|
Bien ēmimet e naftės
Londėr Njujork, 27 dhjetor 2006 - Ēmimet e naftės dhe tė gazit natyror kanė rėnė ndjeshėm si pasojė e dimrit tė butė qė e reduktoi kėrkesėn pėr kėto karburante. Kėshtu nafta e papėrpunuar nė tregun elektronik tė Nju Yorkut pėr dėrgesat e shkurtit ra pėr 1.1 dollarė, duke u shitur 61.3 dollarė bareli. Ndėrkohė, ēmimi i naftės Brent nė tregun e Londrės ka rėnė pėr 1.3 dollarė, duke u shitur 61.1 dollarė bareli. Ēmimi i naftės ishte ngritur pas paralajmėrimit pėr shkurtim tė dytė tė eksporteve nga ana e OPEC-ut, pėr 500 mijė barela nė ditė. Por, ekspertėt konsiderojnė se ēmimi i naftės mund tė ngrihet sėrish si pasojė e sanksioneve tė vėna ndaj Iranit nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, tė cilat mund ta kufizojnė ndjeshėm furnizimin.
ECIKS / Express
|