Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   


|
Te gjitha |

 

Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!


Kujtim DOBRUNA / Vjenė, korrik 2005

Sikur nė Kosovė tė ekzistonte njė “sistem i paralajmėrimit tė hershėm” pėr ekonominė, i ngjashėm me sistemin paralajmėrues tė instaluar sė voni nė vendet e rrezikuara nga Tsunami, atėherė alarmi pėr Tsunamin ekonomik qė po i kanoset Kosovės do tė duhej qysh moti tė niste ulėrimėn e tij. Por, njė alarm i tillė nuk dėgjohet gjėkundi, jo sepse ekonomia e Kosovės nuk gjendet para katastrofės dhe jo sepse sisteme tė tilla paralajmėruese nuk njihen nė shkencėn ekonomike, por thjesht sepse institucionet e Kosovės as nuk e njohin e as nuk e aplikojnė kėtė sistem tė mekanizmave prognozues-paralajmėrues. Pėr mė keq, duket se kėto institucione as qė ēajnė kokėn pėr tė tashmen apo tė ardhmen e ekonomisė sė vendit.


Standardet dhe pavarėsia si shkop magjik

Domosdoshmėria e fillimit tė pėrmirėsimit tė gjendjes ekonomike duket se ėshtė reduktuar nė nevojėn e pėrmbushjes sė standardit pėr ekonominė, i cili mė pas, bashkė me pavarėsinė, si me njė shkop magjik do tė zgjidhė tė gjitha problemet ekonomike e sociale tė Kosovės. E pse tė mos jetė kėshtu, kur ne jemi populli mė i lashtė nė Ballkan, pasardhės tė ilirėve do tė argumentonin nacional-romantikėt. Realiteti, megjithatė ėshtė pak mė ndryshe. Sė pari, zhvillimi i mirėfilltė ekonomik nuk ka qenė kurrė nė rend tė ditės, as pėr UNMIK-un, as pėr qeverinė e shkuar e as pėr kėtė tė sotmen. Sė dyti, pėr hallet e qytetarit tė thjeshtė nuk ėshtė interesuar askush nė instancat udhėheqėse tė vendit. As udhėheqėsit e institucioneve e as njerėzit pėrreth tyre nuk kanė dalė jashtė zyrave tė tyre, pėr tė parė se ē’po ngjet pėrreth e me ēfarė vėshtirėsish pėrballet qytetari i thjeshtė. Pėr shumicėn prej tyre e dhėna “60 pėr qind tė papunė” ėshtė njė variabėl matematikore me njė domethėnie tė caktuar - kush e di se ēfarė. Se ky gjashtėdhjetė pėr qindėsh nė tė vėrtetė paraqet afro treqind mijė njerėz si ministri apo deputeti, por qė pėr dallim nga ta nuk kanė njė vend pune, bėjnė njė jetė tė zymtė, me plot halle e pa ndonjė vizion pėr tė ardhmen, duket se nuk i bėn pėrshtypje askujt. Kurse gjendja keqėsohet nga dita nė ditė. Si shtresa tė pėrkrahura institucionalisht mė se 52 mijė familje qė marrin ndihma sociale, qindra mijėra pensionistė dhe mijėra anėtarė tė familjeve tė dėshmorėve jetojnė nė prag tė varfėrisė, me mė pak se dy dollarė nė ditė. Kosova jo vetėm qė po mbetet pas vendeve tė rajonit, ajo pėr me keq, po stagnon nė tė gjitha sferat e ekonomisė.


Stagnimi evident

Boom-i ekonomik i pasluftės i shkaktuar nga kthimi i refugjatėve, vendosja e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė dhe rindėrtimi ėshtė shuar qė moti. Rritja ekonomike nė Kosovė gjatė viteve tė fundit ka qenė nė rėnie e sipėr, ndėrsa nė 2005 pritet tė jetė inekzistente apo negative. Me njė rritje tė tillė negative Kosova ėshtė ballafaquar edhe gjatė viteve tė 90-ta, kur regjimi serb shkatėrronte nė mėnyrė sistematike shtyllat kryesore tė ekonomisė kosovare. Mungesa e sigurisė, papunėsia e madhe, korrupsioni nė pėrhapje, kriminaliteti, reketimi i ndėrmarrjeve, pesimizmi i lartė, mungesa e investimeve tė huaja dhe rėnia e besimit nė institucione kanė quar deri te zhgėnjimi i popullatės dhe rritja e dėshirės pėr tė emigruar jashtė vendit.

Kush gėzon privilegjin tė jetė i punėsuar nė Kosovė, do tė pėrballet me faktin se si punėtor kosovar ka tė ardhurat mė tė ulėta mujore nė regjion, madje dyfish mė tė ulėta se kolegėt nė Serbi apo nė Maqedoni. Por, nė tė njėjtėn kohė, punėtori kosovar do tė mund tė “krenohet” me faktin se shpenzimet mujore nė Kosovė janė shumė tė larta, madje mbi mesataren e regjionit. Vlerėsohet se pėr njė familje mesatare kosovare shpenzimet bazė, sa pėr tė mbijetuar, arrijnė nė 350 euro nė muaj. Pėrpos kėsaj kosovarėt paguajnė pėr rrymė (nėse paguajnė fare) shumėfish mė shumė se gjermanėt, zviceranėt e austriakėt. Si rrjedhojė e kėtyre zhvillimeve, gjendja sociale ėshtė bėrė edhe mė e vėshtirė dhe e papėrballueshme. Varfėria ėshtė nė rritje, ndėrsa programet qeveritare pėr luftimin e saj mungojnė. Se sa dramatike ėshtė gjendja nė vendet rurale tregon njė e dhėnė e UNHCR-it, sipas sė cilės rreth 40 pėr qind e popullatės nuk kanė furnizim adekuat me ujė tė pijshėm. Sikur tė mos ishin investimet e pasluftės tė bėra nga qeveria gjermane pėr rehabilitimin e ujėsjellėsit nė mbarė Kosovėn, gjendja sot do tė ishte edhe mė dramatike.

Shenjat e qarta tė stagnimit ekonomik tė vendit shihen edhe nė raportin e BPK-sė pėr vitin 2004. Sipas kėtij raporti konsumi dhe investimet e sektorit privat janė ulur pėr rreth 1 pėr qind nė krahasim me vitin 2003. Bilanci tregtar pėr vitin 2004 ėshtė “pėrmirėsuar” me “vetėm” 845 milionė deficit apo 44,5% te PBB-sė nominale. Rėnia e konsumit dhe investimeve, pėr 1,4 dhe 2,3 pėr qind, dėshmon pėr rėnien e fuqisė blerėse. Ekonomia e Kosovės mbėshtetet aktualisht nė importe, e kėto ndėrlidhen me konsumin privat e publik qė ėshtė nė rėnie, prandaj edhe ndryshimi pozitiv nė bilancin tregtar nuk ka tė bėjė shumė me ngritjen e eksportit, por me zvogėlimin e importit, qė ėshtė si pasojė e rėnies sė konsumit. Rėnia e fuqisė blerėse ka tė bėjė edhe me zvogėlimin kontinual tė parave qė vijnė nga kosovarėt jashtė atdheut. Duket se burimet e diasporės, tė quajtur edhe si “lopa qumėshtore”, janė duke u shterruar vazhdimisht, si pasojė e rritjes sė shpenzimeve tė jetės nė perėndim, etablimit familjar atje dhe zvogėlimit tė dėshirės pėr t’u riatdhesuar.

Pas disa viteve tė paraqitjes sė suficitit buxhetor, Kosova gjatė kėtij viti pėr herė tė parė nė kohėn e pasluftės do tė pėrballet me deficit. Ky deficit mund tė jetė nė rritje pėr shkak tė transferimit tė kompetencave tė reja te institucionet vendore dhe pėr shkak tė rritjes sė pakontrolluar e shpesh dubioze tė shpenzimeve qeveritare. Pasi qė nuk ka burime alternative financiare pėr tė kredituar vrimat buxhetore, ėshtė fare e mundur qė nė vitin 2006 qeveria tė gjendet buzė falimentimit.


Nė Kosovė s’ka investime tė huaja

Kosova ėshtė vendi me shkallėn mė tė ulėt tė investimeve tė huaja direkte nė Evropė dhe ndoshta nė mbarė botėn - rrjedhimisht pa investime nuk ka as transferim tė dijes e teknologjisė moderne, nuk ka kapital tė freskėt, vende tė reja tė punės e prodhim vendor. Pėrkundėr ekzistimit tė njė legjislacioni relativisht stimulues dhe angazhimeve sporadike tė UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės pėr tė bėrė diē mė shumė nė ndryshimin e kėsaj gjendje alarmante, Kosova ende mbetet larg shijimit tė pėrparėsive qė sjellin investimet e huaja. Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės pėrmendin ēėshtjen e statusit si pengesė pėr investitorėt e huaj, por kjo s’ėshtė e vetmja pengesė. Arsyet pėr mungesėn e investimeve janė shumė mė komplekse.

Pėrderisa nė rajon ėshtė shėnuar njė rritje progresive e investimeve tė huaja, Kosova edhe mė tutje zė vendin e fundit me vetėm 30 milionė euro vlerė tė investimeve direkte tė akumuluara gjatė tėrė periudhės sė pasluftės. Kjo shumė ėshtė pėrmendur para dy vitesh nga zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės, por realisht askush deri mė sot nuk ka qenė nė gjendje tė tregojė se ku, kur dhe nga kush janė bėrė kėto investime, nė cilin sektor tė ekonomisė, me ēfarė vlerash dhe me ēfarė efektesh. Edhe pėrkundėr pyetjeve qė janė shtruar disa herė, duket se pėrgjigjen nė kėtė nuk e di askush. Prandaj, ėshtė fare lehtė e mundur qė investime tė huaja direkte - veēanėrisht aso tė njohura si “Greenfield Investments” - tė mos ketė pasur fare nė Kosovėn e pasluftės.


Izolimi nga vendet e regjionit

Sipas statistikave tė institutit vjenez pėr krahasime ekonomike (WIIW) vetėm gjatė vitit 2003 nė Evropėn Juglindore janė investuar afro 7 miliardė USD, shumica prej tė cilave nė Rumani, Bullgari, Serbi e Kroaci. Ndėrmarrje tė fuqishme nga Evropa Perėndimore, veēanėrisht nga regjioni gjermanofolės, kanė filluar njė ekspandim tė madh nė Evropėn Juglindore dhe gradualisht po e marrin monopolin nė sektorin e financave, tė shėrbimeve dhe nė atė tė prodhimit. Si qendėr vepruese e kėtyre ndėrmarrjeve ėshtė Vjena, pėrderisa sot investitori kryesor nė Serbi dhe Kroaci ėshtė Austria.

Kėto zhvillime paraqesin njė shans, por njėkohėsisht edhe njė rrezik pėr ekonominė kosovare. Shansi ofrohet nėse tregu kosovar fillon sė shpejti tė bėhet mė i njohur dhe mė atraktiv pėr investimet e huaja, pėrmes njė marketingu intensiv investues. Por, pėrderisa kjo nuk po ndodhė, regjioni po shndėrrohet nė njė konkurrencė tė pathyeshme pėr ndėrmarrėsit kosovarė: kompanitė e fuqishme nga tė gjithė sektorėt po investojnė nė vendet pėrreth Kosovės, duke futur vendin tonė nė njė lloj karantine moderne tregtare. Pas etablimit tė kėtyre ndėrmarrjeve nė vendet fqinje, ato do tė vėrshojnė tregun kosovar me prodhime dhe shėrbime shumė konkurruese, qė nė kuadėr tė liberalizimit tė tregut nė regjion (marrėveshjet e tregtisė sė lirė - heqja e doganave), do tė sjellin efekte negative tė papėrshkrueshme pėr ekonominė dhe prodhuesit e vendit. Kėshtu, Kosova nuk do tė ketė mundėsi tė krijojė identitetin e vet prodhues dhe nuk do tė mund tė kalojė nga gjendja e njė shoqėrie konsumuese nė atė tė njė shoqėrie prodhuese.

Nėse tė dhėnat pėr 30 milionė euro investime direkte nė Kosovė janė me tė vėrtetė tė sakta, atėherė del se Kosova nga 22,31 miliardė euro tė investuara prej 1999 deri mė 2003 nė Evropėn Juglindore, ka qenė nė gjendje tė tėrheqė vetėm 0,13 pėr qind tė vlerės sė pėrgjithshme tė kėtyre investimeve. Qė tė zbutet gjendja e rėndė ekonomike e sociale, pėrfshirė kėtu gjendjen e rėndė nė industri, bujqėsi e nė sektorin e shėrbimeve e qė tė krijohen kapacitete prodhuese, tė hapen vende tė reja tė punės dhe tė sigurohet kapitali i freskėt nevojiten investime tė huaja. Qė tė ketė investime tė huaja duhet bėrė stimulimi i organizuar e sistematik i ndėrmarrėsve tė huaj, mu nga kėto vende qė sot janė duke pushtuar tregjet e Evropės Juglindore, pėr tė investuar nė Kosovė. Informimi i mirėfilltė pėr sektorėt mė tėrheqės pėr investime dhe paraqitja sa mė e denjė e pėrparėsive tė investimit nė Kosovė pėrmes njė marketingu profesional tė zhvilluar nė vendet perėndimore ėshtė njė rrugė e sigurt e tėrheqjes sė investitorėve tė huaj. Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) hyn nė vitin e tretė tė ofrimit tė shėrbimeve tė kėtilla pėr investitorėt e huaj, pa pasur as pėrkrahjen mė tė vogėl nga institucionet e Kosovės. Vetėm nxjerrja e ligjeve nga ana e kuvendit pa implementim dhe aplikim nė praktikė nuk ėshtė e mjaftueshme. As deklaratat shterpė pėr gatishmėrinė institucionale pėr tė pėrkrahur iniciativa nė kėto drejtime nuk mjaftojnė. Angazhimi i sinqertė, serioz dhe profesional i pėrfaqėsuesve tė institucioneve dhe veprat e tyre konkrete mund tė dėshmojnė pėrkushtimin qė kanė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė tė kundėrtėn, me apo pa sistemin e paralajmėrimit tė hershėm, Tsunami tanimė mund tė shpėrthejė nė ēdo ēast e tė prishė kėshtu paqen e blerė sociale.

(Kjo analizė ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" tė datės 13 korrik 2005)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Beqaj: Biznesi tė pėrgatitet pėr integrime evropiane
300 milionė euro nė vit nga diaspora
Nė rast bllokade, Serbia humb 200 milionė euro
Raundi i 29-tė i privatizimit
Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail