Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   


|
Te gjitha |

 

Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”

Kujtim Dobruna, ECIKS, 1 TETOR 2003

Fillimi i procesit tė privatizimit nė Kosovė ka ringjallur mes tjerash edhe bisedat pėr fatin e ndėrmarrjeve tė mėdha kosovare, shpeshherė padrejtėsisht tė quajtura si „dinozaurė tė socializmit“. Njėra ndėr kėto ndėrmarrje ėshtė edhe „Ferronikeli“ i Drenasit, qė sipas tė dhėnave tė AKM-sė, shumė shpejt do tė hyjė nė procesin e privatizimit. Tek masat e gjėra sakaq, por edhe te njė pjesė e ekspertėve vendor, ka shumė kundėrthėnie dhe paqartėsi pėr modalitetet e kėtij privatizimi.

Kush ėshtė Ferronikeli?

Ndėrmarrja Unike Shoqėrore „Ferronikeli“ ėshtė themeluar me vendim tė Kuvendit tė Kosovės, nė vitin 1978. Ndėrtimi i fabrikės ėshtė pėrfunduar nė vitin 1984 dhe njė vit mė vonė ka filluar prodhimi testues. Me kalimin e kohės, investimi i vlefshėm afro 580 milionė dollarė, ėshtė kthyer nė njėrėn ndėr shtyllat kryesore tė ekonomisė kosovare. Me rreth 7.000 tonė nikel tė prodhuar nė vit, kjo ndėrmarrje ka zėnė vend kyē nė tregun ndėrkombėtar tė metaleve. Rezervat e xehes sė zbuluar deri mė tani nė minierat e Ēikatovės dhe tė Gllavicės, kapin vlerėn prej rreth 18 milionė tonė, me njė pėrbėrje tė Nikelit prej rreth 1,32 pėr qind. Rezerva tė reja janė duke u hulumtuar nė afėrsi tė kufirit me Shqipėrinė dhe nė rrethinat e Kukėsit. Teknologjia prodhuese e kėsaj fabrike ėshtė mjaft e re dhe e sofistikuar, ndėrsa linjat teknologjike janė tė prodhuesve nga Gjermania, Danimarka e Norvegjia.

Me fillimin e luftės, objektet e fabrikės ishin shndėrruar nė bazė ushtarake serbe dhe me kėtė ishin bėrė cak i sulmeve tė NATO-s. Nė prill tė vitit 1999 fabrika bombardohet, por fatmirėsisht linjat kryesore tė prodhimit nuk dėmtohen, gjė qė do tė pamundėsonte pėrjetėsisht riaktivizimin e Ferronikelit. Ekspertėt vendor vlerėsojnė, se me investime fare modeste, fabrika e Ferronikelit do tė mund tė riaftėsohej pėr njė periudhė relativisht tė shkurtėr. Mirėpo, ky riaftėsim ka ngecur si pasojė e mungesės sė mjeteve dhe e mosinteresit tė institucioneve tė huaja financiare pėr tė kredituar mėkėmbjen e Ferronikelit.

Pengesa konspirative?!

Pas pėrfundimit tė luftės menaxhmenti i Ferronikelit ėshtė pėrpjekur vazhdimisht tė gjejė investitorė tė huaj, qė nė partneritet me ta, tė riaktivizojė kapacitetet prodhuese. Gjatė procesit tashmė tė dėshtuar tė komercializimit, ishin paraqitur gjithsej gjashtė koncerne tė mėdha ndėrkombėtare, qė kishin interes pėr komercializimin e “Ferronikelit”. Ndėr to ka qenė edhe gjigandi gjerman i industrisė sė metaleve “Thyssen Krupp AG”. Pėr tė lehtėsuar kėtė proces, Administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė kishte autorizuar nė atė kohė njė ekspert amerikan, i cili pėrmes njė analize tė fizibilitetit do tė duhej tė pėrcaktonte vlerėn e investimeve tė nevojshme pėr riaktivizimin e ndėrmarrjes. Kjo analizė nuk vonoi shumė dhe u bė publike. Mirėpo, vlerat e parapara pėr investim ishin joreale dhe nuk i shėrbenin interesave tė Ferronikelit. Sipas kėsaj analize, pėr ta riaftėsuar fabrikėn pėr prodhim do tė duhej tė investoheshin rreth 100 milionė dollarė. Vetėm pėr renovimin e njė linje hekurudhore disa kilometra tė gjatė, e cila ishte e padėmtuar, eksperti amerikan parashihte shumėn prej rreth 20 milionė dollarėsh. Ndėrsa, ekspertėt vendor hudhnin poshtė kėtė tezė ngase, sipas vlerėsimeve aktuale, njė shumė e tillė do tė mjaftonte pėr meremetimin dhe riaktivizimin e tė gjitha linjave hekurudhore tė Kosovės. Nė analizėn e fizibilitetit ekspertėt e Ferronikelit janė pėrgjigjur me njė vlerėsim tė vetin, respektivisht me “Planin pėr riaktivizimin dhe fillimin e prodhimit nė Ferronikel”. Ky dokument parasheh investime prej rreth 23 milionė dollarėsh, qė nė dy faza do tė riaktivizonin kapacitet e plota prodhuese tė “Ferronikelit”.

Njė njohės ndėrkombėtar i kėsaj problematike sqaronte kohė mė parė nė kushte anonomiteti, se eksperti amerikan mund tė ketė shtrembėruar faktet nė analizėn e tij nėn ndikimin e ndėrmarrjes gjermane “Thyssen Krupp AG”. Arsyet pėr kėtė sipas tij, mund tė qėndrojnė nė faktin se kjo ndėrmarrje vite mė parė kishte blerė fabrikėn pėr prodhimin e Nikelit “Feni” nė Kavadarci tė Maqedonisė pėr njė shumė simbolike prej rreth 2 milionė dollarėsh. “Qėllimi i atėhershėm ishte qė “Feni” tė punojė kryesisht me xehe tė importuar me ēmime shumė tė volitshme nga minierat e “Ferronikelit” tė Kosovės. Prandaj, komercializimi i “Ferronikelit” nga ndonjėra prej gjashtė ndėrmarrjeve tė interesuara nuk ishte nė interesin e Thyssen Krupp-it”, pėrfundon sqarimin e vet me nuanca tė teorive konspirative ky njohės ndėrkombėtar i problemeve kosovare. Megjithėse disa ditė me radhė kemi tentuar qė tė marrim mendimin e “Thyssen Krupp-it” nė lidhje me kėto akuza, ata nuk e panė tė nevojshme qė tė pėrgjigjen.

Privatizimi si rrugėdalje

Fati i mėtutjeshėm i “Ferronikelit” mund tė vendoset vetėm pėrmes procesit tė privatizimit. Se si do tė duket tenderi pėr privatizimin e tij ėshtė njė ēėshtje qė duhet analizuar thellė. Kjo ndėrmarrje para sė gjithash nuk guxon tė privatizohet me procedura tė thjeshta, por pėr kėtė duhet tė krijohet “spin-off” i veēantė. Merret vesh se nė draftin pėr privatizimin e “Ferronikelit” tanimė ėshtė paraparė “spin-offi” special. Sindikata e “Ferronikelit” kohė mė parė ka dhėnė njė vlerėsim pėr vlerėn aktuale tė kėsaj ndėrmarrjeje, e cila sipas tyre duhet tė sillet diku rreth 300 milionė euro. Sidoqoftė, para se tė caktohet ēfardo vlere bazė, sė pari duhet definuar ēėshtjet strategjike, p.sh. qė kushtet e tenderit t’i pamundėsojnė pronarit tė ri mbylljen e fabrikės me qėllime tė eksploatimit tė xehes, siē supozohet se kishte qėllime “Thyssen-Krupp AG”. Pasi qė rėndėsia e kėsaj ndėrmarrje pėr ekonominė kosovare ėshtė vitale, zgjidhja mė e mirė do tė ishte privatizimi i pjesshėm i saj, ku shumica e aksioneve do tė mbaheshin nga Qeveria e Kosovės, ndėrsa njė pėrqindje e caktuar, mė pak se 50 pėr qind, do tė mund tė shitej pėrmes tenderit special. Pėr fat tė keq, njė mėnyrė e tillė e privatizimin nuk parashihet me politikat operacionale tė AKM-sė, ngase ajo do t’i dekurajonte investitorėt e huaj.

