rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Subvencione qeveritare pėr kompanitė private


Tiranė, 19 prill 2005 - Kompanitė private shqiptare qė janė nė prag falimentimit do tė marrin subvencione nga qeveria. Ndihma do tė konsistojė nė grante dhe subvencione, pėrjashtimin, uljen dhe diferencimin e taksave si dhe faljen e borxheve qė kėto biznese mund t`i kenė organeve tatimore. Gjithashtu nė ligj parashikohet qė shteti mund tė hyjė garant pėr tė mundėsuar marrjen e kredive nga bizneset nė vėshtirėsi financiare. Kreditė parashikohen qė tė jenė me interesa tė ulėta, nė mėnyrė qė tė krijojnė lehtėsira nė aktivitetin e kėtyre kompanive nė tė ardhmen. Shteti mund t’i vijė nė ndihmė njė biznesi prodhues, duke blerė produktet e tij me njė ēmim mė tė lartė se nė treg, duke mundėsuar vazhdimin e prodhimit nė njė aktivitet qė prodhon me humbje nė njė periudhė tė caktuar kohe. Njė praktikė e subvencionimit tė kompanive private nga ana e shtetit ėshtė tashmė e njohur nė tė gjithė botėn. Edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės njihet subvencionimi i kompanive private, tė cilat kanė njė rėndėsi strategjike pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit. Por njė strategji e tillė pėr tė ndihmuar kompanitė private ndiqet vetėm nė ato raste kur kėto industri kanė njė impakt tė madh nė zhvillimin social dhe ekonomik tė vendit. Kjo ėshtė edhe nga pikat mė tė debatuara tė ligjit pėr subvencionin e kompanive private. Pėr tė pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė nga ligji, bizneset kanė ndjekur mėnyra tė ndryshme abuzive, duke sjellė njė rezultat tė papėrfillshėm pėr rritjen e nivelit tė punėsimit nė vend. Kostoja e kėtij projekti ka qenė disa milionė dollarė dhe pėrfitimet e tij nuk janė parė asnjėherė nė realitet. Projektligji ėshtė prezantuar gjatė ditės sė djeshme nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė, nga ana e drejtoreshės sė ndihmės shtetėrore nė Ministrinė e Ekonomisė tė Shqipėrisė, Edlira Bare.

Subvencionet
Sipas nenit 4 tė kėtij projektligji ndalohet ēdo ndihmė shtetėrore qė shtrembėron apo kėrcėnon konkurrencėn, duke favorizuar njė ose disa ndėrmarrje nė treg. Me anė tė kėtij projektligji synohet qė tė shmangen vetėm ato raste qė nė teorinė ekonomike rezultojnė si dėshtime tė tregut. Por nė kėtė drejtim ėshtė shumė e vėshtirė qė tė operohet me efikasitet. Struktura, e cila do tė marrė vendimet pėr tė pėrzgjedhur kėto raste qė janė vlerėsuar edhe si dėshtime tė ekonomisė sė tregut, ėshtė nė dorė tė qeverisė. Njė ndėrhyrje e drejtpėrdrejtė e qeverisė nė vendosjen e fateve tė kompanive tė veēantė edhe tė vetė tregjeve nė tė cilat ato operojnė, ėshtė njė detyrė e vėshtirė, e cila kėrkon, nė radhė tė parė, pavarėsi tė madhe tė kėtij komisioni me 5 anėtarė. Aktualisht tregjet nė vend janė shumė tė paorganizuar dhe kompanitė qė gjenden nė prag tė falimentimit dhe vėshtirėsive tė mėdha financiare hasen ēdo ditė. Nga ana tjetėr, ndihma shtetėrore nė terma afatgjatė mund tė ēojė nė pėrqendrimin e njė pjese tė burimeve shtetėrore nė ndėrmarrjet dhe sektorėt qė janė joproduktivė.

Bizneset qė subvencionohen
Pėr tė pėrcaktuar se kush biznes do tė pėrfitojė nga ndihma shtetėrore, projektligji parashikon ngritjen e njė strukture qė do tė jetė nė varėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė. Ky komision qė do tė shqyrtojė edhe rastet qė kėrkojnė qė tė trajtohen me anė tė subvencioneve, do tė kryesohet nga ministri i Ekonomisė. Komisioni pėrbėhet nga 5 anėtarė dhe anėtarėt e tjerė emėrohen nga Kėshilli i Ministrave. Pėrveē kėsaj, projektligji pėrcakton si ndėrmarrje nė vėshtirėsi qė pėrfiton subvencion atė aktivitet privat qė nuk ėshtė i aftė qė nėpėrmjet burimeve tė veta ose nėpėrmjet fondeve qė mund tė pėrfitojė nga aksionarėt dhe kreditorėt, tė shmangė humbjet dhe falimentin. Nė kėtė grup tė bizneseve nė vėshtirėsi pėrfitojnė tė gjithė sektorėt, pėrjashto bujqėsinė dhe peshkimin.

Format e ndihmės shtetėrore
Grantet dhe subvencionet
Pėrjashtimin, uljen dhe diferencimin e taksave
Faljen e pagesave tė prapambetura dhe gjobave
Faljen e borxheve dhe mbulimin e humbjeve
Garancitė mbi kreditė dhe dhėnien e kredive me norma tė ulėta interesi
Uljen e detyrimeve tė sigurimeve shoqėrore
Uljen e ēmimit tė produkteve tė ofruara, shitjen e pronės shtetėrore nėn ēmimin e tregut ose blerjen e produkteve me ēmim mė tė lartė se ai i tregut
Zmadhimin e kapitalit shtetėror te ndėrmarrjet ose ndryshimin e vlerės sė tij nė rrethana, tė cilat nuk janė tė pranueshme pėr njė investitor privat qė vepron nė kushte ekonomike normale

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Hotel "Grand" del nė shitje pėr 12 milionė euro
UNMIK: Muajve qė vijnė fillon pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės
Ēmimi i naftės mund tė shkojė deri nė 80 dollarė
Qeveria shet blloqet e Kosovės A
Kosova me kod tė vetin telefonik



Analizat e Fundit

Ferronikeli - prej “mbeturinės” nė “mollė sherri”
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail