|
Shqipėria pėrfiton 1.3 miliardė dollarė nga emigrantėt
Tiranė, 22 gusht 2007 - Sipas studimeve tė bėra nga Banka Botėrore, emigrantėt shqiptarė pėrllogaritet se do tė sjellin rreth 1.3 miliardė dollarė gjatė vitit 2007 nė shtėpitė e tyre. Kjo shifėr ėshtė e barabartė me 13.5 pėr qind tė Bruto Produktit Vendor (BPV) tė Shqipėrisė dhe e mjaftueshme pėr tė financuar 50 pėr qind tė deficitit tregtar qė ka ky vend.
Tė ardhurat nga emigrantėt janė njė nga burimet kryesore qė financojnė ekonomitė e vendeve tė varfra si Shqipėria. Gjatė vitit 2006, sipas tė dhėnave zyrtare tė Bankės Botėrore, dėrgesat e emigrantėve nė rang botėror ose remitancat, siē njihen ndryshe, ishin rreth 276 miliardė dollarė. Por, vitet e fundit, shumė vende tė zhvilluara, prej tė cilave del pjesa dėrrmuese e kėtyre parave, nuk po e shohin me sy tė mirė kėtė fenomen. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės humbėn afro 44.1 miliardė dollarė pėr shkak se kėto para u dėrguan nga emigrantėt qė punojnė atje drejt vendeve tė tyre tė lindjes. Po kėshtu, edhe Zvicra, e cila gjatė vitit tė kaluar pa tė dilnin nga kufijtė e saj rreth 13.2 miliardė dollarė.
Disa prej qeverive tė kėtyre vendeve po mendojnė tė hartojnė politika, tė cilat do tė kufizonin daljen e parasė jashtė kufijve tė tyre, ēka do tė thoshte nė fakt njė ulje e dėrgesave pėr vendet e varfra. Rasti i Shqipėrisė ėshtė ndoshta nga mė tė veēantėt, sepse dėrgesat e emigrantėve pėrbėjnė mbi 13 pėr qind tė BPV-sė. Por, pak kohė mė parė, gazeta greke "Ta Nea" bėri tė ditur se emigrantėt shqiptarė kanė edhe rreth 2.5 miliardė dollarė tė tjera qė i kanė depozituar nė bankat greke, ēka pėrbėn afro 30 pėr qind tė PBB-sė sonė. Megjithatė, dėrgesat vazhdojnė tė mbeten nė nivele tė kėnaqshme, teksa njė nė tri transaksionet e kryera nė pasuritė e paluajtshme pėrfshin njė emigrant.
ECIKS / Gazeta Express
|