Sidoqoftė, para se tė spekulohet rreth tė gjitha opcioneve, Agjencia Kosovare e Mirėbesimit dhe Qeveria e Kosovės duhet t’i mėnjanojnė tė gjitha dyshimet rreth shumave tė nevojshme pėr investime nė “Ferronikel”. Kjo bėhet mė sė miri pėrmes hartimit tė njė analize tė re tė fizibilitetit, e cila do tė mund tė kryhej nga ekpertė vendor e tė huaj, tė pavarur e tė painfluentueshėm nė punėn e tyre profesionale.

Dobia pėr ekonominė e Kosovės

Bazuar nė dokumentin pėr riaktivizim tė “Ferronikelit”, dobia pėr ekonominė e Kosovės me ringjalljen e kėsaj fabrike do tė ishte e shumėfishtė. Sė pari do tė punėsoheshin tė paktėn 1500 punėtorė, qė pėr njė vend me nivel tė lartė tė papunėsisė ēfarė ėshtė Kosova do tė thoshte shumė, pa futur kėtu edhe efektet multiplikative pėr ekonominė e vogėl. Mė pas, evident do tė ishte ndryshimi i pasqyrės makroekonomike tė Kosovės ngase rritja e prodhimtarisė industriale do tė shumėfishohej, ndėrsa Produkti Shoqėror Bruto (PShB) do tė rritej pėr 2,2 pėr qind. Pasi qė e gjithė prodhimtaria e Ferronikelit i dedikohet eksportit, niveli i mallrave eksportuese do tė rritej pėr rreth 50 milionė dollarė, gjė qė do tė zvogėlonte deficitin e tregtisė sė jashtme tė Kosovės pėr 5,35 pėr qind. Buxheti i Kosovės do tė kishte tė hyra prej tė paktėn 5,8 milionė dollarė nė formė taksash, pa llogaritur kėtu edhe TVSH-nė. Ndėrsa, ndėrmarrja qė blen “Ferronikelin”, nė vitin e parė afarist do tė gjeneronte 8,3 milionė dollarė si profit tė tatuar. Njėherėsh Korporata Energjetike e Kosovės, do tė siguronte njė shfrytėzues tė rregullt, qė nė vit asaj do t’i sillte tė ardhura tė sigurta prej rreth 12 milionė dollarėsh. Tė gjitha kėto fakte dėshmojnė se procesi i riaktivizimit tė Ferronikelit, pėrmes privatizimit tė tėrsishėm ėshtė i domosdoshėm. Kėto shifra flasin pėrfundimisht pėr atė se vlerėsimi pėr “dinozaurėt socialist” mė nuk guxon tė qėndrojė si i tillė, ngase ky vlerėsim ka qenė mė sė paku nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės.

(Kjo analizė e ECIKS ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" tė datės 1 tetor 2003)

ECIKS
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Beqaj: Biznesi tė pėrgatitet pėr integrime evropiane
300 milionė euro nė vit nga diaspora
Nė rast bllokade, Serbia humb 200 milionė euro
Raundi i 29-tė i privatizimit
Vala privatizohet nga mesi i vitit tė ardhshėm



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail