![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
28.07.2008, 17:29Ulet tatimi nė paga dhe fitim, rritet TVSH dhe Akciza Qeveria e ka miratuar nė mbledhjen e saj tė rregullt propozimin e ministrit tė Ekonomisė dhe Financave (MEF), Ahmet Shala, pėr ndryshime tė skemės tatimore, ku ėshtė ulur tatimi nė paga dhe tatimin nė fitim, ndėrkaq ėshtė rritur tatimi mbi vlerėn e shtuar dhe akciza. Kosova ėshtė njė vend nė zhvillim dhe Qeveria ka hartuar edhe agjendėn e saj nė favor tė rritjes ekonomike me qėllim tė pėrkrahjes tė sektorit privat, pėrfshirė edhe pėrkrahjen pėrmes politikave tatimore. Sipas Shalės, kėto ndryshime duhet tė ndodhin gjithnjė duke pasur parasysh ruajtjen e qėndrueshmėrisė fiskale tė buxhetit tė Kosovės. Rishikimi i sistemit tatimor duhet tė sigurojė qė reforma tatimore nuk e keqėson mundėsinė pėr tė gjeneruar tė hyrat e nevojshme pėr qeverinė, pėrkundrazi kjo e zgjeron bazėn tatimore dhe disiplinon tatimpaguesit. Ky vendim pritet tė hyjė nė fuqi qė nga njė janari i vitit 2009. Tatimi nė paga do tė zvogėlohet 10 pėr qind pėr rrogat qė janė mbi 450 euro nga 20 pėr qind qė ishte deri mė tani, nė 8 pėr qind pėr rrogat mbi 250 euro dhe 4 pėr qind pėr rrogat nėn kėtė shifėr dhe 0 tatim pėr pagat deri nė 80 euro. Edhe tatimi nė korporata apo tatimi nė fitim ėshtė ulur nga 20 nė 10 pėr qind. Pėr tė kompensuar kėto, MEF ka shqyrtuar disa mundėsi, gjithnjė duke u pėrpjekur qė mos tė ngritėt taksa e TVSH-sė, por megjithėkėtė njė ngritje prej 1 pėr qind ėshtė e domosdoshme. Sipas skemės sė re tatimore TVSH-ja do tė ngritėt nga 15 nė 16 pėr qind. Po ashtu edhe akciza do tė shėnojė ngritje, sidomos nė mallrat e forta si p.sh. nė duhan pėr tė cilin akciza ka qenė 17 euro pėr njė kilogram, ndėrsa duhet qė ministria nė kohėn adekuate tė ngrisė nė 21 euro pėr kilogram akcizėn. Telegrafi.com |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||