|
U nėnshkrua MTL mes Kosovės dhe Bosnjė Hercegovinės
Gjeraqina Tuhina
Marrėveshja e fundit e Tregtisė sė Lirė (MTL) nė kuadėr tё Paktit tё Stabilitetit u nėnshkrua sot nё Bruksel nё mes tё Kosovёs dhe Bosnjёs e Hercegovinёs. Nё emёr tё Kosovёs, marrёvesjen e ka nėnshkruar Andreas Vitkovski nga UNMIK-u, ndёrsa e parafoi ministri pёr Tregti dhe Industri Bujar Dugolli, e nё emёr tё Sarajevёs zyrtare nёnshkroi zёvendёsministri i Jashtёm i Bosnjёs dhe Hercegovinёs Anton Rill. Mirėpo, pėrderisa mallrat tani mund tё qarkullojnё lirshėm, kėtė nuk do tė mund ta bėjnė edhe njerėzit, pёr shkak tё regjimit tё vizave qё ka ky shtet ndaj Kosovės
Bruksel, 19 tetor 2006 - Pёr Andreas Vitkovskin, nga Shtyla e IV-tė e UNMIK-ut nёnshkrimi i sotёm dёshmon vizionin e qartё evropian tё palёve, ndёrsa ai shpreson se sё shpejti do tė nėnshkruhet dhe marrėveshja pėr zonėn e tregtisė sё lirё, e njohur me shkurtesėn CEFTA.
Ndryshe, bėhet fjalė pёr marrёvshjen e katёrt tё kёsaj natyre. Marrёrveshjet e Tregtisё sё Lirё me Shqipёrinё dhe Maqedoninё tashmė janё nё fuqi, ajo me Kroacinё do aplikohet me 1 nёntor, ndёrsa marrёveshja e nёnshkruar sot hyn nё fuqi nё dhjetor tё vitit 2006.
Ministri pёr Tregti dhe Industri nё Qeverinё e Kosovёs, Bujar Dugolli, me kёtё rast u shpreh se do ketё vёshtёrёsi gjatё impementimit tё marrёveshjeve me Kroacinё dhe Bosnjёn pёr shkak tё tё ashtuquajturave barrierave jotarifore, pёrkatёsisht faktit se mallrat tani mund tё qarkullojnё lirshėm, por jo edhe njerėzit, pёr shkak tё regjimit tё vizave qё kanё kёto dy shtete ndaj Kosovёs.
Kёrkesa e Dugollit gjatё bisedimeve ishte qё qarkullimi i lirё i njerёzёve tё jetё parim i CEFTЁS.
Raundi i katёrt i negociatave pёr CEFTЁN ku marrin pjesё pёrfaqёsuesit e venedeve tё Ballkanit Perėndimor, po mbahet nё ambientet e Komisionit Evropian.
Raundet e mёparshme kanё pёrfunduar pa sukses, por zyrtarёt e Komisionit Evropian kanё bёrё tё ditur se ky raund duhet tё jetё edhe i fundit, pasi qё nuk do lejohet largimi i palёve pёrderisa nuk arrihet marrėveshja.
Radio Kosova
|