![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
19.11.2008, 15:49ECIKS dhe Oda Ekonomike Amerikane ne Kosovė nėnshkruajnė memorandum mirėkuptimi Drejtues tė Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė dhe Nismės Ekonomike pėr Kosoven (ECIKS) kanė nėnshkruar njė memorandum mirėkuptimi, pėr tė bashkėrenduar forcat nė promovimin e investimeve tė jashtme nė Kosovė. Ndonėse Kosova ka resurse tė mjaftueshme, ato nuk mjaftojnė pėr zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik. Investimet e huaja vlerėsohen si bazė pėr zhvillimin e vendit nė tė ardhmen, pėr rritjen e shkallės sė punėsimit dhe pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve, tha kryetari i Nismės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) nga Vjena e Austrisė, Kujtim Dobruna. Dobruna tha se ECIKS nė kuadėr tė projekteve dhe pėrfaqėsimit tė Agjencisė sė Kosovės pėr Promovimin e Investimeve ka kontaktuar me rreth 600 investitorė potencial, mbi 100 prej tyre jane informuar nė detaje pėr mundėsitė e investimeve ndėrsa 13 tashmė kanė investuar nė Kosovė. Kryetarja e Odės Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari- Lila, tha se pavarėsisht nga zhvillimet politike nė vend, gjatė vitit 2009 nevojitet njė pėrqendrim mė i madh drejt investimeve tė huaja. Investitorėt mund tė hezitojnė tė vijnė nė Kosovė pėr shkak tė situatės politike, e nga ana tjetėr mund tė ndikojė edhe kriza financiare globale, por organizatat duhet tė zhvillojnė aktivitete tė shumta dhe tė ofrojnė shėrbime pėr investitorėt potencialė, tha Mimoza Lila, drejtoreshė e Odės Amerikane tė Kosovės. ECIKS ėshtė organizatė e themeluar nė Vjenė nė vitin 2003. Qė nga nėntori i vitit 2006 ECIKS pėrfaqėson Agjencinė e Kosovės pėr Promovimin e Investimeve nė rajonin gjermanofolės. Ky projekt financohet nga Qeveria e Austrisė. Nė bazė tė memorandumit tė mirėkuptimit tė nėnshkruar sot, ECIKS dhe Oda Ekonomike Amerikane nė Kosovė do tė shkėmbejne informata dhe pėrvoja si dhe do tė bashkėrendisin veprimet nė drejtim tė promovimit tė investimeve tė huaja dhe zhvillimit ekonomik tė Kosovės. ECIKS / Telegrafi |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||