|
Bullgaria tradhton AMBO-n
Sofje, 20 shkurt 2007 - Projekti pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit AMBO, i cili parashikohet tė kalojė pėrmes Bullgarisė-Maqedonisė dhe Shqipėrisė, duket se ka marrė njė thikė mbas shpine, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes trepalėshe mes Rusisė, Bullgarisė dhe Greqisė.
Presioni i Rusisė bėri qė Bullgaria tė tėrhiqet nga pozicioni i saj fillestar lidhur me dy naftėsjellėsit qė do tė kalojnė pėrmes saj. Kremlini ka detyruar qeverinė e Sofjes tė firmosė shfrytėzimin e portit tė Burgasit nga konsorciumi greko-bullgaro-rus dhe jo nga konsorciumi qė do tė administrojė naftėsjellėsin AMBO, siē ishte parashikuar.
Pengesa kryesore qė mbajti peng nėnshkrimin e marrėveshjes pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit, Burgas-Aksandropolis ka qenė pikėrisht naftėsjellėsi AMBO dhe angazhimi i Bullgarisė pėr tė vėnė nė dispozicion tė kėtij projekti tė gjitha kapacitetet e portit tė Burgasit. Sipas mediave bullgare, marrėveshja e nėnshkruar mes Greqisė, Bullgarisė dhe Rusisė, parashikon shfrytėzimin e hapėsirės portuale tė Burgasit nga kompania ndėrtuese dhe mė pas menaxhuese e naftėsjellėsit Transbalkan Pipeline. Kjo pikė e marrėveshjes duket se ka rrėzuar shqetėsimin e vendeve nė fjalė dhe veēanėrisht tė Rusisė pėr kėrcėnimin real nga projekti tjetėr konkurrues AMBO, i cili do tė transportonte naftėn nga porti i Burgasit drejt bregdetit jugor tė Shqipėrisė.
ECIKS / Gazeta Express
|