rreth ECIKS
fillimi
lajme
analiza
publikime
sherbime
kontakt
stafi
perdorimi
Lidhje / Nyje
ECIKS Arkivi
shqip
english

auf Deutsch


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:
 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

Dollari shėnon kuotėn mė tė lartė nė 5 muaj


Monedha amerikane shėnoi nivelin mė tė lartė kundrejt euros dhe jenit japonez, duke mposhtur lajmet negative

Tiranė - Rezervat Federale Amerikane duken tė vendosura ta forcojnė dollarin, si krenaria e superfuqisė amerikane, dhe duket se nė ditėn e parė tė javės sė re ia dolėn mė sė miri. Njė koment prej pirate i njėrit prej anėtarėve tė bordit tė FED-it, William Poole, e ndihmoi fort dollarin tė kėmbehet pėr 108,3 jen japonezė, niveli mė i lartė nga tetori i vitit tė kaluar, ndėrsa euroja ra nė 1,282 dollarė.

Dollari fitoi njė cent kundrejt euros vetėm gjatė ditės sė djeshme. Nė tregun shqiptar dollari arriti nė 98 lekė, shifra mė e lartė qė prej 14 shkurtit tė kėtij viti. “Ekonomia amerikane po rritet fort dhe bankat duhet tė kenė kujdes qė tė pėrballen me rrezikun e inflacionit,”- deklaroi Poole nė fundjavė, duke sjellė edhe forcimin e mėtejshėm tė dollarit. “Edhe tė dhėnat ekonomike nė terma relative janė favorizuese pėr dollarin,” - deklaroi ai. “Ne mund tė zgjedhim nė bazė tė lajmeve tė ndryshme, nėse do tė blejmė apo do tė shesim dollarė, por investitorėt janė mė shumė tė pėrqendruar tek interesat e letrave me vlerė tė emetuara nė dollarė; kjo gjė sjell njė dollar tė fortė,” - deklaroi Neal Kimberley i Bank of Tokyo-Mitsubishi nė Londėr. Dollari u favorizua dje edhe nga njė deklaratė e Komisionit Evropian, i cili e uli parashikimin pėr rritjen ekonomike tė eurozonės gjatė kėtij viti nė 1,6% nga parashikimi fillestar prej 2%. Deklarata thoshte, gjithashtu, se pikėrisht euroja e fortė ėshtė njėra nga arsyet e ecurisė sė keqe tė ekonomisė. Analistėt thonė se me tė tilla tė dhėna ekonomike ėshtė mė e vėshtirė qė Banka Qendrore Evropiane ta rrisė normėn bazė tė interesit, e cila ėshtė aktualisht 2%, kundrejt interesit bazė nė SHBA, qė ėshtė 2,75%. Prej kohėsh qarkullojnė fjalė qė pėr t’i mbajtur konkurruese ēmimet e titujve tė borxheve nė eurozonė, BQE-ja po pėrgatitet pėr njė korrektim tė vogėl tė diferencės sė interesave me FED-in, por kjo gjė pritet tė ndodhė jo para mbarimit tė verės. Dollari ka pėrfituar gjatė dy javėve tė fundit nga parandjenja popullore se FED-i do ta rrisė shpejt normėn bazė tė interesit. Disa ekspertė, tė pyetur nga Bloomberg, mendojnė se dollari e ka mposhtur nivelin e rezistencės; $ 1,2855 pėr euro. “Kjo gjė nėnkupton faktin se kufiri i sipėrm pėr luhatjen e dollarit mund tė vendoset shpejt nė 1,255”, - thotė Denis Gartman, publikues i njė buletini lajmesh profesionale nga bota e kėmbimit valutor. Dollari ėshtė mė i kėrkuar sot, pėr faktin se interesat e bonove tė thesarit dhjetėvjeēare tė SHBA-sė janė rritur me gjysmė pikė pėrqindje nė rreth 4,8%. Nė tregun e brendshėm valutor tė Tiranės dje kursi i kėmbimit me lekun pėsoi vetėm korrektimin e tregut ndėrkombėtar me rritje tė dollarit me 0,6% dhe rėnie tė lehtė kundrejt euros; i njėjti fenomen pritet tė pėrsėritet edhe sot. Gjatė ditėve tė fundit leku ka pėsuar njė dobėsim tė lehtė kundrejt euros dhe dollarit. “Ne besojmė se euroja mund tė tėrhiqet nėn 1,25 dollarė, niveli i tetorit tė vitit tė kaluar”,- deklaroi njė ekspert i Credit Suisse nė Nju-Jork. Nuk mendojnė nė kėtė mėnyrė ekspertėt e tjerė ndėrkombėtarė. JP Morgan Chase parashikoi nė tetor tė vitit tė kaluar se nė afat njėvjeēar kursi euro-dollar do tė fiksohej nė 1,25 dollarė; por nė njė raport tė fundit u tėrhoq nga ky pozicion. Nga ana tjetėr, ekspertėt e Raiffeisen Bank thonė se dollari ėshtė monedha e keqe dhe se rritja e euros mbi 1,4 dollarė ėshtė thjesht problem kohe.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi |
| Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje | Arkivi |

| Shqip | English |
Deutsch |

Copyright 2003 - 2004 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

KEK-u do mbledhė borxhet me kallashnikov
PTK planifikon “aleancė strategjike” me njė kompani tė huaj
Hotel "Grand" del nė shitje pėr 12 milionė euro
UNMIK: Muajve qė vijnė fillon pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės
Ēmimi i naftės mund tė shkojė deri nė 80 dollarė



Analizat e Fundit

Ferronikeli - prej “mbeturinės” nė “mollė sherri”
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Ndalimi i subvencioneve agrare, shansė pėr fermerėt kosovar
Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja



Publikimet e deritashme

Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit
Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)

 


Eciks E-mail