![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
13.11.2008, 17:12Ftohen gjermanėt tė investojnė nė Kosovė Zyrtarė tė institucioneve tė Kosovės dhe tė komunitetit tė biznesit ftuan sot afaristėt nga Gjermania qė tė investojnė nė Kosovė, duke vlerėsuar se pėr kėtė janė krijuar kushte mjaft tė favorshme. Nė Forumin e bashkėpunimit gjermano-kosovar nė Prishtinė ata thanė se intensifikimi i bashkėpunimit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Kosova ka hyrė nė njė fazė tė re tė zhvillimit dhe rritja e bashkėpunimit ndėrmjet bizneseve vendore me ato rajonale dhe evropiane, do tė ndikojė nė zhvillimin e gjithmbarshėm tė vendit. Kryetari i Odės Ekonomike, Besim Beqaj tha se interesi i tė gjitha vendeve ėshtė bashkėpunimi ekonomik. Ambasadori gjerman nė Prishtinė, Hans Diter Shtajnbah, vlerėsoi se pas pavarėsisė sė Kosovės janė krijuar mundėsi tė reja edhe pėr bashkėpunim ekonomik ndėrmjet ndėrmarrjeve gjermane dhe kosovare. Kosova ka njė potencial jo vetėm pėr shkak tė resurseve ekzistuese, se ky potencial nė kohėn afatmesme do tė mundėsonte jo vetėm furnizimin e vendit me energji, por potenciali tjetėr i rėndėsishėm ėshtė rini, njė popull qė ėshtė i gatshėm pėr tė pėrvjelė mėngėt dhe pėr tė shtyrė ekonominė pėrpara,tha Shtajnbah. Por, kriza globale financiare ka ndikuar edhe nė ekonominė gjermane dhe mungesa e kredive do tė ndikojė nė pamundėsinė pėr investime, theksoi ambasadori gjerman. Ministri i ekonomisė dhe financave, Ahmet Shala, falėnderoi popullin dhe qeverinė gjermane pėr ndihmėn e dhėnė pėr Kosovėn. Ai vlerėsoi se ky forum do tė ndikojė nė krijimin e partneriteteve pėr projekte tė ndryshme pėr zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik tė Kosovės. Kosova vlerėsohet mundėsia mė e mirė pėr tė depėrtuar nė tregun e Evropės Juglindore dhe ka shumė nevojė pėr investime tė huaja, tha ministri i tregtisė dhe industrisė, Lutfi Zharku. Kosova ka kushte tė mira pėr zhvillim tė bujqėsisė, por ka nevojė pėr investime, pohoi ministri i bujqėsisė, Zeki Vehapi. Ndryshe, importi i Gjermanisė nė Kosovė gjatė kėtij viti ka qenė mbi 150 milionė euro, kurse eksporti nė atė shtet vetėm rreth 6 milionė. Nė Gjermani jetojnė dhe punojnė afėr 250 mijė kosovarė, ndėrkaq, nė konferencėn e donatorėve Gjermania ka ndarė rreth 100 milionė euro pėr Kosovėn. Afaristėt gjermanė do tė qėndrojnė nė Kosovė edhe nesėr, dhe parashihet tė bėjnė edhe vizita nė ndėrmarrje tė ndryshme kosovare. Vizitėn e afaristėve gjermanė e organizuan nga Ambasada Gjermane nė Prishtinė, Oda Ekonomike dhe organizata pėr bashkėpunim teknik GTZ. Telegrafi |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||