|
AKM: Procesi i korporatizimit ėshtė shumė i nevojshėm
Prishtinė, 7 mars 2005 - "Procesi i korporatizimit ėshtė shumė i nevojshėm, pasi ndėrmarrjet publike nė Kosovė dhe ish-ndėrmarrjet e tjera, kanė status dhe formė e cila ėshtė e pasqaruar dhe e panjohur pėr investitorėt, bankat, furnizuesit, konsulentėt dhe kontabilistėt". Kėshtu thanė zyrtarė tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit gjatė njė takimi tė sotėm me gazetarė qė u mbajt njė Prishtinė. Nė takimin me temėn "Korporatizimi i Ndėrmarrjeve Publike nė Kosovė", mes tjerash u tha se korporatizimi do tė qartėsojė statusin juridik tė tė gjitha Ndėrmarrjeve Publike.
Korporatizimi nėnkupton krijimin e njė kompanie ose subjekti tė ri juridik. Kjo do tė thotė qė do tė krijohet njė kornizė juridike nė tė cilin do tė barten tė gjitha asetet dhe detyrimet ekzistuese. Pėr kėtė qėllim procesi i quajtur "korporatizim" nė praktikė bartė nė vete mė shumė veprime sesa krijimi i subjekteve tė reja juridike.
"Aty pėrfshihet edhe vlerėsimi i tė gjitha aseteve, detyrimeve ekzistuese, veprimeve si dhe kontratave dhe shėnimeve kadastrale tha Ilir Salihu zyrtar nė departamentin e ndėrmarrjeve publike nė AKM. Sipas tij, ndėrmarrjet publike qė administrohen nga AKM-ja dhe qė janė nė proces tė korporatizimit janė:
- Aeroporti i Prishtinės,
- Ndėrmarrjet pėr ngrohje qendrore nė Gjakovė dhe Prishtinė,
- KEK-u,
- PTK-ja,
- Hekurudhat e UNMIK-ut,
- ndėrmarrjet Rajonale pėr Ujė,
- Ndėrmarrjet rajonale pėr Hedhurina dhe
- Ndėrmarrjet rajonale pėr Ujitje.
Ky veprim i ndėrmarrė nga AKM-ja ka si qėllim qė tė mundėsohet dokumentimi, evidencimi dhe regjistrimi i drejtė dhe i pėrpiktė qė asetet dhe kontratat tė identifikohen dhe tė barten tek subjektet e reja qė tė bėhet azhurimi dhe regjistrimi i shėnimeve kadastrale me emėrtimet pėrkatėse dhe qė nė pėrgjithėsi tė bėhet racionalizimi dhe regjistrimi i subjektit.
Aeroporti dhe Postė-Telekomi i Kosovės janė vetė financues tė projektit tė korporatizimit, ndėrsa, projektin e korporatizimit pėr KEK-un, Hekurudhat dhe ngrohjen qendrore e financon AER-i. Ndėrsa, Banka Gjermane pėr Rindertim ėshtė financues pėr Ndėrmarrjet pėr ujė, ujitje dhe Hedhurina.
Salihu theksoi se me rastin e korporatizimit tė Ndėrmarrjeve Publike, kėtyre ndėrmarrjeve nuk do tu ndryshohet pronari. "Pronarėt e NP-ve mbesin ata qė ishin edhe mė herėt. Nė rastin e Kosovės, aksionet e NP-ve do tė shfrytėzohen nga AKM-ja sepse AKM-ja nė bazė tė rregullores sė punės ėshtė pėrgjegjėse, kujdestare pėr kėto ndėrmarrje", ka thėnė Salihu.
Derisa mbahej konferenca me gazetarė pėrpara AKM-sė mbahej njė protestė e punėtorėve tė Trasing-ut tė cilėt i kėrkonin pagat e tyre, tė cilat nuk u janė dhėnė pėr mė tepėr se 14 muaj.
ECIKS / Radio Kosova
|