i prin listės sė dhjetė vendeve mė optimiste tė botės. 60 pėr qind tė tė anketuarve nė Kosovė kanė thėnė se viti 2009 do tė jetė mė i mirė se viti 2008. Rezultat befasues pėr Gallupin ka shėnuar lista e pesimistėve, sepse tani ajo kryesohet nga vendi mė optimist i vitit tė kaluar – Hong-Kongu

Prishtinė, 18 dhjetor 2008 – Kosova sėrish i prin listės sė vendeve mė optimiste nė botė. Hulumtimi i fundvitit “Zėri i popujve” i Gallup International ka nxjerrė listėn e dhjetė vendeve mė optimiste dhe dhjetė vendeve mė pesimiste nė botė.

Lista e dhjetė vendeve mė optimiste ka vende nga regjione tė ndryshme tė botės. Kosova ėshtė nė vendin e parė, ku 60% tė njerėzve kanė thėnė se viti 2009 do tė jetė mė i mirė se viti 2008. Kosovarėt kanė qenė ndėr qytetarėt mė optimistė qė nga fillimi i kėtij shekulli. Nė vendin e dytė janė qytetet kryesore tė Kinės (53%). Mė tutje rangimi sjell vende si Australia (49%) dhe fqinjėn e saj Zelandėn e Re (44%), Libanin (48%) dhe Kolumbinė (48%), tė pasuar nga Rusia dhe India (tė dyjat nga 42%). Bahrejni (41%) dhe Maqedonia (40%) janė gjithashtu nė mesin e dhjetė vendeve tė para. SHBAja ėshtė nė vendin e 11-tė nė listėn e optimistėve (38%). Gallup International ka theksuar se hulumtimin e ka kryer vetėm disa ditė para zgjedhjeve kur, edhe pse kriza financiare nė vend po keqėsohej, qytetarėt e SHBA-sė i gėzoheshin presidencės sė re dhe shpresės dhe pritjeve tė rikthyera. Gjithashtu, Gallup thekson se vitin e kaluar, vendet mė optimiste kanė pasur pėrqindje mė tė larta tė optimizmit ku sė paku gjysma e popullsisė sė tė gjitha vendeve nė listė pritnin qė ky vit tė jetė mė i mirė.

Kosova nuk ėshtė pėrjashtim – vitin e kaluar 68% e kosovarėve kanė pritur qė ky vit tė jetė mė i mirė, kurse sivjet numri i optimistėve nė Kosovė ka rėnė nė 60%. Nė Kosovė hulumtimi ėshtė kryer nga “Index Kosova” nė nėntor 2008 dhe ka pėrfshirė 1,012 respondentė shqiptarė dhe minoritete (pa serbė).

Ndėrsa, dhjetė vendet mė pesimiste janė tė gjitha vendet ku mė shumė se gjysma e tė intervistuarve presin qė viti 2009 tė jetė mė i keq sesa viti 2008. Gallup thotė se vitin e kaluar pesimizmi nuk ka qenė aq i lartė dhe nė vetėm njė vend (Senegal) pesimistėt ishin mbi 50%. Njė rezultat tjetėr befasues i kėsaj tabele tė vendeve mė pesimiste ėshtė se kryesohet nga vendi mė optimist i vitit tė kaluar – Hong-Kongu (67%). Gjithashtu, fqinji aziatik Singapori (63%), tregon rezultate tė ngjashme. Kriza financiare e Islandės (67%) e ka vendosur kėtė shtet nė vendin e dytė mė pesimist nė botė sa iu pėrket pritjeve pėr vitin 2009. Greqia (60%) pėrsėri ėshtė njė ndėr vendet mė pesimiste nė botė, edhe pse hulumtimi ėshtė kryer para krizės aktuale nė kėtė vend. Kėtė vit vendet mė pesimiste gjithashtu pėrfshijnė Irlandėn (61%), Britaninė e Madhe (52%), Holandėn (52%), Kroacinė (56%), Serbinė (53%) dhe Ukrainėn (52%).

Hulumtimi “Zėri i popujve” i Gallup International nė tė cilin janė pėrfshirė 45.700 respondentė ka konkluduar se viti i ardhshėm pritet mė shumė me pesimizėm (35%) sesa me optimizėm (27%). Hulumtimi ėshtė zhvilluar nė mes tė tetorit dhe dhjetorit tė vitit 2008 – nė kohėn kur kishte eksploduar kriza globale financiare – dhe i ka pyetur njerėzit nė 46 vende nė kontinente tė ndryshme “Sa u pėrket juve, a mendoni se viti 2009 do tė jetė mė i mirė apo mė i keq se viti 2008?”. Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se shumica e qytetarėve globalė e pėrshkruajnė vitin 2009 si vit me vėshtirėsi ekonomike (52%), tė dominuar me papunėsi (66%) dhe me mė shumė (36%) ose shkallė tė njėjtė tė konflikteve ndėrkombėtare (45%) nė krahasim me vitin 2008.

Kriza financiare nė tregjet botėrore pa dyshim ka ndikuar nė kėto pėrgjigje, duke rezultuar nė rėnien e optimizmit pėr vitin qė po vjen nė 27%, nga 38% pėr vitin 2008, theksohet nė raportin e Gallupit. Duke shikuar nė mėnyrė tė veēantė aspektin ekonomik, shumica e tė intervistuarve parashikojnė vėshtirėsi ekonomike (52%) dhe mė shumė prej tyre parashikojnė rritje tė papunėsisė (66%). Kėto pritje negative janė mė pesimiste sesa ato tė vitit tė kaluar kur 31% pritnin vėshtirėsi ekonomike dhe 43% pritnin rritje tė papunėsisė.

Koha Ditore

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Bosnja e Serbia refuzojnė eksportin kosovar
> Kosovarėt sėrish mė optimistėt nė botė
> Bujqėsia, gjithnjė e mė keq
> Fundi i rrymės sė lirė
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> "Factsheet Kosovo"
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Ēfarė po ndodhė nė tregjet financiare botėrore?
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 eciks.org