Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Rryma: reduktime tė mėdha gjatė shtatorit


Prishtinė, 9 shtator 2007 – Premtimet e ministrit Ethem Ēeku se do tė ketė furnizim stabil me rrymė gjatė muajit tė Ramazanit duket se janė tė kota. Njė zyrtar i lartė nė KEK ka pranuar me kusht anonimiteti se kriza pėr rrymė do tė vazhdojė deri nė fund tė muajit shtator. “Ka pak gjasa qė njė bllok i “Kosovės B” tė kthehet nė sistem pas njėzet shtatorit, por as kjo nuk ėshtė e sigurt”, i ka thėnė ky zyrtar “Kohės Ditore”.Ndėrkohė qė aktualisht nė funksion janė vetėm dy blloqe tė “Kosovės A”.

“Aktualisht duke prodhuar janė dy blloqe tė “Kosovės A” – blloku A 3 dhe ai A 4. Ndėrsa gjatė orėve tė pikut aktivizohet edhe Ujmani”, ka thėnė tė dielėn zėdhėnėsja e Korporatės Energjetike, Donika Kadaj - Bujupi. Pėrpos kėsaj, KEK-u ėshtė duke importuar 180 megavat-orė rrymė.

Sipas saj, aktualisht orari i reduktimeve pėr konsumatorėt e kategorisė A ėshtė katėr orė me rrymė e dy orė pa tė, ndėrsa konsumatorėt e kategorive B dhe C do tė kenė vetėm dy orė rrymė ndėrsa katėr orė pa rrymė. “Ka pasur edhe mė shumė reduktime pėr kėto dy kategori. Meqė gjatė natės sė premte kanė rėnė nga sistemi edhe blloqet A3 dhe A4 dhe ka pasur zero prodhim. Furnizimi krejtėsisht ishte bėrė nga importi.

Njė ditė mė parė, tė shtunėn, zyrtarė tė Korporatės Energjetike tė Kosovės patėn thėnė se blloku A3 i termocentralit “Kosova A”, qė si pasojė e njė lidhjeje tė shkurtėr kishte dalė nga sistemi qysh tė premten pritej tė rikthehej nė funksion brenda disa orėve. Ndėrkaq, gjatė tė shtunės reduktimet kanė qenė mė tė shkurtra pėr konsumatorėt e kategorive B dhe C. KEK-u pėr konsumatorėt e vet tė kategorisė A ka siguruar energji elektrike 4 me tė dhe 2 pa tė, konsumatorėt e kategorisė B dhe C gjatė ditės do tė pėrballen me reduktime 3 orė me rrymė 3 pa tė. Mirėpo, KEK-u edhe tė shtunėn pati paralajmėruar se gjatė orėve tė pikut, orari i furnizimit me energji elektrike do tė pėsojė ndryshime, dhe nė kuadėr tė kėtij plani, pėr kategorinė B dhe C orari i furnizimit me rrymė do tė jetė 2 nė favor tė dritės e 4 nė atė tė territ. Ndryshe, si pasojė e vjetėrsisė dhe kushteve tė eksploatimit tė stabilimenteve nė termocentralin “Kosova A”, tė premten kanė rėnė nga sistemi njėsitė gjeneruese A3 dhe A4. Pas intervenimit tė ekipeve tė KEK-ut, njėsia A4 ėshtė kthyer nė funksion tė premten, ndėrsa blloku A3 ėshtė rikthyer nė prodhim tė shtunėn.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail