_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
Kujtim DOBRUNA, ECIKS, 15.06.2003

VJENĖ - Nga takimi i rregullt i shtatė vendeve mė tė industrializuara tė botės dhe Rusisė (G8) nė Evian tė Francės pritej shumė dhe doli fare pak. Ky takim, qė mbahet pėr 27 vite me radhė, kishte si qėllim parėsor dhėniet e sinjaleve pozitive pėr zhvillimin e ekonomisė botėrore, por u pėrqėndrua kryesisht nė ēėshtje politike duke provuar tė zbusė diferencat nė mes te Evropės dhe SHBA-ve tė krijuara nga lufta e Irakut. Ekspertėt e ekonomisė konsideronin se njė shtensionim i kėtyre marrdhėnieve do tė japė sinjale tė qarta pėr ekonominė botėrore dhe do ta lėvizė atė pėrpara nga vendnumėrimi. Mirėpo, ftohtėsia me tė cilėn disa nga udhėheqėsit e tetė shteteve, qė pėrbėjnė 80% tė bruttosocialproduktit tė botės, pėrshėndetėn njėri-tjetrin dhe temat pėr tė cilat ata biseduan bėnė edhe njė herė tė qartė se raportet kėndej e andej Atlantikut janė mė tė ngrysura se kurdoherė mė parė.

Rėnia e vlerės sė dollarit, qė aktualisht ėshtė brenga kryesore e ekonomisė botėrore, as qė hyri nė rend tė ditės. Arsyet pėr kėtė duket tė qėndrojnė nė faktin se nga dollari i dobėt qeveria amerikane pėrmirėson dukshėm bilancin e tregtisė sė jashtme, duke zvogėluar importet dhe rritur eksportet. Nė lidhje mė kėtė, dollari i dobėt ėshtė i mirėseardhur edhe pėr kampanjėn parazgjedhore tė presidentit Bush, qė fillon vitin e ardhshėm. Humbės nga dollari i dobėt, respektivisht euro i fortė, janė veēanėrisht vendet e Eurolandit. Kėshtu, eksportet e Gjermanisė nė SHBA, posaēėrisht eksportet e industrisė automobilistike, janė duke rėnė nė mėnyrė drastike.

Nė Evian ishin ftuar edhe disa shtete tė Afrikės dhe tė Botės sė Tretė, qė si vėzhgues tė japin kontributin e tyre nė kėtė takim. Por, ky kontribut u pėrkufizua vetėm nė fototerminet e pėrbashkėta me gazetarė, duke lėnė kėshtu anash temat jashtėzakonisht tė rėndėsishme si zgjerimi i ndihmės zhvillimore pėr Afrikėn, rritjen e ndihmave nė luftėn kundėr sidės, etj.

Evian, qytet ky i njohur pėr ujin kualitativ mineral me tė njejtin emėr, qė thonė se ka veti shėruese, nuk arriti t’i shėrojė plagėt e reja nga konflikit i Irakut nė mes tė “Evropės sė Vjetėr” dhe SHBA-ve. Pėrpos disa fotografive dhe pėrshėndetjeve me buzėqeshje diplomatike, ekonomia botėrore nuk mori shtytjen mė se tė nevojshme, qė i duhet pėr tė dalė nga recensioni aktual. Takimi G-8 do tė ishte i suksesshėm sikur tė ofronte vendime dhe udhėzime konkrete pėr zhvillimet e ardhshme ekonomike, me theks tė veēantė tek globalizimi.

“N'Selanik samuni 1 metelik, por deri n'Selanik 100 metelik”

Kjo urtėsi popullore sikurse pasqyron mė sė miri gjendjen e krijuar nė Kosovė para Samitit tė Selanikut nga i cili do tė duhej pritur shumė. Por, kur kemi parasysh sė nė Selanik do tė takohen kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė Unionit Evropian pėr t’i biseduar problemet e brendshme tė BE-sė dhe se shteteve te Ballkanit Perėndimor do tė ju kushtohet njė rėndėsi shumė mė e vogėl, atėherė posaēėrisht ne kosovarėt nuk duhet tė presim qė atje pėr ne tė ndodhė ndonjė mrekulli.

Nė njėrėn anė delegacioni kosovar do tė jetė prezent nė cilėsinė e vėzhguesit dhe nė anėn tjetėr nuk do tė ketė mundėsi qė nė ēfarėdo forme tė jap kontributin e vet nė bashkėbisedimin e planeve pėr tė ardhmen e regjionit.

Si nė Evian, pritet qė edhe nė Selanik takimi tė mbizotėrohet nga politika e qė pėr ekonomi tė ketė fare pak vend. Konkretisht duket se qarqet diplomatike tė BE-sė mė shume janė tė pėrqėndruara nė politikėn kozmetike, se nė problemet ekonomike qė preokupojnė vendet e rajonit. Kėshtu ato kanė planifikuar nė Selanik njė takim nė mes tė delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Njė takim i tillė nė rrethanat aktuale mund tė ketė vetėm njė efekt fotogjenik: tė dy kryemistrat do t’i zgjasin dorėn njėri-tjetrit pėrpara gazetarėve dhe dikush nga BE-ja qė ka pasur kėtė ide do tė gėzohet pėr suksesin e tij personal apo pėr “pajtimin shekullor” shqiptaro-serb nė Selanik. Kjo gjė mė asocon fatkeqėsisht nė Evianin dhe shtetet afrikane.

Nė realitet, Samiti do tė duhej tė kishte pikėsynime tjera, ngase ē’ėshtė roli i G-8 pėr ekonominė botėrore, do tė duhej tė ishte roli i kėtij samiti pėr ekonominė e Ballkanit Perėndimor. Kosova dhe regjioni kanė nevojė pėr vendime konkrete tė BE-sė, tė cilat do ta lehtėsonin bashkėpunimin ekonomik regjional dhe do t’i krijonin kushtet pėr paqe e stabilitet afatgjatė si dhe pėr integrim nė strukturat evropiane. Nė veēanti Kosova ka nevojė pėr saktėsimin e datave dhe mėnyrave pėr fillimin e realizimit konkret tė Marrėveshjes pėr Stabilizim-Asociim me BE-nė. Me fuqinė e saj ekonomike, Kosova sot mė shumė i ngjan Mozambikut apo Kenisė e mė pak njė vendi evropian. Stagnimi i ekonomisė qė po verėhet edhe me dukshėm kėtė vit, rritja e shkallės sė inflacionit dhe niveli jashtėzakonisht i lartė i papunėsisė janė problemet kryesore qė duhen luftuar sot tek ne. Vetėm njė Kosovė e zhvilluar ekonomikisht do tė mund tė ofroj stabilitet pėr regjionin, mirėqenie pėr banorėt e saj, mundėsi kthimi pėr refugjatėt dhe koekzistencė nė mes tė etnive tė ndryshme. Andaj mu kėtu do tė duhej tė vihen akcentet e bashkėpunimit me Unionin Evropian dhe me shtetet e regjionit, qė edhe Kosova tė mund tė luaj nė vallen politike tė vendeve kandidate pėr anėtarėsim nė strukturat evropiane.

Se ēka nė realitet do t’i sjellė Selaniku ardhmėrisė sė Kosovės, mbetet tė shihet nė javėt qė vijnė. Deri atėhere ne me tė drejtė mund tė pyesim se a e vlenė te paguhen 101 metelik pėr njė samun nė Selanik?

(Ky shkrim i ECIKS ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" tė datės 18 qershor, 2003)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org