|
Rriten pėr 30 pėr qind ēmimet e makinave
Prishtinė, 22 mars 2005 - Janė rritur me sė paku 30 pėr qind ēmimet e makinave tė prodhura mė parė se janari i vitit 1997, pasi kėto makina nuk do tė mund tė importohen mė nė Kosovė. Dje ka kaluar afati pėrfundimtar i vendosur nga qeveria e Kosovės pėr importimin e makinave tė prodhuara nė kėtė datė, ndėrkaq automatikisht ėshtė hequr akciza prej 20 pėr qind pėr makinat mė tė reja se ky vit, me qėllim
stimulimin pėr blerjen e makinave tė reja.
Ky vendim qė ka hyrė nė fuqi dje, ishte paralajmėruar qė nga fillimi i janarit. Kjo periudhė tremujore u ka shėrbyer njerėzve qė tė zhdoganojnė jashtėzakonisht shumė makina ditėt e fundit. Sipas shifrave tė Shėrbimit Doganor tė UNMIK-ut, vetėm javėn e fundit janė zhdoganuar mė shumė se 3 mijė makina dhe pėrfitimi i buxhetit tė Kosovės prej kėtyre zhdoganimeve ėshtė mė i madh se 5 milionė euro.
Pėr tė zhdoganuar njė makinė nė Kosovė, deri mė tani ėshtė paguar 45 pėr qind e shumės sė automjetit, plus akcizėn lineare prej 500 euro. 10 pėr qind ishte dogana, 15 pėr qind TVSH, 20 pėr qind akcizė dhe 500 euro akcizė fikse, pavarisht nga marka e automjetit dhe ēmimi i saj. Me rritjen e ēmimit, njerėzit nuk do tė mund tė blejnė makina tė reja kėshtu qė do tė riparojnė makinat e vjetra, pohoi njė shitės automjetesh nė tregun e makinave tė Prishtinės.
Ndėrkohė qė Agon Veliu, njė tregtar tjetėr nė tregun prishtinas tė automjeteve, shprehet se ėshtė vėnė re njė rritje prej minimalisht 30 pėr qind e ēmimeve. Deri para disa kohėsh njė makinė e mirė mund tė blihej me 1 500 euro, ndėrkohė qė tani, pėr tė blerė tė njėjtėn makinė duhen tė paktėn 2 000 deri 2 500 euro.
Megjithėse shumė makina janė zhdoganuar, mjaft tė tjera qarkullojnė me targa tė shteteve te huaja, ose pa targa fare. Shėrbimi Policor i Kosovės ka njoftuar se do tė marrė masa pėr tė konfiskuar tė gjitha automjetet pa targa.
Nga heqja e akcizės prej 20 pėr qind, buxheti i Kosovės pritet tė humbasė 12 milionė euro, ndėrsa kėto para parashikohen tė kompensohen nėpėrmjet taksės prej 40 euro qė do tė paguajė ēdo shofer i automjeteve ēdo vit.
ECIKS / Biznesi
|