|
OEK: tė hiqet dogana pėr grurin
Prishtinė, 15 gusht 2007 Oda Ekonomike e Kosovės (OEK) kėrkoi tė mėrkurėn nga Qeveria e Kosovės qė ti lirojė nga taksa doganore importuesit kosovarė tė grurit. OEK-u e ka arsyetuar kėtė me faktin se njė vendim i tillė do tė ndikonte nė shmangien e monopolit dhe nė tejkalimin e situatės sė krijuar, pas shtrenjtimit tė bukės dhe paralajmėrimit pėr shtrenjtimin e qumėshtit. OEK-u, me anė tė njė komunikate pėr media, kėrkoi edhe shuarjen e funksionimit tė Kėshillit Ekonomik Fiskal (KEF). KEF-i me punėn dhe angazhimin e tij deri mė tash nė Kosovė ka prodhuar vetėm burokraci, nepotizėm dhe klanizim tė ekonomisė kosovare. KEF-i ka ndikuar nė rritjen e varfėrisė ekstreme nė Kosovė si dhe nė problematikėn dhe alarmimin rreth furnizimit me grurė dhe miell, tha kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj.
Akuza e OEK-ut ndaj KEF-it ėshtė shumė serioze kur kihet parasysh fakti se ky kėshill pėrbėhet prej bartėsve tė institucioneve kryesore tė vendit, duke pėrfshirė kėtu si UNMIK-un, ashtu edhe Presidencėn, Qeverinė dhe Kuvendin e Kosovės.
Beqaj vlerėsoi se situata e krijuar dhe ngarkesa psikologjike rreth definimit tė statusit tė Kosovės, mungesa e vizionit tė qartė pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, sinjalet e ndėrmarrjeve tė ndryshme kosovare qė, pėr shkak tė problemeve tė tilla, do tė bartin biznesin nė vende tjera tė rajonit, apo edhe ti shuajnė ato, janė mesazhe negative qė arrijnė edhe tek investitorėt e huaj potencialė nė Kosovė.
ECIKS / Gazeta Express
|