Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   


|
Te gjitha |

 

Kosovės i duhet perspektiva evropiane


Kujtim Dobruna / Vjenė / shkurt 2006

Me aktualizimin e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės kah fundi i vitit tė kaluar, shumė ekspertė ndėrkombėtarė, pėrkrahės e kundėrshtarė tė pavarėsisė, por edhe qeveri tė tėra u inspiruan qė tė paraqesin plane, ide e projekte konkrete pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit. Si emėrues i pėrbashkėt i prapavijės sė kėtyre aktiviteteve mund tė merret interesi i secilit prej kėtyre individėve apo qeverive pėr tu profilizuar si mediator a ekspert i regjionit, si bėrės i paqes apo si lojtar i rėndėsishėm nė parketin e politikės ndėrkombėtare. Nė disa raste ishte megjithatė interesi global pėr zgjidhjen e problemeve tė mbetura nė kėtė pjesė tė Evropės, faktori qė shtyu qeveri tė caktuara tė merren seriozisht me kėtė problematikė.

Planet e paraqitura ofronin zakonisht zgjidhje nga aspekti politik, duke mos hyrė fare nė problemet ekonomike. Pėrjashtim nė kėto rrjedha bėn qasja e administratės amerikane, e cila nė njė dokument tė vetin parasheh se duhet pėrpiluar njė plan ekonomik pėr rimėkėmbje si tė Serbisė ashtu edhe tė Kosovės. Administrata amerikane parasheh mė tutje qė nė kuadėr tė statusit duhet tė rregullohen edhe ēėshtjet ekonomike dhe fiskale, politika monetare, prania e kredive ndėrkombėtare, dhe rishikimi i borxheve tė ish-Jugosllavisė. Nė bazė tė kėsaj qeveria e Kosovės vendosi edhe pėr krijimin e grupit ekonomik qė do tė merret me hartimin e strategjive negociuese pėr kėto ēėshtje.

Edhe pse shumė raporte zyrtare e jozyrtare nga pėrfaqėsuesit e shteteve tė Grupit tė Kontaktit japin shenja se ēėshtja e bisedimeve do tė jetė mė shumė njė formalitet, qeveria e Kosovės ėshtė duke lėshuar shansin e mirė pėr tė futur edhe ēėshtjen e tė ardhmes ekonomike tė vendit nė agjendėn vendimmarrėse tė procesit.

Gradualisht pėr tė gjithė ėshtė duke u bėrė e qartė, se pavarėsimi i Kosovės nuk do tė zgjidhė problemet ekzistuese ekonomike e sociale. Pėr mė tepėr, pas zgjidhjes sė statusit, kur edhe masat e gjera tė popullatės do tė binden se pavarėsia nuk e sjell automatikisht edhe mirėqenien, ato do tė fillojnė tė shfaqin pakėnaqėsitė e tyre pėr nivelin e lartė tė papunėsisė e tė varfėrisė, pėr gjendjen e vėshtirė sociale dhe mungesėn e perspektivave pėr tė rinjtė. Kjo gjė rrjedhimisht krijon njė reflektim negativ nė gjendjen e pėrgjithshme tė sigurisė. E kaluara dėshmon se njė Kosovė jostabile, ėshtė njėherėsh edhe gjenerator jostabiliteti pėr regjionin. Kjo megjithatė nuk pėrkon me dėshirėn e askujt, as tė popullatės kosovare e as tė faktorit ndėrkombėtar.

Qė Kosova tė gjenerojė stabilitet tė brendshėm e tė jashtėm, e pse jo edhe tė marrė rolin e siguresės regjionale, asaj dhe popullit tė saj i duhet njė perspektivė e qartė integruese nė BE, por para sė gjithash njė terapi e menjėhershme dhe e fuqishme pėr luftimin e problemeve ekonomiko-sociale. Si pjesė e vendimeve pėrfundimtare tė procesit shtetformues, qeveria kosovare duhet tė ndikojė te bashkėsia ndėrkombėtare e posaēėrisht te Bashkimi Evropian pėr tė hartuar njė program tė pėrbashkėt zhvillimor, tė ngjashėm me planin zhvillimor tė mijėvjeēarit pėr Afganistanit. Ky program pėrpos qė duhet tė ofrojė perspektivėn e qartė tė integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian dhe nė strukturat euroatlantike, duhet tė krijojė bazėn e zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik tė vendit, nė kuadėr tė zhvillimit tė pėrgjithshėm ekonomik tė rajonit. Kosova duhet tė ketė njė trajtim tė veēantė, posaēėrisht kur ėshtė fjala pėr realizimin e projekteve tė rėndėsisė sė lartė, siē janė projektet e modernizimit tė infrastrukturės, projektet pėr luftimin e papunėsisė dhe tė varfėrisė, tė krijimit tė perspektivave pėr tė rinjtė etj.

Njė strategji e tillė zhvillimore duhet tė hartohet duke pasur parasysh gjendjen aktuale, mundėsitė zhvillimore, sidomos tė lėmenjve ku Kosova ofron pėrparėsi krahasuese me vendet e regjionit, duke vlerėsuar nė veēanti potencialet natyrore e njerėzore.

Prandaj, strategjia e ngėrthyer nė kėtė program zhvillimor duhet tė orientohet nė katėr pikat vijuese:

Ndėrtimi dhe zgjerimi i kapaciteteve energjetike tė Kosovės – Pėrmes stimulimit tė investimeve tė huaja apo tė kreditimit tė butė nga Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera ndėrkombėtare duhet tė bėhet rritja e kapaciteteve prodhuese energjetike, duke pasur gjithmonė pėr bazė kriteret moderne tė ruajtjes sė ambientit. Kjo mund tė bėhet pėrmes hapjes sė mihjeve tė reja dhe ndėrtimit tė termocentralit tė ri.

Pėrmirėsimi dhe modernizimi i transportit tokėsor – Gjendja aktuale ėshtė e pavolitshme. Sikur t’i hidhni njė shikim hartave rrugore evropiane mund tė vėreni se Kosova nuk ėshtė pjesė e asnjė rrjeti tė rėndėsishėm ndėrkombėtar rrugor apo hekurudhor. Kjo gjendje duhet tė ndryshohet jo vetėm pėrmes ndėrtimit tė autostradės Durrės – Merdare, por edhe pėrmes modernizimit tė rrjetit tė brendshėm rrugor si dhe pėrmes modernizimit e elektrifikimit tė hekurudhave kosovare dhe lidhjes sė tyre me hekurudhat e Shqipėrisė (hekurudha Prizren – Kukės – Milot) dhe me ato tė Malit tė Zi (Pejė – Podgoricė). Sot, infrastruktura e dobėt rrugore nuk ka kapacitete tė mbėshtesė zhvillimin ekonomik tė vendit, gjė qė u dėshmua edhe me problemet e paraqitura pas mbylljes sė rrugės Prishtinė – Shkup. Njėherėsh kjo gjendje nė tė cilėn ndodhen sot rrugėt dhe hekurudhat kosovare, e izolojnė Kosovėn nga vendet e regjionit dhe e bėjnė mė pak atraktive pėr investitorėt e huaj.

Eksploatimi i pasurive nėntokėsore – Me pėrmbushjen e dy faktorėve tė mėsipėrm edhe eksploatimi i pasurive nėntokėsore, sidomos i xeheve, bėhet mė i lehtė dhe mė i lirė. Sidoqoftė, procesi i eksploatimit duhet bėrė me njė vėmendje tė veēantė nė aspektin e shfrytėzimit strategjik tė rezervave dhe tė ruajtjes sė ambientit nė veēanti.

Zhvillimi i sektorit tė NVM – Problemet aktuale tė sektorit tė Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme (NVM) bazohen nė vėshtirėsitė financiare si pasojė e kushteve tė vėshtira kredituese. Dihet se kudo nė botė NVM-tė janė baza e zhvillimit tė ekonomisė sė njė vendi. Ato i pėrshtatėn shumė mė lehtė ndryshimeve tė jashtme dhe paraqesin bazėn kryesore tė targambledhjes. Andaj zhvillimi i tyre duhet tė ndihmohet pėrmes ofrimit tė kredive tė buta nga institucionet ndėrkombėtare pėrmes sistemit bankar kosovar si dhe pėrmes transferimit tė dijes dhe teknologjisė nga vendet e BE-sė. NVM-tė janė ato qė do tė bartin barrėn e zhvillimit edhe tė sektorit privat bujqėsor dhe nė lidhje tė ngushtė me tė edhe tė industrisė ushqimore. Pėrpos kėsaj, NVM-tė do tė jenė ato qė do tė ofrojnė edhe punėsimin e tė rinjve dhe njėherėsh do tė absorbojnė masat e gjera tė tė papunėve, duke iu ofruar atyre perspektiva tė reja.

Nė kėtė aspekt rėndėsi e veēantė duhet t’i kushtohet zhvillimit tė bujqėsisė, fillimisht duke ngritur kapacitetet prodhuese pėr pėrmbushjen e nevojave tė brendshme dhe duke zėvendėsuar eksportet. Vlerėsohet se sektori i bujqėsisė mund tė punėsojė deri nė 150 mijė njerėz, qė janė hiē mė pak se gjysma e tė papunėve tė regjistruar nė Kosovė.

Natyra e kėtij shkrimi nuk lejon njė elaborim mė tė detajuar tė kėsaj problematike. Sidoqoftė, ky program zhvillimor do tė duhej detajuar nė bashkėpunim me Bashkimin Evropian, i cili do tė merrte pėrsipėr realizimin dhe financimin e tij nė periudhėn pas statusore.

Implementimi i njė programit tė kėtillė zhvillimor garanton prosperitetin dhe stabilitetin jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė regjionit. Ai stimulon dhe mbėshtetė bashkėpunimin ekonomik regjional dhe garanton pėrmbushjen e kritereve dhe kushteve qė do t’i parashtrohen Kosovės nė “kontratėn mbi shtetin”. Ndėrsa, qė ky program tė pėrfshihet nė marrėveshjen finale pėr statusin, pėr kėtė duhet tė angazhohet qeveria e Kosovės.


(Ky shkrim ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen kosovare "Koha Ditore" tė datės 15 shkurt 2006)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Beqaj: Biznesi tė pėrgatitet pėr integrime evropiane
300 milionė euro nė vit nga diaspora
Nė rast bllokade, Serbia humb 200 milionė euro
Raundi i 29-tė i privatizimit
Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail