rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Occidental hulumton naftėn nė Shqipėri


Tiranė, 8 prill 2005 - Zėvendės presidenti i kompanisė amerikane tė naftės Occidental thotė se stabiliteti nė Shqipėri e ka lehtėsuar punėn e kompanisė pėr kėrkimin e naftės nė kėtė vend. John Winterman, i cili sapo ėshtė kthyer nga Shqipėria ku nėnshkroi njė kontratė pėr kėrkimet, tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se nėse provat pėr nxjerrjen e naftės dhe gazit dalin me sukses, kjo do tė sjellė hapjen e vendeve tė reja tė punės pėr banorėt e zonės sė Shpiragut, ku kėrkimet janė planifikuar tė fillojnė mė 20 prill. Kolegia jonė Keida Kostreci bisedoi me zotin Winterman.

Zoti Winterman thotė se kompania e tij po pėrgatitet pėr tė rifilluar punimet nė pusin qė u hap nė vitet 2000-2001, Shpiragu Nr. 1, i thellė 5333 metra, pėr tė parė nėse mund tė nxirret njė sasi sa mė e madhe nafte.

“Pusi fillestar, rezultoi se do tė nxirrte rreth 200 fuēi nė ditė, por fluksi nuk ishte gjithnjė me tė njėjtin ritėm. Ne duam qė tė arrijmė tė nxjerrim 800 deri nė 1000 fuēi nė ditė”.

Occidental ka filluar aktivitetin nė Shqipėri qė nė vitin 1991 dhe nė vitin 1997 pasi siguroi 3 blloqe, kreu operacione sizmike dhe mė pas shpoi pusin Shpiragu Nr. 1 nė vitin 2000.

Pusi fillestar ka kushtuar 31 milionė dollarė dhe kostoja e operacioneve aktuale pėr tė rihyrė dhe pėr gėrmime ėshtė rreth 15 milionė dollarė, pėr tė cilėn kompania nėnshkroi marrėveshje me qeverinė shqiptare muajin e kaluar.

“Nėse provat e pusit dalin me sukses, do tė shpenzojmė edhe 5-10 milionė dollarė tė tjerė”.

Zoti Winterman thotė se sonda ėshtė vendosur tashmė, dhe planet janė qė kėrkimet tė fillojnė mė 20 prill. Kompania me kalimin e viteve tė punės pėr kėrkimet e naftės, ka punėsuar 400 deri nė 600 shqiptarė.

“Sigurisht qė me vazhdimin e shpimit, megjithėse sonda ėshtė kroate, pėr operimin e sondės punėsohen shqiptarė dhe me vazhdimin e operacioneve, sigurisht qė nėse ato janė tė suksesshme ėshtė nė interesin tonė qė tė marrim nė punė sa mė shumė shqiptarė”.

Duke iu kthyer viteve tė aktivitetit tė kompanisė Occidental qė nga fillimi i viteve ’90, zoti Winterman thotė se tre herė gjatė trazirave civile, si pėr shembull pas skemave piramidale, tė gjithė punonjėsit e tyre janė evakuuar.

“Sot nuk i kemi mė kėto lloj problemesh, gjendja sociale ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė dramatike gjatė 5 viteve tė fundit. Stabiliteti nė vend e ka lehtėsuar shumė punėn tonė”.

Ai thotė se edhe sot ka herė pas here probleme me punonjėsit vendas ose pronarėt e tokave, por kompania ka patur pėrkrahjen e kryetarėve tė bashkive dhe komunave, si edhe policisė pėr tė kapėrcyer kėto lloj situatash. Ai shton se vendi duket tė jetė tani shumė mė i qėndrueshėm dhe ekonomia ėshtė zhvilluar, siē mund tė shihet nga infrastruktura e pėrmirėsuar.

ECIKS / VoA
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

KEK-u do mbledhė borxhet me kallashnikov
PTK planifikon “aleancė strategjike” me njė kompani tė huaj
Hotel "Grand" del nė shitje pėr 12 milionė euro
UNMIK: Muajve qė vijnė fillon pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės
Ēmimi i naftės mund tė shkojė deri nė 80 dollarė



Analizat e Fundit

Ferronikeli - prej “mbeturinės” nė “mollė sherri”
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail