|
Kriza nė Shqipėri mund ti aktivizojė reaktorėt
Sofje, 14 janar 2007 Problemet energjetike qė po kalon Shqipėria po pėrdoren nga politika dhe mediat bullgare si njė argument i fortė, pėr t'i kėrkuar Bashkimit Evropian rivėnien nė punė tė reaktorėve bėrthamorė nė Kozloduy. Sipas agjencive greke dhe bullgare tė lajmeve, Qeveria e Sofjes ka shtuar presionet ndaj Brukselit, duke shfrytėzuar situatėn energjetike nė Shqipėri. Centralet nė Bullgari janė mbyllur mė 31 dhjetor tė vitit 2006, duke shkaktuar nė tė gjithė rajonin mungesė tė theksuar tė energjisė elektrike. Qeveria bullgare miratoi mbylljen mė 31 dhjetor tė dy reaktorėve bėrthamorė nė centralin e Kozloduy, sipas direktivave tė Bashkimit Evropian, nė tė cilin Bullgaria u anėtarėsua me tė drejta tė plota nga data 1 janar e vitit 2007.
Qeveria e Bullgarisė do t'i bėjė presion Bashkimit Evropian pėr tė rihapur sėrish dy reaktorėt bėrthamorė tė prodhimit tė energjisė, dhe sidomos stacionit mė tė madh tė Lindjes Kozloduy. Agjencia bullgare Fokus News konfirmoi nė njė lajm tė saj se Qeveria bullgare ka treguar si arsye krizėn ballkanike tė energjisė dhe sidomos kėrkesėn nė rritje pėr eksport qė vinte nga Greqia dhe Shqipėria. Agjencia citon burime nga qeveria e Sofjes, ku thuhet se nga kjo varet edhe Maqedonia, Rumania, Serbia, Kosova dhe Turqia. Ministri bullgar i energjisė do t'i bėjė njė kėrkesė Brukselit nė ditėt nė vijim.
Ministri i energjisė Rumen Ovcharov, deklaroi pėr agjencinė Reuters se, "Shqipėria po pėrballet me njė krizė tė rėndė energjetike, dhe po ashtu edhe Maqedonia dhe Kosova. Komisioni evropian nuk mund tė bėjė njė sy qorr e njė vesh shurdhėr para kėtij fakti", tha ai.
Stacionet bėrthamore bullgare kanė pėrmbushur deri tani deri 80 pėr qind tė tė gjitha nevojave energjetike nė Ballkan.
ECIKS / LAJM
|