Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   


|
Te gjitha |

 

Kosovės nuk i duhet Gazpromi


Kujtim DOBRUNA / Vjenė / maj 2006

Dimėr i ashpėr nė Evropė. Papritmas nėpėr metropolet evropiane fillojnė reduktime masive tė energjisė elektrike. Nė tė njėjtėn kohė, qytete tė tėra nė Gjermani, Austri e Holandė mbesin pa ngrohje. Jeta paralizohet krejtėsisht. Shkollat mbyllen, fabrikat detyrohen tė ndalin prodhimin. Nėpėr rrugė shfaqen pakėnaqėsitė, qė ashpėrsohen dhe sjellin dhunė. Qeveritė evropiane, tė zėna gafil, nuk dinė kah t’ia mbajnė. Ē’ka ndodhur? Pėrgjigjen pėr krizėn e shkaktuar energjetike duhet kėrkuar larg selive tė kėtyre qeverive - nė Moskė. Atje dikush ka mbyllur rubinetin e furnizimit me gaz tė Evropės Qendrore, me njė qėllim tė vetėm: tė shantazhojė Evropėn politikisht.

Kėta rreshta nuk janė pjesė e ndonjė skenari filmik holivudian, por janė njė paralajmėrim pėr rrezikun real qė i kanoset Evropės nga varshmėria e tepėrt prej resurseve energjetike ruse, posaēėrisht prej gazit natyror. Edhe pse arsyet pėr kėtė varshmėri qėndrojnė nė jostabilitetin politik tė vendeve tė Lindjes sė Afėrt, qė janė furnizuesi kryesor i botės me naftė dhe gaz natyror, si dhe nė faktin se disa ndėrmarrje evropiane kanė hyrė nė aleanca me prodhuesit rus tė gazit, rreziku qė Rusia nė tė ardhmen pėrmes kompanisė energjetike Gazprom tė shfrytėzojė kėtė gjendje pėr tė ndikuar nė politikėn evropiane ėshtė shumė real.

Nė ndėrkohė, Gazpromi papritmas shfaqet nė Kosovė. Lajmi se gjiganti rus ka interes pėr tė investuar nė ndėrtimin e njė termocentrali tė ri energjetik nė Kosovė, i cili do tė furnizohej me gaz natyror nga Rusia, sjell njė porosi tė vetme tė mirė: nė kohėn kur po i afrohemi momentit tė zgjidhjes sė statusit, Kosova ka filluar tė bėhet njė vend interesant pėr investitorėt e huaj. Dhe kjo ėshtė e tėra sa i pėrket anės pozitive tė ofertės ruse, sepse realizimi i njė projekti tė kėtillė do tė kishte pasoja tė rėnda pėr Kosovėn. Pėrpos faktit qė sistemi energjetik kosovar do tė bėhej tėrėsisht i varur nga gazi rus, interesat e Kosovės do tė bėheshin shumė mė tė ndjeshme dhe tė cenueshme nga politika e jashtme ruse. Njėkohėsisht, pasojat pėr ekonominė kosovare do tė ishin tė paparashikueshme. Sė pari, importimi i sasive tė larta tė gazit pėr prodhimin e rrymės do tė pėrkeqėsonte edhe mė shumė bilancin e tmerrshėm tė tregtisė sė jashtme. Pėrkeqėsimi i bilancit do tė pamundėsonte rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės. Sė dyti, do tė bėhej njė zhvleftėsim i panevojshėm i rezervave tė mėdha tė thėngjillit, qė automatikisht do tė sillte me vete zhvleftėsimin e pozitės strategjike tė vendit.

Njerėzit e Gazpromit, duke pėrfshirė edhe ish-kancelarin gjerman Schröder, sigurisht qė janė tė informuar mirė pėr rezervat e mėdha tė thėngjillit me tė cilat disponon Kosova. Prandaj, oferta nė shikim tė parė duket jo fort e logjikshme. Nė realitet, prapavija e saj mund tė ketė tė bėjė me qėllimet e Gazpromit pėr ta realizuar strategjinė e monopolizimit tė tregut evropian, deri tek distribuimi direkt i gazit pėr blerėsit e vegjėl. E kjo, nga kėndvėshtrimi rus, mė sė lehti mund tė realizohet duke i hyrė Evropės prapa shpine, pėrmes njė vendi ēfarė ėshtė Kosova.

Tė kthehemi te efektet e varshmėrisė sė Evropės nga gazi rus. Ekspertėt e energjetikės dhe njohėsit e raporteve gjeostrategjike nuk gjejnė fjalė tė mira pėr kėtė varshmėri. Paralajmėrimet dhe brengat e tyre po shqyrtohen sot me shumė seriozitet nga politikanėt e BE-sė. Jo rastėsisht, temė boshte e takimit tė javės sė kaluar tė pėrfaqėsuesve tė BE-sė me presidentit rus, Putin, ishte energjetika, mė saktė tendencat ekspanduese tė Gazpromit nė Evropė dhe dominimi i tij nė rritje nė tregun evropian. Moska zyrtare, pėrpos qė ėshtė duke mbėshtetur fuqishėm zgjerimin e shpejtė tė kėsaj kompanie, ende nuk po tregohet e gatshme tė bėjė ratifikimit e Kartės Energjetike, qė lejon liberalizimin e tregut energjetik edhe nė Rusi. Kėshtu, nėn mburojėn e shtetit, Gazpromi edhe mė tutje do tė jetė nė gjendje tė ruajė monopolin mbi gazin rus dhe tė mbetet njė armė e fuqishme e politikės sė jashtme ruse.

Se Rusia nuk e ka dert tė shfrytėzojė resurset e veta energjetike pėr qėllime politike u dėshmua nė fillim tė kėtij viti, kur ajo akuzoi Ukrainėn se po vidhte gazin transit, nė dėm tė klientėve evropianė. Me kėtė arsyetim ajo i ndėrpreu Ukrainės furnizimin deri sa arriti ta detyrojė atė tė paguaj njė ēmim shumė mė tė lartė tė furnizimit se ēmimi i tregut. Ekspertėt thonė se prapavija e kėsaj krize paraqet nė tė vėrtetė njė tentativė tė Moskės pėr tė destabilizuar qeverinė e re proevropiane nė Kiev. Pėrvojėn e njėjtė e bėri disa javė mė pas edhe Gjeorgjia. Kėto ngjarje sikur duan tė paralajmėrojnė shtimin e intensitetit nė luftėn pėr dominim energjetik, krahas ngritjes sė kėrkesės, qė shkaktohet nga rritja e hovshme ekonomike e Kinės dhe Indisė.

Tendencat e kėtilla, tė shfrytėzimit tė resurseve energjetike pėr qėllime politike, kanė njė histori tė vjetėr. Nė vitet e 70-ta, kur karteli i OPEC-ut kishte mbėrritur nė njė shkallė tė tillė organizative qė tė mund tė diktonte tregun, shtetet arabe anėtare tė kėsaj organizate si reagim ndaj luftės sė Jom-Kippur-it ulėn demonstrativisht nivelin e prodhimit tė naftės dhe shkaktuan mungesa artificiale nė tregun ndėrkombėtar. Kriza e shkaktuar, e njohur edhe si “shoku i naftės”, ngriti shumėfish ēmimet e kėtij produkti, dėmtoi rėndė ekonomitė e shteteve tė industrializuara dhe dėshmoi pėr varshmėrinė e lartė tė vendeve tė zhvilluara nga resurset e huaja energjetike. Qė nga ajo kohė, vendet e industrializuara nuk kanė ndalur pėrpjekjet pėr tė zvogėluar varshmėrinė nga kėto tregje duke kėrkuar burime alternative energjetike.

Nėse Kosova pėr shkak tė presioneve ndėrkombėtare do tė detyrohet tė heqė dorė nga njė pjesė e sovranitetit tė vet shtetėror, ajo nuk guxon tė heqė dorė nga shfrytėzimi i resurseve tė veta natyrore, pra nga pavarėsia energjetike. Prandaj, Kosovės nuk i duhet Gazpromi.

(Kjo analizė ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen "Koha Ditore" tė datės 31 maj 2006)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Beqaj: Biznesi tė pėrgatitet pėr integrime evropiane
300 milionė euro nė vit nga diaspora
Nė rast bllokade, Serbia humb 200 milionė euro
Raundi i 29-tė i privatizimit
Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail