|
Shqipėria pret 900 milionė euro nga turizmi
Tiranė, 08 maj 2007 - Shqipėria po pėrgatitet qė kėtė vit tė pres mė shumė sė njė milion turistė nga tė cilėt pret pėrfitime, nė vlerė prej 900 milionė eurosh, pėr dallim nga viti i kaluar kur pėrftimet ishin 500 milionė euro.
Sipas ministrit tė Turizmit dhe Kulturės tė Shqipėrisė, Ylli Pango, gjatė sezonit turistik pėr vitin 2007, tė ardhurat nga ky sektor parashikohet tė kapin shifrėn e rreth 900 milion euro, nga 500 milion euro qė ishin nė vitin 2006. Pango thotė se numri i turistėve nga 900 mijė persona, qė vizituan Shqipėrinė njė vit mė parė, gjatė vitit 2007 mendohet tė jetė mbi 1 milion turistė.
Ministri Pango ka thėnė se, pas ligjit tė ri pėr turizmin, ėshtė nė pėrgatitje e sipėr edhe strategjia afatgjate pėr kėtė sektor tė rėndėsishėm tė ekonomisė shqiptare. Nė kėtė kontekst, Pango ka pėrmendur edhe heqjen e taksės kufitare dhe bashkėpunimin me Ministrinė Brendshme pėr ēėshtjen e sigurisė dhe me KESH-in pėr furnizimin me energji tė zonave turistike.
ECIKS / Telegrafi
|