|
AKM akuzohet se po ndikohet nga Beogradi
Prishtinė, 11 mars 2004 - Drejtori i Institutit Riinvest, Muhamet Mustafa, tha se AKM nuk duhet ta konsiderojė veten tė gjithėpushtetshme dhe tė vetėmjaftueshme. Pėrfaqėsuesit e institucioneve kosovare, shoqėria civile dhe ekspertėt e pavarur akuzuan tė martėn Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM) se po ndikohet nga Beogradi zyrtar lidhur me menaxhimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė.
Muhamet Mustafa, drejtor i Institutit Riinvest, tha se qėndrimet e qeverisė sė Serbisė nė njėfarė mėnyre po reflektohen nė procedurat e reja tė privatizimit, tė cilat janė hartuar nga AKM-ja.
Mustafa i bėri komente gjatė njė tryeze tė organizuar nga Riinvesti lidhur me ēėshtjen e privatizimit nė Kosovė.
Mendim gati tė ngjashėm me drejtuesin e Riinvestit kishte edhe Ali Jakupi, ministėr i Tregtisė dhe Industrisė dhe anėtar i qeverisė nė bordin e AKM-sė.
Me ndikimin qė bėn Beogradi nė procesin e privatizimit do tė largohen tė gjithė investitorėt e brendshėm dhe tė jashtėm, - tha Jakupi.
Ministri i Tregtisė, duke folur nė emrin e tij personal, tha se zgjidhja e vetme pėr procesin e privatizimit do tė ishte ndėrrimi komplet i bordit tė AKM-sė. Ai nuk dha shpjegime se nga kush do tė duhej tė pėrbėhej nė tė ardhmen ky bord.
Javėn e kaluar Harri Holkeri, pa pėlqimin e qeverisė dhe bordit tė AKM-sė, ka autorizuar shefin e Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff, qė tė nėnshkruajė 11 kontratat pėr shitjen e ndėrmarrjeve nga raundi i dytė, qė tė vazhdojė me raundin e tretė tė privatizimit, si dhe tė fillojė pėrgatitjen e draftit pėr ndryshimin e procedurave tė privatizimit. Kėto vendime ende nuk janė konkretizuar.
Privatizimi nė Kosovė ėshtė bllokuar mė 5 tetor tė vitit tė kaluar me njė vendim tė Nikolaus Lambsdorff, i cili ka shkaktuar thyerje tė mėdha midis administratės ndėrkombėtare dhe qeverisė.
Muhamet Mustafa tha se ndėrprerja e procesit tė privatizimit ka dėrguar sinjale dekurajuese te investitorėt potencialė dhe nė pėrgjithėsi e ka dėmtuar imazhin e Kosovės.
Transparenca e AKM-sė ndaj parlamentit, donatorėve dhe sidomos opinionit, ndonėse ishte proklamuar si parim kyē i punės sė AKM-sė ishte nė nivel tejet tė ulėt, - tha ai dhe shtoi se AKM dhe UNMIK-u nuk kanė ndėrtuar qėndrim tė qartė pėr tu mbrojtur nga paditė serbe pėr privatizimin.
AKM nuk duhet ta konsiderojė veten tė gjithėpushtetshme dhe tė vetėmjaftueshme, - tha Mustafa.
Ahmet Shala, zėvendėsdrejtor i AKM-sė, gjatė tryezės sė sotme pėrcolli propozimet e drejtoreshės sė AKM-sė Mari Fucci-t pėr ndryshimin e procedurave tė privatizimit tė cilat janė nė dikutim. Shumica e kėtyre propozimeve janė bėrė prej kohėsh publike nga mediat.
Esenca e kėtyre propozimeve ishte transferimi i tė gjitha obligimeve tė ndėrmarrjes shoqėrore nė ndėrmarrjen e re.
Qė nga ardhja e Lambsdorff dhe Fucci-it nė krye tė AKM-sė, para 6 muajsh, procesi i privatizmit nuk ka lėvizur asnjė hap pėrpara, ndėrsa kundėrthėniet midis ndėrkombėtarėve dhe vendorėve sa vijnė dhe thellohen.
ECIKS/Biznesi
|