rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Investimet gjermane nė Evropėn Lindore tepėr lukrative


Berlin, 12 janar 2005 - Kur bėhet fjalė pėr tregti dhe investicione, vendet e Evropės Lindore dhe Juglindore janė ndėr mė tė shpejtat. Ndėrkohė qė vendet e Perėndimit dhe SHBA-s veprojnė ngadalė, shtete si Bullgaria, Rumania, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, si edhe Polonia dhe Ukraina ecin me hapa tė shpejtė pėrpara. Shumė bisnesmenė gjermanė e kanė vėnė re kėtė fenomen dhe nuk bėjnė vetėm tregti me kėto shtete por investojnė gjithashtu nė to.

Nė fillim lindi vetėm ideja, por gjatė vizitės sė tij tė parė nė Poloni bisnesmeni gjerman Karl-Heinz Knoop nuhati menjėherė se Evropa Lindore ofron shumė shanse. Nė Riesenbeck, nė veri tė qytetit Münster, Knoop ndėrton sisteme centrifugale pėr ushqimin e kafshėve. Firma e tij RIELE ka rreth 70 bashkėpunėtorė, por pėr shkak tė situatės sė vėshtirė ekonomike nė Gjermani, Knoop u detyrua tė kėrkojė tregje tė reja. Nė fillim nė Poloni, pastaj nė Rumani, Rusi dhe Ukrainė. A ishte e lehtė kjo gjė?

"Probleme ka gjithmonė, sidomos kėtu nė Gjermani kur bėhet fjalė pėr pagat. Pastaj vijnė problemet me korrupsionin, por kėto probleme rregullohen. Tani mė pėlqen mė shumė tė punoj nė kėto vende sesa nė Gjermani" - tregon Knoop.

Taksa dhe kosto prodhimi mė tė ulta si edhe shanse tė mira pėr rritjen e bisnesit si edhe domsdoshmėria pėr investime shtyjnė gjithnjė e mė shumė bisnesmenė tė shkojnė nė kėto vende. Sipas Axel Bauer, drejtorit tė Unionit pėr Evropėn Lindore, njė numėr i konsiderueshėm i vendeve tė punės nė Gjermani varet nga bisnesi me vendet e Lindjes, i cili ka arritur njė volum shumė mė tė lartė se tregtia me SHBA-s:

"Ka vite qė tregtia gjermane nė Lindje sjell shifra shumė pozitive. Nė vitin 2004 arritėm shifrėn mė tė lartė deri tani, 170 miliardė euro. Kush do tė kish menduar nė vitet 90 se bisnesi me Rumaninė sjell gati 8 miliardė euro profit nė vit?" - thotė Bauer.

200 ditė nė vit kalon gjermani Karl-Heinz Knoop nė firmat e tij nė vendet e Evropės Lindore. Nė Gjermani ai ka rreth 25 bashkėpunėtorė dhe nė Lindje rreth 250. Profiti qė sjellin firmat e tij nė Evropėn Lindore rritet nga viti nė vit.

ECIKS / DWelle
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

U hapėn ofertat e para pėr privatizimin e "Ferronikelit"
Themelohet Agjencia pėr Standardizim
Austriakėt sė shpejti blejnė edhe Mobtelin serb
UNMIK ndryshon procedurat e privatizimit
Banka Evropiane e Investimeve mundėson kredi pėr Kosovėn



Analizat e Fundit

Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja
Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail