|
Qetėsohet situata nė Kosovė
Prishtinė, 19 mars 2004 - Pas protestave disaditėshe qė anė e mbanė Kosovės shkaktuan 31 tė vdekur dhe mbi 600 tė lėnduar, sot raportohet tė jetė njė ditė mė e qetė. Nėpėr shumė qendra tė Kosovės ėshtė kthyer rendi dhe qetėsia publike dhe forcat e KFOR-it nė bashkėpunim me SHPK-nė dhe policinė e UNMIK-ut kanė vėnė pėrsėri kontrollin.
Nga orėt e hershme tė mėngjesit tė sotėm ka filluar punėn edhe aeroporti i Prishtinės. Sipas pėrgjegjėsve tė aeroportit, fluturimet do tė zhvillohen nė oraret normale, tė parapara mė parė, pėrveq se aerporti sot do tė jetė tejet I ngarkuar edhe me fluturime ushtarake.
Qetėsimi i situatės pasoi dje pas intervenimit tė Kryeministrit tė Kosovės, Dr. Bajram Rexhepi, i cili sė bashku me disa ministra tė tjerė u apeloi demonstruesve ne lagjen Veternik tė Prishtinės qė tė ndalin protestat dhe tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre, pėr ti lėnė hapsirė institucioneve tė Kosovės dhe atyre ndėrkombėtare qė tė kryejn punėn e vet. Tė gjitha institucionet e Kosovės kanė dėnuar aktet e dhunės dhe poashtu kanė apeluar te qytetarėt qė tė pėrmbahen nga kėto akte, tė cilat mė sė shumti i shkaktojnė dėm popullit tė Kosovės dhe ardhmėrisė sė tij.
Nė ndėrkohė Komanda e NATO-s ka filluar me dėrgimin e trupave shtesė nė Kosovė nga komponenti i saj strategjik rezervė dhe nga kontigjentet e SFOR-it nė Bosnjė.
ECIKS
|