_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
Edmond SHABANI, ECIKS, 25.06.2003

Tė kesh sot ne Kosovė qasje nė Internet nuk ėshtė edhe aq privilegj i madh, tė provosh qė pėrmes Internetit ta gjesh njė prodhim kosovar pėrfshirė kėtu edhe pėrshkrimin e tij ėshtė njejtė si tė provosh ta dekodosh kodin gjenetik njerzor, dhe pėrfundimisht ėshtė mė lehtė ta blesh njė „Space Shuttle“ sesa njė produkt kosovar nė Internet.

Tė gjitha kėto janė tė kuptueshme. Kosova ka katėr vite qė ka dalur nga lufta dhe dikush mundet me tė drejtė tė argumentojė qė kemi ecur mjaft nė kėtė drejtim kur tė mirren parasysh rrethanat nė tė cilat kemi jetuar dhe punuar. Krahasimet mė lart janė tė ekzagjeruara. Sidoqoftė, kjo nuk ėshtė tema e kėsaj analize. Tekefundit shumė shpejtė ndoshta edhe do tė jemi nė gjendje tė blejmė produkte kosovare pėrmes Internetit, pėrfshirė kėtu edhe ekzistencėn e tėrė infrastrukturės sė nevojshme softverike bankare, por as kjo nuk ėshtė e rėndėsishme!

Ēka ėshtė atėherė e rėndėsishme? E rėndėsishme, madje shumė, ėshtė ekzistenca e strategjive tė ndėrmarrjeve kosovare lidhur me mundėsitė qė u ofron atyre Interneti. Nuk e kam fjalėn kėtu pėr shitje tė prodhimeve tė tyre pėrmes Internetit, as pėr reklamim tė produkteve sepse Interneti nuk shėrben pėr reklamim, madje shumė ekspertė mendojnė qė Interneti nuk shėrben as pėr marketing. Interneti ėshtė komunikim, bisedė, dialog i secilit me secilin nė tėrė rruzullin tokėsor dhe ndėrmarrjet tona patjetėr do tė duhet t’i bashkangjiten kėtij komunikimi nėse nė tė ardhmen duan ta gjejnė vendin e tyre nė integrimet aq shumė tė pėrfolura ekonomike rajonale dhe evropiane. Kjo ėshtė tema e kėsaj anlize!

Cilat janė kėto strategji dhe pse janė tė rėndėsishme?

Interneti dhe teknologjia qė lidhej me tė i kanė dhėnė njė shtytje marramendėse ekonomisė sė shteteve tė zhvilluara gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Por ēfarė ėshtė edhe mė e rėndėsishme se kjo, Interneti ka ndryshuar mėnyrat e biznesit. Kreativiteti nė biznes ėshtė bėrė shumė mė i rėndėsishėm sesa nė kohėn para Internetit, posaēėrisht nė fushėn e marketingut. Reklamimi klasik i produkteve nė media elektronike ka humbur nė rėndėsi. Ėshtė e kotė tė reklamosh produktin tėnd nė superlativė, kur nė anėn tjetėr blerėsit potencial kanė mundėsi qė nė Internet tė komunikojnė drejtėpėrsėdrejti me ata qė tashmė kanė blerė produktin dhe tė kuptojnė se sa ėshtė vlera reale e tij. Kur dikush sot ėshtė i interesuar tė blejė njė kamerė, kompjutor, automobil apo ēkado tjetėr, vendimin nuk e merr pėrballė ekranit tė televizorit por brenda Internetit. Kjo ka ndikuar qė kompanitė tė fillojnė tė komunikojnė me klientėt e tyre drejtėpėrsėdrejti, pėrmes Internetit, dhe sinqerisht tu pėrgjigjen pyetjeve jo tė kėndshme tė blerėsve. Kompanitė e mėdha sot japin shuma milionėshe nė pėrpilimin e strategjive pėr Internet. Ato kompani tė mėdha tė cilat nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, sot nuk ekzistojnė mė!

Natyrisht se ndėrmarrjet tona kosovare, pėr shumė arsye, nuk mund tė krahasohen me kompanitė e lartėpėrmendura. E para, nuk kanė shumė produkte konkurente nė treg dhe e dyta, nuk kanė me kė tė diskutojnė, pasi qė numri i pėrdoruesve tė Internetit nė Kosovė ėshtė ende relativisht i vogėl, kurse mallrat e Kosovės vėshtirė qė mund tė gjinden jashtė saj. Sidoqoftė, ekziston njė aspekt tjetėr shumė i rėndėsishėm nė rrethanat tona: „investimet e huaja“, fjalė kjo qė me siguri ėshtė fjala mė e pėrsėritur nė mediat kosovare gjatė dy viteve tė fundit, pas fjalės „pavarėsi“ natyrisht!

Shumė drejtorė tė kompanive kosovare qė njihen si pronė shtetėrore ankohen nė media pėr mungesėn e investimeve tė huaja, duke shprehur gjithmonė rėndėsinė jetike tė kėtyre investimeve. Tė njejtėn gjė e bėjnė edhe qeveritarėt tanė. Si arsye kryesore e mungesės sė investimeve shpesh pėrmenden baza ligjore, statusi i padefinuar i Kosovės dhe jostabiliteti i rajonit. Tė gjitha kėto qėndrojnė dhe ėshtė punė e qeveritarėve tė merren me kėto probleme. Por, sa bėjnė vetė drejtorėt pėr tė tėrhequr investimet? Sa bėjnė ndėrmarrjet private nė Kosovė pėr tė gjetur partnerė ose investorė tė huaj? Natyrisht qė edhe ata mund tė kontribuojnė, madje tė jenė edhe mė kreativ sesa qeveria apo UNMIK-u.

Padyshim qė gjėja e parė njė partner ose investor potencial do tė ndėrmirrte pėr tė siguruar informata pėr Kosovėn dhe ekonominė e saj ėshtė njė kėrkim i thjeshtė nėpėr Internet. Si rezultat do tė ishin 4 ose 5 faqe tė kompanive e ndėrmarrjeve kosovare, deri nė 10 faqe tė mediave kosovare dhe njė numėr i padefinuar i organizatave joqeveritare, jofitimprurėse, agjencive tė Kombeve tė Bashkuara dhe organizatave tjera tė llojllojshme. Interneti nuk ėshtė mė i rėndėsishmi pėr ekonominė e sotme kosovare, por tė paktėn ėshtė i rėndėsishėm. Nėse dikush do tė interesohej tė gjejė mė shumė informata nė Internet pėr prodhime bujqėsore kosovare, me qėllim tė investimit ose ēfarėdo lloji tjetėr tė bashkėpunimit, do tė dėshpėrohej. Nė fakt, kompanitė kosovare dhe ndėrmarrėsit privat nuk kanė nevojė pėr strategji tė komplikuara nė Internet. Atyre ju mungon njė prezencė e thjeshtė, njė ftesė pėr dialog, pasi qė prezenca nė Internet nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē njė ftese tė thjeshtė pėr dialog!

Gjendja aktuale

Nga ajo qė u tha mė lart, lehtė mund tė konkludohet se ndėrmarrjet kosovare e kanė Internetin si tė fundit nė listėn e prioriteteve, nėse sė paku ndodhet nė listė! Nė tė njejtėn kohė, prioritet i padiskutueshėm ėshtė gjetja e partnerėve ose investorėve nga jashtė, qoftė pėr qėllime importi, investimi, ose nė raste mė tė ralla pėr qėllime eksporti. Duket se shumė pak ndėrmarrje kosovare e shohin Internetin, apo thėnė mė saktė prezencėn e tyre nė Internet, si mjet pėr arritjen e prioriteteve tė tyre. Nė realitet, pėrveē talentit dhe shpirtit tė tyre ndėrmarrės, Interneti ėshtė njė ndėr mjetet kryesore nė dispozicion tė ndėrmarrėsve. Baza ligjore, rrethanat e pėrgjithshme ekonomike, statusi final dhe stabiliteti i rajonit ėshtė mė shumė punė e qeveritarėve sesa e tyre.

Tė kthehemi tek dialogu. Pėrveē mundėsive qė Interneti ofron nė lėminė e tregtisė dhe transakcioneve, e qė realisht ndėrmarrjet tona ende nuk mund t’i shfrytėzojnė, ai ėshtė edhe njė mjet i thjeshtė pėr dialog. Njė prezencė e thjeshtė e njė ndėrmarrjeje nė Internet, pėrfshirė kėtu pėrshkrimin e veprimtarisė sė tyre, eventualisht produkteve, paraqet edhe ftesė partnerėve tė jashtėm potencial pėr dialog dhe bashkėpunim. Gjatė njė kontakti tė rastėsishėm me njė ndėrmarrės danez, i cili kishte kaluar njė javė nė Internet duke u munduar kot ta gjejė njė ndėrmarrje ndėrtimore kosovare me qėllim tė bashkėpunimit serioz e profitabil, ai shprehu habinė e tij qė njė ndėrmarrje e cila ėshtė nė gjendje tė ndėrtojė ndėrtesa dhjetėkatėshe nė qytetet kosovare nuk ėshtė nė gjendje ta ketė njė faqe tė thjeshtė Interneti me numrat kontaktues.

Problemi nė realitet nuk qėndron aspak te aftėsia teknike, sepse sot nė Kosovė ka agjencione tė panumėrta e shumė kreative qė ofrojnė shėrbime dhe zgjidhje profesionale pėr Internet, shpesh zgjidhje edhe mė tė mira e shumė mė tė lira se kolegėt e tyre nė perėndim. Problemi qėndron te menaxhmenti i ndėrmarrjeve qė si duket ende nuk ka arritur tė kuptojė drejtimin qė ka marrė Kosova dhe nevojėn e ndryshimit tė metodave tė tyre nė tė ardhmen.

Nevojat pėr tė ardhmen

Kosova dhe ekonomia e saj duhet tė pėrfshihen aktivisht nė integrimet ekonomike rajonale dhe evropiane. Me kėtė, si duket, pajtohen tė gjithė, pėrfshirė kėtu edhe ndėrmarrėsit. Ēfarė duhet tė bėjnė ata konkretisht, duket se askush nuk e ka tė qartė. Seminaret e shumta e shpeshherė tė paqėlluara tė organizuara nga ndėrkombėtarėt ende nuk kanė dhėnė rezultate tė dukshme.

Njė gjė qė poashtu shumė shpesh mund tė dėgjohet nė mediat tona ėshtė edhe „mbrojtja e prodhimeve kosovare“. Njė lajm jo shumė i mirė pėr ndėrmarrėsit tanė, ndoshta edhe befasues, ėshtė se integrimet e ardhshme ekonomike do tė lėnė prodhimet kosovare edhe mė tė pambrojtura se deri tash! Nė fakt, nuk do tė jenė tė mbrojtura fare. Nė kuadėr tė marrėveshjeve pėr tregti tė lirė nė rajon dhe mė vonė eventualisht nė kuadėr tė anėtarėsimit tė Kosovės nė strukturat evropiane e botėrore, prodhimet tona do ti mbrojė vetėm kualiteti i tyre dhe asgjė mė tepėr!

Ėshtė koha e fundit qė ndėrmarrėsit tanė tė fillojnė tė mendojnė mė aktivisht dhe nė mėnyrė mė kreative pėr tė ardhmen. Prezenca e ndėrmarrjeve tė tyre nė Internet ėshtė vetėm hapi i parė. Kjo sigurisht se nuk do tė sillte mrekullira, por sė paku do tė lehtėsonte sigurimin e partnerėve, ideve, tregjeve e ndoshta edhe prodhimeve tė reja kosovare. Pėrndryshe, do tė vazhdojmė tė pijmė birra gjermane e turke, qumėsht slloven, tė hajmė ēokollata zvicerrane e vezė greke e tė paguajmė pėr lidhje franceze telefoni supertėshtrenjėta, por vetėm nė rast qė pėr kėtė tė na mjaftojnė 150 Euro tė pagės mujore!

(Ky shkrim i ECIKS ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" tė datės 25 qershor 2003)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org