|
Gjermanėt vonohen pėr Albtelekomin
Tiranė, 8 gusht 2007 - Ministria e Ekonomisė njoftoi se oferta qė kompania gjermane Axos Capital kishte dėrguar pėr blerjen e Albtelekomit, nuk mund tė merrej parasysh pėr shkak se tenderi pėr privatizimin e saj kishte pėrfunduar. Qė nė fillim kompanisė i ėshtė bėrė e qartė se procesi i tenderimit tė shitjes sė 76% tė aksioneve tė Albtelekomit ka qenė i mbyllur. Fituesi i tenderit ndėrkombėtar ishte firma Calik Enerji nga Turqia, dhe qeveria shqiptare ishte duke negociuar kontratėn e shitjes me kėtė firmė, ndėrkohė qė asnjė kompani nuk mund tė bėhej pjesė e procesit tė privatizimit. Kjo ministri ka hedhur poshtė edhe raportimet e mediave, sipas tė cilave, kompania gjerman Axos Capital kishte ofruar pėr blerjen e Albtelekomit rreth 320 milionė euro. "Nė letrėn e saj, kompania shpreh si ēmim blerjeje shifrėn 140 milionė euro, pa iu referuar mėnyrės sė pagesės dhe investimeve nė 5 vjet prej 160 milionė eurosh, thuhet ne njoftimin nga kjo ministri.
ECIKS
|