rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Bankat komerciale kanė shtuar kreditė pėr rreth 60 %


Prishtinė, 20 prill 2005 - Sektori financiar nė Kosovė ka zhvilluar shumė kapacitete dhe njė nivel tė lartė sigurie. Megjithatė, mbetet njė rrugė e gjatė pėr tė arritur njė sistem financiar modern dhe tė qėndrueshėm, thanė sot nė Prishtinė, drejtuesit e Autoritetit Bankar dhe tė Pagesave tė Kosovės (BPK), gjatė prezantimit tė raportit vjetor pėr vitin e kaluar.

Sistemi financiar modern do tė sigurojė tė gjitha shėrbimet e nevojshme pėr zhvillimin e njė ekonomie tregu tė frytshme. Por, nė kėtė rrugė duhen evituar disa pengesa, theksoi drejtori menaxhues i BPK-sė, Mishel Sveēine. “Pasiguria e statusit tė ardhshėm tė Kosovės nuk i inkurajon investimet e huaja dhe integrimin e vendit nė rrjetet financiare ndėrkombėtare. Nė mungesė tė njė kodi Swift, rritet margjinalizimi i Kosovės”, ka theksuar Mishel Sveēine. Drejtuesit e BPK-sė pėrmenden edhe angazhimin drejt zvogėlimit tė pėrdorimit tė parave tė gatshme. Nė kėtė drejtim do tė ndihmojė edhe projekti Kos-Giro, pėr pagesėn e faturave tė ndėrmarrjeve publike pėrmes bankave. Ekonomia kosovare nė vitin e kaluar ka shėnuar rritje pėr 3.2 pėr qind, qė nėnkupton se kishte njė ngadalėsim tė zhvillimit ekonomik, pasi qė vitin 2003 rritja ekonomike nė shkallė vendi ishte 4,7 pėr qind. Bankat komerciale kanė shtuar kreditė pėr rreth 60 % dhe kjo vlerėsohet si pozitive. Nė konferencėn e sotme pėr gazetarė, u njoftua po ashtu se BPK-ja do tė shpėrndajė nė treg apoenėt metalike tė imta qė shėrbejnė pėr kusur, nė vlerė prej 1, 2 dhe 5 cent.

ECIKS / RTKLive
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

U hapėn ofertat e para pėr privatizimin e "Ferronikelit"
Themelohet Agjencia pėr Standardizim
Austriakėt sė shpejti blejnė edhe Mobtelin serb
UNMIK ndryshon procedurat e privatizimit
Banka Evropiane e Investimeve mundėson kredi pėr Kosovėn



Analizat e Fundit

Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja
Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail