|
Njė menaxher tė mirė, aman
Mbi 230 milionė euro janė borxhet e tatimpaguesve ndaj Administratės Tatimore dhe pėrsėri llogaritet se ata kanė kryer punėn me sukses. Qindra miliona euro gjoba tė pambledhura nga bizneset ilegale e kontraktorėt qė nuk kanė respektuar kontratat, dhe Qeveria nuk e ka llogaritur se sa humbje i shkakton buxhetit kjo
Syzana Bytyēi
Prishtinė, 31 tetor 2007 - Njė menaxher i mirė do ta dyfishonte buxhetin e Kosovės saora. Duke e rrudhur dorėn nė mallra e shėrbime tė agjencive buxhetore po se po, por mė shumė do tė fitonte po ti mblidhte paratė ndėr borxhlinj.
Po ti mblidhte KEK-u mbi treqind milionė euro borxhe, sa e di qė i ka ndėr konsumatorė, nuk do tė kishte nevojė qė tia shtrinte dorėn Qeverisė sa herė do tė detyrohej tė paguante importet e shtrenjta apo renovimet emergjente. Krahas kėsaj do ta edukonte konsumatorin qė tė jetė mė i pėrgjegjshėm dhe tė kryejė obligimet e veta e ta kursejė rrymėn. Humbjet teknike, qė nė pėrkthim i bie lidhjet ilegale, KEK-u do tė mund ti shndėrronte nė biznes fitimprurės, duke i gjobitur ata qė marrin guximin tė lidhen nė rrjetin e KEK-ut e tė mos i regjistrojnė orėmatėsit e tyre.
Paramendoni sa para do tė mund tė fitoheshin duke aplikuar gjoba ndaj atyre qė bėjnė ndėrtime ilegale. Vetėm nė Prishtinė llogaritet se janė pesėmbėdhjetė mijė sosh. Por komunės as qė i shkon mendja ta bėjė kėtė. Nė disa raste vetėm ka ngritur padi ndaj ndėrtuesve ilegalė, padi qė marrin vjet tė tėra pėr tu zgjidhur. Madje Komuna e Prishtinės as nuk ka caktuar se sa do tė ishin gjobat pėr ata qė e kanė shndėrruar kryeqytetin nė kaos urbanistik.
Gjysma e pompave tė benzinės nė Kosovė punojnė pa licencė, e gjobat pėr ato qė e bėjnė kėtė shkojnė deri nė njėqind mijė euro. Po tė aplikonte ndėshkimin maksimal ndaj tyre, Qeveria do tia shtonte buxhetit 26.5 milionė euro. E pastaj do tė mund ta pėrgjysmonte numrin e tyre dhe kėshtu ti parandalojė katastrofat natyrore dhe rrezikun pėr njerėzit qė jetojnė nė afėrsi tė pompave tė ndėrtuara nė zonat e banuara. Nė tė njėjtėn kohė do tė ishte mė e lehtė pėr inspektorėt qė tė vizitojnė mė shpesh pompat e tė kontrollojnė cilėsinė e karburanteve, pėr tė siguruar qė vozitėsit nuk blejnė naftė industriale nė vend tė dizelit.
Ata qė kanė para tė ndėrtojnė hotele e restorante, pse tė mos paguajnė pėr licenca e taksa. Pse tė tolerohen pronarėt e lojėrave tė fatit?
Kushedi edhe sa kilometra rrugė cilėsore do tė ishin shtruar po ti ndėshkonte Ministria e Transportit kompanitė qė nuk ia kryejnė punėt me kohė. E sa tė tjera prej atyre qė nuk kanė shtruar asfaltin me kualitetin e premtuar.
Pse tė mos ndėshkohen ata qė mashtrojnė konsumatorin. Me siguri asnjė furrė nuk do tė kishte shpėtuar pa u gjobitur po tė viheshin inspektorėt nė aksion e tu masnin bukėt.
Mirėpo kjo nuk ndodh. Arsyetimi zyrtar ėshtė gjithnjė i njėjtė: Nuk kemi mjaft inspektorė pėr tė mbuluar tėrė bizneset. Madje Ministria e Financave as qė ka llogaritur se sa para humbet buxheti nga gjobat e pambledhura e taksat e papaguara.
Po tė kishte vendi njė menaxher tė mirė, ai nuk do tė mjaftohej me konkludimin se nė Kosovė nuk respektohet ligji. Nuk do ti mbyllte sytė e tė harronte depozitėn prej 16 milionė eurosh qė fituesi i tenderit pėr licencė tė dytė tė telefonisė mobile nuk ia ka paguar kurrė buxhetit. Do tė krijonte mekanizmat pėr ta forcuar ligjin, do tė angazhonte mė pak shoferė, sekretarė e sekretaresha e mė shumė inspektorė. Nuk do tė lejonte qė qarkullimi i ekonomisė joformale tė jetė sa tėrė buxheti i Kosovės. E mė e pakta, do ta dinte se kush dhe sa i ka borxh.
Koha Ditore
|