_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Papjekuria greke

Kujtim Dobruna


Aiolos, mbreti i erėrave sipas mitologjisė greke, pasi kishte gostitur mirė Odiseun dhe miqtė e tij, iu kishte dhėnė me vete si dhuratė njė thes me erėra tė volitshme lundrimi, me porosinė qė thesin ta mbajnė tė mbyllur. Sipas Homerit, pėrcjellėsit e Odiseut nuk kishin mundur t’i bėjnė ballė kureshtjes dhe kishin hapur thesin, duke bėrė qė tė gjitha erėrat tė ikin dhe ta kthejnė anijen tek Aiolosi. Por, lutjet e Odiseut pėr njė thes tė ri, Aiolosi nuk i pėrfilli mė.

Aiolos quhet edhe njėri nga transaksionet e bankave nė Wall Street, pėrmes tė cilit Greqia mė 2001 kishte marrė kredi tė fshehta nė tregun financiar amerikan pėr tė sajuar fakte se gjoja pėrmbushte kriteret e anėtarėsimit nė Eurozonė. Sipas New York Times, Greqia me ndihmėn e bankave amerikane arriti tė fshehė borxhet e vėrteta para Brukselit dhe mė pas vazhdoi tė mbajė tė larta shpenzimet shtetėrore, pa u ndrojtur se njė ditė do pėrballej me ndėshkime. Por, shpenzimet e tepėrta pėr Lojėrat Olimpike 2004 dhe kriza e vitit 2008-tė duken t’i kenė dhėnė fund aventurės greke. Tė pavėrtetat dolėn nė shesh tani kur Greqia pranoi se nuk ėshtė nė gjendje tė kthejė borxhet e jashtme sipas planit. Goditja qė iu bė Eurozonės dhe besimit tė ndėrsjellė nė Unionin Evropian (UE) nga kjo papjekuri greke ėshtė e rėndė. Disa vende tė kėsaj zone, tė cilat sapo kishin filluar tė japin shenjat e para tė kėndelljes nga kriza mė e thellė financiare botėrore qė nga vitet e 30-ta tė shekullit tė kaluar, tani rrezikohen tė kthehen nė njė recesion edhe mė tė thellė. Valuta e pėrbashkėt Euro ka reaguar me zhvlerėsim tė vazhdueshėm karshi dollarit amerikan duke rritur pasigurinė tek investitorėt pėr tė ardhmen e saj.

Kur nė vitet e 90-ta disa shtete evropiane patėn krijuar unionin monetar, kritikat nga ekspertėt amerikanė nuk ishin tė pakta. Monetaristi i mirėnjohur Milton Friedman kishte profetizuar se Euro nuk do ta mbijetojė krizėn e parė tė madhe ekonomike botėrore. Tani ėshtė ende herėt tė thuhet se sa tė drejtė kishte Friedman, por njė gjė ėshtė e qartė: themeluesit e valutės sė pėrbashkėt nuk kishin menduar edhe pėr njė strategji dalėse, nėse njėri nga anėtarėt e Eurozonės nuk vazhdon tė pėrmbushė kriteret e pėrcaktuara fillimisht. Shteti grek duke shfrytėzuar kėtė vrimė rregullative e kishte mė tė lehtė tė lėshohej nė aventurat e falsifikimit tė statistikave ekonomike, sepse e kishte tė sigurt se as nuk do pėrjashtohej nga Eurozona dhe as nuk do mbetej pa mbėshtetje nga jashtė nėse do rrezikohej nga falimentimi. Fundja, rėnia e njė anėtari tė Eurozonės, do tė ēonte zhvlerėsimin e euros drejt pafundėsisė.

Deficiti aktual grek besohet tė jetė rreth 12.7 pėr qind e Bruto Produktit Vendor (BPV), apo mbi katėr herė mė i lartė se sa niveli i lejuar me kriteret e konvergjencės tė UE. Vetėm gjatė prillit dhe majit Greqia duhet tė kthejė borxhe nė vlerė prej rreth 20 miliardė euro, ndėrsa deri nė fund tė vitit kjo shumė pritet tė arrijė nė 53 miliardė apo 5 pėr qind tė BPV-sė greke. Shpresa e vetme pėr Athinėn mbetet tė kėrkojė shpėtimin nė Bruksel.

Por, politika e jashtme greke nuk ėshtė gjithnjė e rreshtuar krahas interesave tė aleatėve perėndimorė nė Bruksel, NATO-s dhe UE-sė. Pėrderisa Greqia ėshtė marrėse neto nga UE, qė nėnkupton se ka qasje nė fonde tė majme zhvillimore pa paguar asnjė cent nė buxhetin e pėrbashkėt, ajo nė tė njėjtėn kohė vazhdon flirtin me Rusinė, duke ēuar pėrpara agjendat ruse pėr rritjen e varshmėrisė sė Evropės nga gazi dhe nafta ruse. Gazsjellėsi South Stream dhe ai Burgas – Alexandroupolis janė nė shėrbim tė kėtyre agjendave. Ish-kryeministri Karamanlis gjatė njė bisede me Putinin kishte vlerėsuar Rusinė si “partner strategjik dhe mik tė madh”. Dėshmi pėr kėtė partneritet strategjik ėshtė edhe fakti se Greqia si i vetmi shtet anėtar i NATO-s disa herė me radhė kishte blerė armė tė sofistikuara ruse, qė nė realitet nuk janė nė pajtueshmėri me standardet e NATO-s. Mė 2007 sasia e armėve tė blera nga Greqia kapte shumėn prej 1.2 miliardė euro. Sot pothuajse i tėrė sistemi grek i mbrojtjes kundėrajrore ėshtė i prodhimit rus, tė cilin grekėt e kishin preferuar mė shumė se sa sistemit amerikan Patriot. Kundėrthėniet e politikės greke me aleatėt perėndimorė dhe simbioza me politikėn ruse shihen qartė edhe nė ēėshtjen e njohjes sė Kosovės.

Kriza greke ka sjellė Brukselin para njė vendimi tė vėshtirė: tė shpėtojė Greqinė nga falimentimi pėrmes garancive dhe infuzioneve financiare, gjė qė duket se do tė ndodhė, dhe tė rrezikojė qė edhe vendet tjera me simptome tė ngjashme (Spanja, Portugalia, Irlanda e Italia) t’i bien nė barrė Brukselit. Apo, tė vendosė kundėr mbėshtetjes financiare dhe tė vejė nė rrezik tė pėrhershėm valutėn e pėrbashkėt dhe bankat evropiane.

Ēfarėdo vendimi qė merret, njė gjė duhet pasur parasysh: ky ėshtė njė rast i shkėlqyer pėr Brukselin tė rirreshtojė shtetet si Greqia e Spanja nė njė vijė me politikėn e jashtme tė Unionit Evropian, duke nėnkuptuar edhe njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Njėherėsh, thesi i erėrave tė volitshme qė Brukseli mund t’i japė me vete Greqisė pas gostisė qė i bėri Papandreut, siē bėri Aiolosi me Odiseun, duhet tė kushtėzohet me reforma konkrete ekonomike dhe me njė mbikėqyrje tė drejtpėrdrejtė evropiane pėr tė mos vėnė nė sprovė kureshtjen greke pėr falsifikim statistikash. Anija greke nuk mund tė ankorojė nė Bruksel vetėm atėherė kur i duhet shpėtimi. E mitologjia na mėson se lutjet pėr thasė tė rinj, nuk pėrfillen.

Ky shkrim ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmėn kosovare Koha Ditore, tė datės 24 shkurt 2010

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org